Karta e studentit, ministria e Arsimit: Gati në fillim të vitit

Të jesh student në Shqipëri kushton shumë.

Ashtu si Eva janë edhe rreth 80 mijë vetëm në Tiranë që përballen me koston e lartë të jetesës. 

Ndaj në shumë vende karta e studentit ju vjen në ndihmë duke ofruar për ta lehtësira në shërbimet publike dhe private.

Po në Shqipëri kjo kartë ka mbetur prej 20 vitesh vetëm pjese e premtimeve elektorale.

Shumë prej studentëve që pyesim nuk e dine se një kartë e tillë ekziston.

“Nuk ja kam idenë çfarë është karta e studentit…”

“Kam aplikuar vjet për kartën e studentit, por na sorollaten dhe asgjë“a i dini përfitimet e kartës se studentit”? “Jo”

Kjo kartë do t’u ofronte studenteve lehtësira në telekomunikacion, transport, qendrat tregtare, teatro etj. Po Ervjola Osmanaj nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë e Shqipërisë, thotë se as për këtë vit karta nuk parashikohet në buxhetin e ministres së Arsimit.

Të interesuar pranë Ministrisë se Arsimit, kjo e fundit shprehet për Tv Klan së puna për Kartën e Studentit vijon duke premtuar se do të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm./ Rashela Shehu, Tv Klan/

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Karta e studentit, ministria e Arsimit: Gati në fillim të vitit”

  1. Artan says:

    shkoni ne Tindere gjeni naj dashnor se kryet pune po pritet karten qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *