Kamza shkarkon trajnerin Duro, Partizani rikthen tifozët kundër Laçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klodian Duro është larguar zyrtarisht nga drejtimi i skuadrës së Kamzës pas ecurisë negative që ka pasur me këtë ekip gjatë kampionatit. 

Tekniku kryeqytetas ka mbyllur me marrveshje bashkëpunimin me drejtuesit e skuadrës të cilët e kanë falenderuar Duron për kontributin që dha në krye të pankinës.

“Klubi ben te ditur mbylljen e bashkepunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falenderuar trajnerin per kontributin e tij te palodhur, perkushtimin dhe gjithçka dha per skuadren tone, bejme te ditur se rruget tona ndahen ketu. Mungesat e rezultateve na detyrojne te bejme nje zgjidhje tjeter ne kete moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese ne karrieren e tij ne vazhdimesi dhe e konsiderojme gjithnje pjese te familjes sone”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kamzës.

Ndërkohë, Partizani ka njoftuar se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.

Përmes një njoftimi zyrtar 15 herë kampionët e vendit i ftojnë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojnë të vetëm kampionatin.

Takimi Partizani-Laçi do të luhet ditën e dielë në orën 17:00. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *