“Presidentit mund t’i kërkohet sërish dekretimi i Lleshajt”, përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Burime nga Partia Socialiste i thanë televizionit TemA se meqënëse presidenti Meta nuk u shpreh me dekret për Sandër Lleshajn, nuk përjashtohet mundësia për një kërkesë të dytë.

Ndërkohë deputetët e PD-së dhe PS-së mbajnë qëndrime të kundërta për emërimin e Lleshajt si zv. ministër të Brendshëm nga qeveria.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, deklaroi se qeveria nuk ka tagër për të emëruar një zv. ministër.

Sipas saj, atë mund ta bëjë vetëm ministri përkatës.

Ndërkohë, të njëjtin interpretim nuk ben deputetja e PS-së në Komisionin e Ligjeve, Klotilda Ferhati.

TemA TV mësoi nëpërmjet burimeve se meqënëse kreu i shtetit nuk është shprehur me dekret dhe afati për propozimin e parë ka skaduar, nuk përjashtohet mundësia që të kete një kërkesë të dytë për ta dekretuar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *