VIDEO: Ronaldo nuk mjafton, Man United fiton me përmbysje përballë Juventusit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është Manchester United fiutesi i super sfidës së mbrëmjes së sotme të zhvilluar në Torino kundër Juventusit.

Sfida e luajtur në “Juventus Stadium” dhuroi gjatë gjithë 90-minutave mjaft emocione, por në fund të janë “Djajtë e Kuq” që dalin me tre pikë.

Ai që zhbllokoi rezultatin ishte ylli portugez, Kristiano Ronaldo, që ndëshoi ish skuadrën e tij.

Një gol spektakolar i shënuar nga Ronaldo në minutën e 65-të të takimit duke goditur flutrimthi brenda zonës duke mos i dhënë asnjë mundësi De Geas që të reagoi.

Por, kur ndeshja po shkonte drejt fundit Manchester United reagon me anë të Juan Matas që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, dhe më pas do të ishte autogoli i Alex Sandros që vulosi shifrat në 1-2.

Pas kësaj fitoreje United renditet i dytë me 7 pikë, ndërsa Juventusi mban vendin e parë me 9 pikë.

Ndërkohë, në sfidat e tjera skuadra pretendente bën të gjitha detyrën duke marrë fitore të thella.

Real Madridi mposhti me shifrat e thella 0-5 ekipin e Plzen, ndërsa City shkatërroi 6-0 në Angli, Shakhtar Donetsk.

Më poshtë rezultatet e mbrëmjes së sotme dhe golat në takimin Juventus-Manchester United.(TemA)

CSKA-Roma 1-2

Valencia- Young Boys 3-1

Bajern Mynih – AEK  2-0

Benfika –  Ajax  1-1

Juventus – Man United 1-2

Lyon – Hoffenheim 2-2

Man City – Shakhtar Donetsk 6-0

Plzen –  Real Madrid 0-5


Autgoli i Alex Sandros

 

Goli i Juan Mates

 

Goli i Kristiano Ronaldos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *