Jari shpjegon përse nuk duhet të mërzitemi nga zbutja e “komandantit të Përgjithshëm”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas shqetësimeve të krijuara nga mos dekretimi i ministrit të Brendëshëm, dhe pastaj dekretimi i papritur i kryetarit të SHISH, Jari ka disa këshilla publike për demokratët, të cilët janë të shqetësuar nga zbutja e “komandantit të Përgjithshëm”, i cili mund të gjendet nën presionin e diplomatëve amerikanë, që janë dorë e Sorosit:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që shumë nga ju jeni të shqetësuar për aktet e fundit, për zbutjen e komandantit të Përgjithshëm Meta, dhe sidomos faktin që ai nuk e çoi deri në fund betejën kundër qeverisë Rama.

Firmosja prej tij e emërimit të Bendos në krye të SHISH, pasi u mendua plot një vit, tregon se ai e ka firmosur atë pa mendje, në kushtet e një presioni adekuat.

Arsyeja e pare, mendoj se është fakti që diplomatët amerikanë, të cilët janë agjentë të Sorosit në Departamentin e Shtetit, i kanë bërë presion.

I gjendur në kushtet e izolimit ndërkombëtar dhe nga fakti që akoma nuk ka ardhur ambasadorja e re, ai është detyruar ta firmosë.

Por kjo nuk ka lidhje me betejën kundër gjeneralit “Lleshi i Zi”.

E dyta, mendoj se ka të bëjë dhe me një hile të Edi Ramës.

Nëse e shikoni, në buxhetin e shtetit ai ka shtuar shumë fondet për presidentin.

Të gjitha fondet që më hoqi mua nga ato për lyerje godine, për ashensor të veçantë, për banjë invalidi, për shkallë lëvizëse etj, ja ka dhënë sivjet komandantit të Përgjithshëm, bileë duke ja dyfishuar.

Pra, shikohet se ka një diversion kundër meje në këtë pikë.

Por unë mendoj që komandanti i Përgjithshëm është më mire t’i marrë ato para, se i përdor për kauzën e opozitës.

Borxhliut të keq merri ça t’i marrësh.

Arsyeja e tretë, që nuk duhet të shqetësohemi nga zbutja e komandantit të Përgjithshëm, ka të bëjë me riorganizimin e ri të opozitës.

Tani beteja e radhës nuk është lufta kundër “Lleshit të Zi”, por mbrojtja e banorëve të Laprakës nga ndërtimi i Unazës së Re, dhe lufta kundër Gjushit.

Për këtë gjë, PD ka caktuar dy kuadro të saj.

Në Laprakë djalin e Fahros, dhe në Durrës, Enkelejd Alibeun.

Në të dyja rastet, sido që të dalë, është pozitive.

Fjala vjen, nëse djali i Fahros ja del shumë mirë, nëse nuk ja del, akoma më mirë, pasi do ti themi dështove, ik tani.

Enkelejdi meqë ka atë halin e vëllait, duhet të japë prova kundër Gjushit.

Ose njëri, ose tjetri duhet të mbijetojnë.

Sido që të dalë, PD del e fituar, edhe po iku Gjushi, edhe po iku Alibeaj.

Prandaj nuk ka arsye të mërzitemi nga zbutja e komandantit të Përgjithshëm.

Dhe nëse ata diplomatët e Sorosit i kërkojnë që ta rifirmosë dekretin për Lleshin brenda këtyre 7 ditëve, ose nëse i kërkojnë të bëjë një dëgjesë në Komision parlamentar, mos ja merrni për keq, le ta bëjë.

Rëndësi ka që nuk na ka tradhtuar, por ka marrë mision të rëndë përsipër.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *