Shpëtim Idrizi “shpërthen” ndaj Tavos dhe Dules: Turp të kenë që u shfaqën sot në Bularat, ai hapi zjarr ndaj policisë shqiptare

Shpëtim Idrizi ka dënuar sjelljen e dy deputetëve Vangjel Dule dhe Vangjel Dule në Bularat ku morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ekstremistit grek që u vra në një përplasje me armë zjarri me policinë.

Kreu i PDIU-së nënvizon se ky është një turp i madh për ta. “Turp të ketë Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule që u shfaqën sot në varrimin e atij njeriu që hapi zjarr ndaj policisë”, shprehet Idrizi.

Nuk dihet ende qëndrimi zyrtar i opozitë për dy deputetët dhe masat që mund të merren ndaj tyre.

“Jemi në kushte jo të barabarta reciprocitetit. Kemi shumë raste të moshuarve që nuk lejohen  të futen atje ku kanë lindur. Ajo që ka ndodhur sot, por edhe ditë më përpara.

Ne kemi parë një dhunim sistematike të identitetit shqiptar. Kanë qenë 5 deputetë sot në Bularat.

Ajo që duhet të na shqetësojnë është fakti se ne të gjithë e pamë se shteti shqiptar kishte rënë. Pamë një shfaqje qesharake, që shpalosnin thirrje ekstremiste.

Nëse shteti shqiptar do të ishte në këmbë  mund ta parandalohej nga institucionet e sigurisë kombëtare që në kufij edhe rasti i parë. Shteti shqiptar është sjellë jashtë reciprocitetit.

 

Jo çdo diskutim bëhet për vota. Ajo që dua të them se ky është një turp për ta. Ne e dimë shumë mirë se ky njeri ishte etiketuar si ekstremist i Vorio Epirit. Besoj se shumë shqiptarë e panë se si e përdorën të gjallë, por edhe të vdekur”, tha Shpëtim Idrizi. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...