Kryemadhi takon Fleckenstein, nuk e prish “terezinë” për dhunën greke në Bularat: Rama po bllokon integrimin, LSI e përkushtuar!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI, ndërsa sipas saj kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit

Kryetarja e LSI, pavaresisht se ekstremistet grek ushtruan dhune ne Bularat ne Jug te vendit, nuk e ka prishur “terezine”, pasi aty ka pasur deputetin e saj Vangjel Dule ne mbeshtetje te tyre.

Statusi i plotë i Kryemadhit:

Falenderoj raporterin Fleckenstein për rolin e tij mbështetës si raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Perspektiva Evropiane është prioritet i palëkundur për LSI.

Ne kemi qënë mbështetësit më të fortë të reformës në drejtësi, duke votuar dhe hapur rrugë çdo hallke që bënte të mundur implementimin e saj. Rama dhe mazhoranca janë sot bllokuesit e vetëm të reformave kyçe dhe integrimit të vendit.

Zgjidhja e vetme është kthimi i reformës në drejtësi në shtratin kushtetutes të 21-22 korrikut dhe marrja në shqyrtim e propozimeve konkrete të opozitës për çbllokimin e krizës së shkaktuar nga kapja e shtetit nga mazhoranca.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kryemadhi takon Fleckenstein, nuk e prish “terezinë” për dhunën greke në Bularat: Rama po bllokon integrimin, LSI e përkushtuar!”

  1. ben paruca says:

    Nuk ka rrugace ne bot qe ta prish gjakun per problemet e popullit te saj.

  2. X.X says:

    Edi sa te beson Fleckenstein ty moj Mona. Hic mos u bej merak.Le qe ke dhe dulen

  3. ce says:

    Pse se more ne takim dhe ideollogen me fame botërore dhembcakallen Kejdi, shefen e trajnimit te naziskineve te Mamurrasit ne haremin veror te Jales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *