K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bën për mit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Odise Kote

Pas 12 ditësh i mbajtur në morg, zhurmës së pashoqe mediatike dhe nekropolitikës së neveritshme, K.Kaçifas përcillet për në banesën e fundit. I qoftë dheu i lehtë dhe u prehtë në paqe!

Nuk dihet ende e vërteta, (çfarë nuk sheh e dëgjon me sytë e veshët e tu, mos e shpik me gjuhë) se kush e krijoi, inspiroi dhe e përdori si “terrorist” apo “çlirimtar” të Vorio Epirit fatkeqin, djaloshin 35 vjeçar?

Cila politikë apo traditë nacionaliste në Greqi kishte nevojë për një histori të tillë? Që ditën e parë të ngjarjes (të tilla ndodhin kudo e rëndom në Europë, ShBA, Australi etj) në Bularat u turrën “intriguesit” “thurrësit e historisë së mitit hero”, d.m.th manipuluesit.

Ata e dinë mirë se rrëfimi dhe dokumenti si intencë do t’ju duhet vite e dekada më pas, pasi shoqëria ka raport thelbësor midis kujtesës dhe historisë ku fiksioni është i pashmangshem. Manipuluesit përmes deklaratave, komenteve, kërkesave, pretendimeve, të paqënave, nisën të krijonin “Mitin e djaloshit hero”.

Por K. Kaçifas nuk bën për këtë mit, pasi njeriu i vogël edhe në kodër mbetet i vogël.

Nekropolitika, nisi ta ushqejë për 12 ditë me rradhë mitin me gënjeshtra nacionaliste, duke e bërë gjithnjë e më tepër hileqar e të urritur.

Miti i rrejshëm e ka fillimin ndjellës dhe fundin të hidhur. Nga mitet e rrejshme lindin frymëzime që i kanë shkaktuar njerëzimit vuajtje te mëdha, duke kryer masakra, krime të përbindshme, vrasje në masë, djegie e rënime. Bota ka njohur mjaft të tilla. Por pamundësia për të thënë plotësisht të vërtetën nuk do të thotë se është e nevojshme gënjeshtra. Ndoshta prej këtyre mësimeve të vyera, mund ta kenë shtysën e tyre reagimet e menjëhershme të zërave më të spikatur që erdhën menjëherë nga opinioni dhe shoqëria greke. Duke thënë një të vërtetë, mund të thuhen edhe dhjetë të tjera.

14 deputetë grekë akuzuan TV kombëtar STAR për lajme të rreme e manipulim të opininit publik. Kryetari i parlamentit grek nuk pranoi kërkesën e Agimit të Artë për një minutë heshtje. Ishministri i arsimit, ish ministri i jashtëm Pangallos, ministria e kulturës greke, dhjetra dëshmitarë në ngjarje, intelektualë e qytetarë të ndershëm për herë të parë në mardhëniet delikate mes dy vendeve, i dhanë fund një operacioni manipulimi të opinionit publik.

Sepse K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bënte për mit…

U prehtë në paqe!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “K.Kaçifas nuk ishte një “hero” dhe nuk bën për mit”

  1. Shqiptqri vertet says:

    Kacifas esht hero siç jan amet zogubhamit matjani halil alia medi frashri , çfar ndryshimi kavkacifasi nga kta , kta kan luftuar kunder vendit te vet , kte beri dhe kacifasi azgje me shum se kta , bile kacifasi ishte gjys per gjys , kta te tjeret jan puro shqiptar, mos e ndani fain si me kokrrat e rrushit ne kosh ,

  2. Shqiptqri vertet says:

    Kacifas esht hero , siç jan amet zogu , hamit matjani, halil alia , medi frashri , te ter kta tradhtar kan dhe buste sot ne vendin ton , çfar ndryshimi ka kacifasi nga kta , kta kan luftuar kunder vendit te vet , kte beri dhe kacifasi azgje me shum se kta , bile kacifasi ishte gjys per gjys , kta te tjeret jan puro shqiptar, mos e ndani fain si me kokrrat e rrushit ne kosh ,

    1. zaim zajmi says:

      “SHQIPTARI i VËRTETË”!
      Ju trukënetat do na tregoni e do na mësoni se kush na qenka atdhetar e kush i internacionales socialiste.

  3. Babale says:

    Nuk ben per mit, por ben per MUT!

  4. muhamet qeflliu says:

    kur eshte azem hajdari hero
    kacifa edhe shenjtor behet

  5. Arbeni says:

    VAFTË NË TE SËMËS ASHTU SIÇ VAJTI QENI!TË GJITHE ATA QË DO NGRENË ARMET KUNDER POLICISE DO PERGUNDOJNË DI QENI ,ME PLUMB KOKES.

  6. Ermal Berati says:

    Ai ishte djalli vete dhe e gjeti vendin, keshtu do ta gjejne dhe te tjere si puna e ketij terroristi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *