“Sandër Leshaj ka fituar në gjykatë ndaj Nishanit”, Rama: Paratë e marra nga gjyqi i ka çuar për bamirësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Presidenti Meta për mos dekretimin e Lleshit dhe nëse ka ndikuar përplasja që ka patur me ish-presidentin Bujar Nishani.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Rama tha se Sandër Lleshi ka fituar në gjykatë të drejtën për t’u kthtyer në detyrë kur u shkarkua, por ish presidenti Nishani nuk e zbatuar këtë vendim.

Sipas Ramës, zv.ministri i Brendshëm ka marrë dëmshpërblimin nga gjykata, por këto para kanë shkuar për bamirësi, që në momentin, që Sandër Lleshi ka filluar punë në Kryeministri.

“Nuk më ka thënë asgjë të tillë Presidenti. Lleshi ka një shkarkim nga Presidenti, që është konsideruar i paligjshëm nga gjykata. Rikthimi në detyrë i një Gjenerali i bën Presidenti, dhe presidenti i i gjashtë, nuk e ka zbatuar.

Dhe Gjenerali ka marrë dëmshpërblimin dhe para ato i ka dhënë për bamirësi që kur është lidhur me rrogë nga unë”, ka thënë Rama. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në ““Sandër Leshaj ka fituar në gjykatë ndaj Nishanit”, Rama: Paratë e marra nga gjyqi i ka çuar për bamirësi”

  1. Kalec Dega says:

    Parate e fituara i ka cuar ne bamiresi? Flet shqip ky talent apo jo…sa per : “ i ka cuar ne bamiresi” besoj se po mashtron dhe po rren injorantet o mashtrues.

    Na trego te cila organizate bamiresie ka bere mire Leshi? Ose leket e fituara i ka marre ndonje organizate, shoqate bamiresie? Edhe Saliu nuk rrente kaq shume!

  2. Buda says:

    Mesa di une, ne Mirdite nuk ka mbiemer Lleshaj, por Lleshi.

  3. PD says:

    Jane leket tone o Kryeminister! Te kishte marre nje rroge, jo dy e tre. Ka dhe te tjera po do dalin me vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *