REPLIKA/ Rama tallet me analistët: Kadriu mund të jetë Fahriu, Nikolla, Ylli, Qimi, por mund të jetë dhe Lulzimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në Facebook, që ka replikuar me një tjetër komentuese, të cilën ai e quan “trushplarë të Rilindjes”.

Në këtë koment, personi me emrin Kadri, i hakërrehet komentueses me emrin Domenika, duke i thënë ndër të tjera se ajo si mbështetëse e PS, është “pjesë e kësaj organizatë kriminale”.

“Kadriu nuk është Kadriu, ky gojështhurur i paepur që fshihet pas emrit Kadri, ai mund të jetë Fahri, Nikollë, Ylli, Çimi, por mund të jetë dhe Lulzim, ose çdo lloj luleje në ferrën e madhe të katundit politik”, shprehet Rama.

“Ky Kadriu të thotë ty e dashur Domenika, se je pjesë e një organizate kriminale, fiks njësoj se Kadrinjtë mediatikë me radhë, deri të kryekadriu Lulzim, u thonë përfaqësuesve të PS, me mua në krye, që jam gjahu i preferuar, dil shih shkollat e spitalet ku janë katandisur, shkruan Kadriu, pastaj i quan dele të gjithë ata që nuk janë Kadri si ai, që e dinë se çdo plagë është e vjetër por sot po kurohet”, thotë Rama.

“Më e bukura e kësaj lufte me Kadriun me njeriun, është se po të jetë për këtë specie, ne rrojmë një mijë vjet sepse Kadriut i beson vetëm Kadriu dhe këtij populli dele, siç Kadriu e quan me përçmim, s’ka Kadri që e shet Kadriun si njeri.”, shprehet kryeministri.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “REPLIKA/ Rama tallet me analistët: Kadriu mund të jetë Fahriu, Nikolla, Ylli, Qimi, por mund të jetë dhe Lulzimi”

  1. Alban Dega says:

    KE GABUAR ZOTI RAMA !?

    Kadriu nuk eshte askush tjeter vecse dora vete Saliu.
    Te tjeret qe permend ti nuk jane asgje e askush tjeter vecse papagajte e tij !

  2. USA says:

    O RAMA ÇA HUMBET KOHEN KOT ME KETA ZAGAR DIRIGJUSI ESHTE KRIMINELI BERISHA KETA TE TJERET JAN LANGOT I TIJ QE SDIN GJE TJTER VETEM TE SHPIFIN DHE TE SHAJN KETA JANPERNE GROPEN E GELQERES

  3. "BOHOTINA" says:

    Mos u merr me ta. KETE DUAN TE FLASESH. te ndryshojne ato qe thua, TE BEJNE GALLATE, SE PER GJE TJETER NUK JANE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *