Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë që ishin duke ecur në trotuar

8 Nëntor 2018, 18:06Kronika TEMA

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

2 komente në “Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë që ishin duke ecur në trotuar”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Cfare fatkeqesie… Ngushellime!

  2. ME EMER says:

    .. KETO JANE ” TE MIRAT “E SERENATAVE DHE PROPAGANDA PER BIREN E KORCES , KETO JANE PASOJAT PAS “ZHDUKJES” SE KENGEVE PATRIOTIKE KORCARE , KORIT KARAKTERISTIK , TE CILAT TE EDUKONIN ME ATDHEDASHURINE , PATRIOTIZMIN , DASHURINE PER NJERIUN E SHUMEVUAJTUR , QE TE SHTONIN KRENARINE ..! .. NGUSHELLIME PER FAMILJET E VIKTIMAVE ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje