Bularati/ Athina thirrje qytetarëve grekë: Tregoni respekt dhe vetëpërmbajtje

8 Nëntor 2018, 11:22Kronika TEMA

Athina zyrtare u ka bërë thirrje shtetasve grekë që do të marrin pjesë në varrimin e 35-vjeçarit Konstandinos Kacifas që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe respekt. 

Sipas CNN-it grek ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Qytetarëve të cilat u kanë bërë thirrje shtetasve grekëve që kanë shkuar në fshatin Bularat. 

“Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat për të nderuar të vdekurin janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë”- thuhet në njoftim.  

Ndërkohë për të shmangur incidentet në të dy anët e kufirit në Kakavijë si policia greke ashtu dhe ajo shqiptare po ushtrojnë kontrolle të imtësishme.

Ndërsa në fshatin Bularat ndodhen forca të shumta policie për garatuar rendin dhe sigurinë gjatë ceremonisë së varrimit të 35 vjeçarit Konstandinos Kacifas. (TemA)

 

2 komente në “Bularati/ Athina thirrje qytetarëve grekë: Tregoni respekt dhe vetëpërmbajtje”

  1. ? says:

    Greqia mund të humbi 1,5milion shtetas. ,në një konflikt me Shqiperin.

  2. alb says:

    Po po i zbatojne me përpikmëri direktivat tuaja.
    Kanë ngel vetëm të marshojne për në Tiranë se Gjirokastrën dhe Sarandën i morën.
    Vorio- Epiri ësht Greqi mu ne mes të Shqipërisë ndërsa babain tim nuk e lënë te hyj në Greqi as si turist sepse ka lindur në Çamëri .
    Ky ësht shtet o vila jo shaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje