Studimi: Moshën e pubertetit e përcakton nëna

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mosha e hyrjes në pubertet, fazën tranzitore mes fëmijërisë dhe moshës madhore, varet nga nëna. Një studim i kryer në Universitetin e Aarhaus-it në Danimarkë dhe i publikuar në revistën “Human Reproduction” ka mbajtur nën vëzhgim për më shumë se 15 vite të paktën 16 mijë fëmijë të lindur në vitet 2000-2003.

Një krahasim i moshës kur ata kanë hyrë në pubertet me moshën e nënave të tyre, ka gjetur se të dyja përkonin, pavarësisht gjinisë së fëmijës. Pra, edhe djemtë, nëse nëna ka pasur një pubertet të hershëm, janë të destinuar të piqen seksualisht më herët.

Lidhja e nënës me pubertetin e djalit

Deri më tani dihej vetëm se mosha kur nëna ka hyrë në pubertet përcakton të njëjtën gjë te e bija. Por nuk dihej asgjë për lidhjen mes nënave dhe fëmijëve meshkuj. Studimi gjeti se djemtë e lindur nga femra që kanë hyrë herët në pubertet janë të predispozuar të shfaqin më herët se bashkëmoshatarët e tyre shenjat e para të puberteti.

Ulja e moshës së pubertetit

Në krahasim me vitet ‘900, hyrja në pubertet ndodh disa vite më herët. Nëse një shekull më parë, kalimi nga fëmijëria në adoleshencë ndodhte në moshën 13-vjeçare, tashmë janë të pakta vajzat që e kalojnë dekadën e parë të jetës pa parë shenjat e para të zhvillimit seksual.

Nga ky moment deri në nisjen e ciklit menstrual zakonisht kalon një vit, por edhe kjo periudhë në dekadat e fundit është shkurtuar. Deri tani, mjekët nuk kanë një përgjigje të qartë mbi shkaqet e këtij fenomeni, por shkaqet individuale përmblidhen zakonisht në dy të tilla: rritja e obezitetit dhe roli i shtuar i disa substancave, të njohura si interferuese të endokrinave, që ndikojnë në efektin e estrogjenit dhe receptorëve të gjendrave të gjoksit. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *