Kur ndryshohet emri dhe gjinia, pse jo edhe… mosha?

8 Nëntor 2018, 13:46Lifestyle TEMA

Një pensionist 70-vjeçar holandez dëshiron të ndryshojë datën e lindjes në zyrën e gjendjes civile duke pretenduar ta ulë moshën me 20 vite, nga 11 mars 1949 në 11 mars 1969, me arsyen se ndihet i diskriminuar për moshën e tij, që ndikon në mundësitë e punësimit dhe suksesit nëpër takime në aplikacionin Tinder, shkruan ata.

Një gjykatë në qytetin e Arnhem, në juglindje të Amsterdamit, duhet të vendosë për rastin brenda katër javëve.

”Mund të ndryshohet emri, mund të ndryshohet gjinia, pse jo edhe mosha?”, pyet Emile Ratelband në gazetën holandeze ”De Telegraaf”.

“Duke qenë 69 vjeç, jam i kufizuar, nëse jam 49, atëhere do të jem në gjendje të blej një shtëpi të re, të ngas një makina të ndryshme, të punoj më shumë. Kur jam në Tinder dhe them se jam 69 vjeç, personat përballë nuk më përgjigjen, ndërsa nëse do them 49, me fytyrën që kam, do të jem në një pozicion luksoz’’, thekson ai.

2 komente në “Kur ndryshohet emri dhe gjinia, pse jo edhe… mosha?”

  1. Realisti says:

    Emerin e mbiemerin mund ta ndryshosh, por jo ditlindjen. Ndryshimi i ditlindjes shoqerohet me shume henomene te tjera ne interes te personit dhe ne deme te shoqerise.P.sh.Rritja e moshes,bene qe te dalesh ne pension me heret duke mare pjese nga financa e te tjereve pa te drejt.Po keshtu, nga ndihma mjekesore e tjer.Une mendoj se kjo eshte veper penale.

  2. ?? says:

    Ajo që është 80 vjeç kërkon të bëhet 40.,dhe ata që janë 10 vjeç bëhen 18.(sipas plakushit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje