FOTOT/ Urdhri i Sandër Lleshit: Shuhen zjarret në Porto Romano brenda 24 orëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Urdhri i zv.ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, me sa duket dha efektet e para. Në Porto Romano, zjarrfikëset ndalën djegien e mbeturinave.

Por Durrësi nuk është i vetmi qytet që ka probleme me djegiet në vendgrumbullimet e mbetjeve dhe ndotjen e ajrit nga tymërat toksikë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila sqaroi urdhrin, probleme janë konstatuar edhe në Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër. Sipas Ministrisë, kjo është një praktikë absurde dhe e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Dikasteri, që drejtohet nga Lleshaj prej së martës, paralajmëroi masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit, dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mosveprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndërkohë, policia ka ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona, e duke bashkëpunuar me strukturat përgjegjëse në prefektura, bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT/ Urdhri i Sandër Lleshit: Shuhen zjarret në Porto Romano brenda 24 orëve”

  1. Une says:

    I pashe vete me keta dy syte e mi patrullat e shtuara ne porto romano…ishin dy fygona ,ja kishin shtruar vella qe ska burre nene te ngrihen para ores 20:00.
    Kjo do te thote qe patrulla 2-10 do patrulloje brenda ne komisarjat.
    Mos na trullosni kot me lleshin…
    Dha urdher dje te mos pinin kafe ne orar te punen ëëë?!
    Po sikur thone qe ligji eshte mbi urdherat! Ligji i puntorve e thote qarte se ne 8orarsh lejohet 30 min pushim.
    Po mos te dali administrata cdo nje ore per kafe…80%e kafeve do mbyllen.
    Shoh ti veri duart ne gryke ahmetaj ketija.

    1. xhemal says:

      edhe ti me siguri je informatori i dixhitalit,si skeni dinjitet fshiheni pas shkurreve sic fshihen lepujt akome jetoni nen fantazme e diktatures ju qe pretendoni se jeni per demokracine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *