Policia shoqëron dy grekë pas varrimit të Kaçifas, akuzohen se kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri. Media greke nxjerr emrin e famëkeqit Karathano

Pas thirrjeve anti-shqiptare në Bularat të Gjirokastër, polica ka shoqëruar dy persona, të cilët po verifikohen nga kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Nëse kanë hyrje të rregullt do lejohen të vijojnë. Po kanë hyre ilegalisht do procedohen penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit, thonë burimet nga Policia e Gjirokastër.

Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.

Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.

Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.

Babis Karathanos është përfaqësues politik i “Agimit të Artë” dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar edhe si një prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë.

                 Loading...