FOTOT: Kur një copë gjigande akulli të shkatërron shtëpinë

8 Nëntor 2018, 10:40Lifestyle TEMA
FOTOT: Kur një copë gjigande akulli të shkatërron

Një copë gjigande akulli i theu kulmin e shtëpisë një burri, dhe përfundoi në shtratin në të cilin ai flinte gjumë. 

Jamie Shean po shikonte televizorin në shtëpinë në Bristol, kur dëgjoi “një shpërthim” të fuqishëm në dhomën e gjumit. 

Ai menjëherë u ngjit me vrap shkallëve, duke menduar se ndonjë fishekzjarrë ka goditur dritaren, copat e të cilës kanë fluturuar nëpër dhomë. 

Por, kur hapi derën mbeti i habitur, gjeti një vrimë të madhe në tavan që ishte shkaktuar nga një cope e madhe  akulli që kishte madhësinë e topit të futbollit. 

“Ishte një goditje shumë e fuqishme. Do kisha  vdekur po të isha në ato momente në shtrat. Po qëndroja pranë televizorit kur dëgjoja një shpërthim të fuqishëm në dhomën e gjumit. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të ndonjë eksplozivi”, ka deklaruar Shean. (TemA) 

 

1 komente në “FOTOT: Kur një copë gjigande akulli të shkatërron shtëpinë”

  1. tana says:

    po mire moj TEMA pse nuk e shpjegon nga erdhi ajo shkemb akulli ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje