Tiranë-Durrës me pagesë, Gjiknuri: Dy rrugë alternative për ta shmangur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë –Durrës do të shoqërohet dhe me ndërhyrjen në disa akse rrugore. Sipas Ministrit Damian Gjiknuri në to kalimi drejt bregdetit do të jetë pa tarifë

“Njëra është rruga nga Tirana në drejtim Maminas, Shijak, pra ish rruga e vjetër përfshi dhe rruga e shërbimit për biznesin dhe rruga tjetër që do të rikonstruktohet plotësisht do të jetë rruga Kombinat- Ndroq deri tek Plepat në Durrës. Do të thotë që do të kemi dy rrugë alternative që qytetarët mund t’i shfrytëzojnë”, deklaroi Gjiknuri.

Por Gjiknuri shton se një kompani ndërkombëtare do të monitorojë investimet të tipit PPP. Po ashtu ministri deklaroi se prioritet do të ketë aeroporti i Vlorës dhe Sarandës

“Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport”, tha Gjiknuri

Gjiknuri deklaroi dhe rekordin e rritjes së eksportit të ferrokromit.

“Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit’, tha Gjiknuri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Tiranë-Durrës me pagesë, Gjiknuri: Dy rrugë alternative për ta shmangur”

  1. ggggg says:

    Pse nuk e ben shteti,koncesioni mund te shkoj deri ne nje miliard per vetem 35km,kjo eshte rrjepje.Shembulli eshte ne Maqedoni.

  2. PD+PS+LSI= HIENA says:

    E ke bere çiçin o Damian ?
    Ik mor hale . U be rruga me leket e popullit, e tani na vini taksa me PPP. JU VDESHIN TE GJITHE NJEREZIT QE DONI.

  3. PAK DRITE says:

    A jeni ne vete morr horra se cfar po beni?
    Per 40 km rruge do kryqezoni nje popull te ter.
    Jeni bere me keq se GADAFI , qe nuk la bank te evropes pa depozituar miliarda.
    Paci fatin e tij Horra

  4. timo says:

    O Gjiknur, dakord me të gjtha çka thua( janë të bukura kur i dëgjon) por ama Enveri në funt të 5 vjeçarëve të tij të gjitha “DO TË-të” i këthente në “U BËNË”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *