Shkoi në Kosovë, fatura e celularit në roaming i shkon... 3 mijë paundë

8 Nëntor 2018, 18:02Rajoni TEMA

Një klienteje të një kompanie telefonike në Britaninë e Madhe i mbërriti fatura 3 mijë paundë, pasi kishte përdorur shërbimin roaming.

Kur Rahime Sulja nga Leicester, vizitoi Kosovën në verë, mori një mesazh “Mirësevjen në Slloveni” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.

Por kur u kthye në Britani, siç mëson Top Channel, ajo pa se fatura ishte 2751 paundë në njërin telefon dhe 663 paundë në tjetrin.

Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.

Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën.

1 komente në “Shkoi në Kosovë, fatura e celularit në roaming i shkon… 3 mijë paundë”

  1. sapa says:

    Po per shkak se kishte shkuar ne shqiperi,qe e perk 4thhyer do te thote:Shqiperia kryekriminele e Evropes ne cdo drejtim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje