Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio- epiriotëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek.

Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonësë së Veriut”.

Le të shkojmë në ekstrem dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.

Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg.

Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi.

Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt.

Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenëve etj.

E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në teritorin shqiptar.

Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi?

E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve.

Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë.

Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të reckosur dhe si një mungesë ulërtitëse dinjiteti.

Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perendimor me standarte shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rrepstësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj (shiko nenet e Kodit penal Poshte).

Por, në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia.

Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër.

Arsyet për këtë janë të thjeshta.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë.

Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin?

Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se pse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si ato të Bularatit, pasi ata e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare.

Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën greke fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.

Dhe ky është në fakt thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang.

Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale.

Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me pastime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët.

Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

51 komente në “Të dhjerë, por tolerantë përballë vorio- epiriotëve”

  1. Besi says:

    Mos fol me o Andi, nuk ke cfare i shton. Turpi dhe harresa i mbulofte, se me demek duan te hyjne ne histori :/.

    1. rrypi says:

      Nje idoit nuk e lufton me idiotesire, sepse ai te mund, ndaj dhe greket nuk duhet t’i luftosh me nacionalizmin e tyre idiot. Ne rradhe te pare ne nacionalizmi yne nuk eshte aq i forte dhe per rrjedhoje nuk eshte aq idiot.
      Se dyti e gjitha eshte ne favorin tone, i trguam botes qe greket kane liri dhe te drejta ne Shqiperi dhe se sa idiote dhe te padrejte jane greket kur sulmojne Shqiperine per ceshtje demokracie.
      Se treti, nese do te kishim bere idiotin dhe te kishim ndjekur keshillen e ketij trapit qe shkruan vetem budallalleqe (se analiza nuk jane jo e jo) c’do te fitonim. Do te kenaqnim egon e idioteve tane, si lloj i Kacifas, egon e betjexhinjve si Andi bushati, do te kishim marre komentet e Sali Berishes, qe per ate kriminel tha se nuk duhej vrare dhe kesaj rradhe do e thoshte qe u shkelem te drejtat grekerve, ndaj qendrimi i sotem i qeverise eshte nje nga qendrimet me te matura dhe europiane te ndonje qeverie keto 30 vitet e fundit. nese doni luftra, shkoni ne Greqi, merrni pensionin 300 euro dhe behuni me greke se greket, por ketu nuk merret njeri me plehra…dhe fundja po ngriten pushken, ne lule te ballit do ta marrin si e mori ky greku hero.

      1. ppa says:

        bravo rrypi….nuk e mendoja dhe me zor po mbaj sharrjen me te ndyre we meriton ky qelbesira andi bushati…jo deri ketu more burr i ndyre….nuk rri dot pa vjell edhe per kete rast kunder Rames…fytyreqen dhe fytyrmut ti dhe si babai jot qe ka permjer nje pinjoll te tille.

      2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        I ke dhane nje pergjigje brilante ketij Analit Bushat,qi ne te vertet asht nji gazetar qi te qelb me shkrimet e tija prej nevriku te dhjer ne brek .

    2. Leshi says:

      Pyet Dritan Hilen sepse ai i di dhe i kupton te gjitha.

    3. peti pe verteti says:

      Per ty o Busho, edhe shi sikur te bjere ne hene prape Rama e ka fajin. Po si nuk fole njehere mire o pseudoanalist i preshit. Ti rri e degjon cthone gjithe njerezia e pastaj bene analizen tende te leshit qe eshte e tipit “ngjitu se te vrava zbrit se te vrava”. Po mire dil ti i pari me flamur po kur s’ke mendere jep mend pas pilafit. Po hajt e ke gjetur nje menyre dhe ti ta fitosh buken e gojes. Ske ci ben. Duhesh.

    4. i cudituri says:

      O Andi Bushati, o kokrra e injorantit, o budall me te meta mendore!!!
      Po kush jane “vorio-epiriotet” mor debil i lindur!? O RROT CARI!!!!
      Veri-epiriotet (vorio-epiriotes) jane TOSKET, nga Shkumbini ne Butrint.
      Jug-epiriotet (notio-epiriotes) jane CAMET, nga Konispoli ne Preveze!
      Epiri perbehet nga dy Krahina : Toskeria (Epiri i Veriut) dhe Cameria (Epiri i Jugut). Kush nuk eshte as tosk as cam, nuk eshte epiriot!
      Qarte o Andi Bushati, o cope mishi me komplekse inferioriteti!?

    5. vang says:

      Jo more Besi. Nuk eshte keshtu.Bushati ka te drejte por ne kah te kundert. Ja pse.:Para disa ditesh ne nje nga kanalet qe i ftuar nje nacionalist grek Kranidhiotis i cili filloi te shaje Ramen dhe te mos u pergjigjej pyetjeve te gazetariti cili i beri verejtje te mos fyej k/ministrin shqiptar ,por Kranidhiotis tha se ato nuk jane fjalet e tija por jane dialogje nga Parlamenti shqiptar.Dhe vertet per dy minuta nxorren sekuenca nga parlamenti ku opozita fyen dhe akuzon Ramen me fjalet kriminel,drogaxhi etj.Ahere gjithe paneli i te ftuarve as qe mori mundimin te dinte se kush e akuzon Ramen por u mjafton”fakti i parlamentit;dhe thane:” se kur qenka puna keshtu ,cfare te presim nga shqiptaret,nuk e shikoni cfare kryeministri kane?”.Kjo eshte dhurata e opzites qe i ben SHQIPERISE kudo qe flasin,dhe jo Rames.Per ta nuk ka rendesi nderi i ShQIPERISE por karrikja qe e duan me cdo kusht me menyra te tilla..Saliu eshte denuar edhe here tjeter per shkaterrim e Shqiperise por mend nuk ka vene.Shqiptaret ja kane treguar vendin por prap nuk po e kupton.

  2. Nuk te simpatizoj o Bushat,por ksaj rradhe jam plotesisht dakord me ty. Te lejohen brenda territorit shqiptar,thirjet qe do djegim shqiptaret,jemi ne token tone dhe flamuj te vorio epirit,kjo tregon se kra pushtetare skam as dinjitet as krenari as patriotizem. Turp te kene kta plhra qe lejojne nje plehre ultra nacinaliste te theras brenda shqiperise sw kryeministri saj eshte i korruptuar. Me vjen te plas me ato qe shikoja sot,por skam cfare te bej skam asgje ne dore,te degjenerojne shkerdhatat greke brenda ne shqiperi. Turp te keni o legena polotokane o te shitur o njerez te degjeneruar o tradhtare.

    1. Lili says:

      Ke cka te bejsh ndeshkoji ne zgedhjet e ardhshme. Mos voto per tradhtaret e kombit,mos voto per indignitetin. Voto per Atdheun se Atdheu esbte mbi te gjitha.

      1. i revoltuar says:

        Votoni per Sali Berishen dhe pervec detit do i japim grekut edhe ajrin 😀 😀 😀 😀
        Pthuuuuuuuuuuu race e ndyre idiotesh qe te ngjallni krrupen. Ju jeni pikerisht ata qe vertetojne proverbin “hajduti bertet kapeni hajdutin”.
        PTHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU …

  3. I HABITURI says:

    po mire o andi quraveci o njeri i shplar kush do dali te flasi po sfoli i pari…po kush flet ne shtepi kryefamiljari apo femija ceshte kjo llogjik…ore po kot nuk thot ai i pari kazan llum pler..po se keshtu flet nje gjysem njeriu qe i thot vetes anal..ist ,.njeres te shitur pa ideal pa atedhe turp

  4. Nuk te simpatizoj o Bushat,por ksaj rradhe jam plotesisht dakord me ty. Te lejohen brenda territorit shqiptar,thirjet qe do djegim shqiptaret,jemi ne token tone dhe flamuj te vorio epirit,kjo tregon se kta pushtetare skam as dinjitet as krenari as patriotizem. Turp te kene kta plehra qe lejojne nje plehre ultra nacinaliste te theras brenda shqiperise sw kryeministri saj eshte i korruptuar. Me vjen te plas me ato qe shikoja sot,por skam cfare te bej skam asgje ne dore,te degjenerojne shkerdhatat greke brenda ne shqiperi. Turp te keni o legena politikane o te shitur o njerez te degjeneruar o tradhtare.

  5. Albani says:

    Egzakt.
    Bravo Andi.

  6. leka says:

    shyqyr qe shkruajte nje gje te sakte o andi

    1. Roberto says:

      Alban,Leka dhe te gjithe ju qe mendoni njesoj si llumi mediatik pjese e te cilit eshte Andi Bushati qe juve ju paska ngazellyer me fjalen e tij apo dhe shume te tjere si ky beni mire qe te shikoni VIDEON qe Edi Rama ka publikuar per te gjithe JU qe jeni kaq te shqetesuar ne lidhje me ngjarjet e ndodhura ne Bularat.E keni ketu ne Gazeten Tema. Hapeni degjojeni se keni shume nevoje te dini dhe te dalloni qarte qendrimin dhe prononcimin e kryeministrit te Shqiperise pastaj flisni dhe pellisni sa te doni. C’do koment tjeter eshte i kote dhe pa vlere.

  7. Titi says:

    O Andi problemi jone nuk jane vetem politikanet por dhe media dhe nje prej atyre je ti sepse une shoh qe ti je shume i eksituar per pafuqine e kryeministrit tone sepse e urren me shume ate sesa don kombin sigurisht qe qeveria mund te bente me shume por eshte e veshtire sepse KM i ka te gjithe kunder sidomos ju te ashtquajturit analiste sepse çfare qe te beje Rama ju jeni kunder e thate ne kete shkrim se kryeminstri u nxitua me ate deklarate qe ishte deklarata me e mire e nje shtetari shqiptar sot qe nuk beri asgje prape e ka gabim pra hip se te vrava zbrit se te vrava ne qe nuk paguhemi si analiste dhe punojme jashte jemi me neutrale dhe e duam me shume vendin prandaj ikem se dy rruge kishte ne shqiperi o te ikesh ose te ishe militant i verber i nje partie sidomos i PD ose i LSI prandaj une dhe shume shqiptare te ndershem mendojme se Renea beri punen ne menyreren me te mire te mundshme dhe jemi krenare qe me ne fund shteti shqiptar ju pergjigj siç duhej tani Rama nuk e ndalon dot i vetem ose me ne te gjithe injorancen ne ekstrem te krijuar nga grekerit me mitet dhe legjendat e tyre i shkrujta ne fb Rames per deklaraten e eurodeputetes greke normal nuk ja kthen nje patrioti te thjeshte si puna ime se si ka mundesi nje qipriote nga lindja e mesme ben deklarata te tilla ne bularat ne europe pra per ate duhet te beje diçka Rama se popullit te çmendur nacionalist grek nuk ka çfare i ben Rama apo kerkoni lufte ti Lubonja Zheji Yllka e Rakipit qe ti hapni rrugen Per pushtet Lulashit dhe Saliut te ktheni italianin e agon channel se desh harrova komandanti i forcave te armatosura zoti Ilir Meta ka nje adhurim te jashtezakonshem per hiresine e tij Anastas keshtu qe Rama nuk i shpall lufte greqise se komandanti ka marre medaljen me te madhe te akorduar nga greqia mjere populli shqiptare qe keshillohet nga parazite si puna juaj

    1. zorro says:

      Shume drejte Titi!

  8. Po c pret nga nje palo shtet qe ne krye te nje institucioni te rendesishem si Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare ( KU ME LIGJ ESHTE E NDALUAR KRYESIA E SAJ TE DREJTOHET NGA NJE JO SHQIPTAR) ka lene prej me shume se 25 vitesh nje agjent grek ANTISHQIPTAR QE PUNON PER KAUZEN GREKE .

    C pret nga nje palo shtet qe kurre nuk u kujtua te denoje vrasesit e ushtarakeve te rene ne Preveze?
    C pret nga ky palo shtet qe nenpunesit e tij i dergon te respektojn ushtaret PUSHTUES grek te L2B nderkohe qe per USHTARAKET e TIJ TE RENE NE 1949 E 1994 NUK ESHTE KUJTUAR KURRE ME ASNJE CEREMONI.

    C pret nga nje palo shtet qe nuk eshte interesuar kurre per qindra te vraret shqiptare nga shteti nazifashist grek dhe kurre nuk ka perdorur RECIPROCITET ndaj ktij shteti anti shqiptar te perbetuar.

    Nga nje palo shtet i tille te vjen neveri qe fati te rezervoi te lindesh e te jesh shtetas i tij.

    NEVERI ESHTE FJALA ME E DUHUR .

  9. Derrkuci says:

    Ti, Bushati je nje koqe. Nese nuk gaboj dikush nga familja jote ka punuar ne kryesine e komisionit te debim internimeve. Sot, ti punon si demokrat me standarde dhe per kete nuk dihet sa paguhesh dhe kush te paguan. Ditet qe do vine do kene me pak hapersire per ty dhe ekstremistet

  10. Prostituta Kombetare Sali says:

    Te na rruje Berisha
    Tallavaja
    Dhe Taulant Balla!

  11. klaudio says:

    Po moj kurva Bushati esht tamam ashtu sic e pershkruan nuk funksionoj shteti Ram bythqimi duhet te japi doreheqen por nuk ndihemi te poshteruar se te paret duheni tredhur ju ti berisha lulja joqe nuke thate asnje fjale kunderati bythqimi ekstremist por dolet dhe kunder qeverise se ne na ikane ngrene karin greket dhe na i hane prap se nuke kemi frik si ju o pederastet e saliut gruan dhe robet ku ti kesh

  12. Qytetari i Thjeshtë says:

    Ti more i nderuar thua sikur, por ne e dime qe Janina eshte jona dhe Aleksandri i Madh eshte Maqedonas 100 karat!

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Taliban, ke te drejte. Keto deklarata mos te ndodhin ne Parlament. Me fal ne Bularat.. Sepse po e rrenove Parlamentin ku kultura duhet te jete maksimale, cpret ne nje cep te Shqiperise?!?!

  14. ashtu says:

    nuk kam asnje simpati plako por ke te drejte
    se nuk i rrihej atij gjatoshit pa fol

  15. Kaonia says:

    Ik o bushat se na ke çare karin me keto teorit e tua tribale qe si e si do te besh si i veçante ne shkrimet e tua.

  16. Une says:

    Une nuk mendoj si Andi! Perkundrazi kur njri kalon fazen tjetri duhet te hape rruge! Kunder kujt te veproje shteti? Kunder nje grupi injorante dhe te shitur greke qe marrin honorarin njelloj si Blendi,Andi apo Tosi! Ata jane nje grup injorantesh qe punojne per buken e gojes! I lumte qeverise per qendrimin! Mallkuar qofshin njerez si Andi!

  17. amerikani51 says:

    Ne djall te shkosh edhe to bashke me greket ekstremiste o pinjoll I ndyre I nje familje te mire

  18. Gerti says:

    Dallimi qe nuk e kuptuat kurre ju “gazetaret” dhe populli qe rri ketu e nuk ka vajtur kurre ne greqi eshte:
    Ne raste te tilla,gregrit mbidhen te gjithe kunder shqiptareve,maqetonasve,bullgarve etj.
    Mblidhet populli…gje te cilen neve se kemi!
    Kaq eshte!

  19. Mario says:

    Eh mer Byth-that.Kshtu kurvash gazetar jeni,qe e dridhni ate sum si te doni.Shum nga ju kur ndodhi ngjarja keni thene shyqyr qe u vra ( e ne fakt them gjynof per nje shpirt njeriu),por kur u krujt jasht mase,Patj do shkojte ne pidh te semes.Asnji nga ju si puna jote nuk tha apo te fliste qarte ne favor te mbrojtjes te asaj qe quhet toka jon. Tani ti shkerdhat gazetar (qe vec buce je ),paske ferku duret me pa rremuje e perseri vrasje.Ktu nuk kishte pune frike nga SHQIPTARET o shkerdhat por thjesht me I lene ato jevgj pak me lire ne sjellje,per te bo adetet e funit atij “ CUBI “.Ti ke maru mer pederast e analizat e tuja vec qartesi sjlellin nr popull per te kuptu akoma me mire se kush je ti,dhe ca kurva te tj si puna jote.

  20. Per qirkot says:

    Le te bejne me turkun kshu sic bejn me ne po mos ka u hoqi turku breket nga koka ketyre jevgjve. Po ne kemI marr fund we nga opozita dhe te qeverria. Turp a eshikoni se ku kemI katandisur.!

  21. jo pergjakje te rrugeve says:

    ne mort shteti nuk ndalon asnji. filmoen, regjistrohen dhe me vone vepron. po te nderhynte shteti do te nxeheshin gjakrart dhe do kishte trazira. kete prisnin ata po dhe TI Andi.

  22. Krio says:

    vetem drejtsia dhe sinqeriteti zgjidh cdo problem.
    ndryshe keto probleme shfrytezohen nga mashtruesit.
    nuk zgjidhen problemet me genjeshtra arrogance dhe force
    shuummee kujdes se nuk flitet per boboshticen

  23. pak durim says:

    Andi, nuk u bere nje here njeri serioz, pa lere gazetar qe s’ke per tu bere kurre. Edhe une shkruaj, dergoja shkrime ne gazete por nuk jam gazetar; eshte njesoj si bej komente dhe ketu por s’jam gazetar. Gazetari dhe gazetari eshte pushtet i pavarur ne demokraci dhe ky lloj pushteti tek ne mungon se jane shumica halabaker, nje nga te cilet je dhe ti. Mire kur nuk do apo nuk arrin ti besh mire vendit tend, populli tend, qverise tende qe e ka zgjedhur populli yt, ç ‘ke qe kruan bythen, ke shume kohe, se populli yt thote nje shprehje te urte: “kur kalon shume hunje, njeri do te ngulet ne bythe dhe ti je nje nga keta se i merzite shume njerez me idiotizmat e tua. Kaq per sot, mbase do te vije mendja, ose do ta biem dhe me pahir se ndaj jemi ne demokraci; te zdruktojme drunjerat e shtrember e kur nuk arrihet, le ti dejgim ne zjarr, te pakten te mos ngelen ashtu te na prishin barren.

  24. Eri says:

    Top shkrimi i Bushatit.

  25. MB says:

    Duhet te jete e vertete, deputetja greke ka deklarua Rama eshte i korruptuar. Bravo analist ke zberthyer sekretin.

  26. sit back and relaks says:

    O Bushat, ka nje kohe per mort dhe per zi ka dhe nje kohe per te vepruar ligji. C’do gje ne kohen dhe ne vendin e saj. Mendoj se reagimi apo mosreagimi i pushtetit qendror dhe lokal, i policise dhe shqiptareve fqinje te minoritareve ishte i duhuri. Kur i cmenduri eshte ne valen e dalldise hapi rrugen, pasi ti ulet damari ath kercet ligji. Personat e huaj qe jane identifikuar duke nxitur dhune, urrejtje dhe hedhur parrulla qe cenojne sigurine tone kombetare te shpallen non grata per jete, te gjobiten dhe te perzihen nga vendi. Shtetasit shqiptare qe u bene pale me thirrjet antishqiptare te ndeshkohen sipas ligjit dhe gjitheshka te jete transparente dhe e dokumentuar ne gjykate dhe procesi te rregjistrohet e ti cohet pales Greke qe te jete e qarte dhe e informuar qe personat e ndeshkuar do te ndeshkoheshin njesoj ne cdo vend te botes ku do te guxonin te silleshin sic u sollen ne territorin shqiptar. Per mendimin tim edhe viktima mire do ishte te neutralizohej pa u qelluar per vdekje dhe mundesite dhe mjetet jane qe te tille persona te neutralizohen nepermjet gazit lparalizues apo duke e qelluar ne pjese jo jetike etj etj etj. Polica jone duhet te mesoje nga ky rast sesi te menaxhoje me mire raste te tjera sepse nuk perjashtohet mundesia qe idiote te ngjashem te mbijne serish duke perdorur cfaredolloj shkaku. Gjithsesi ajo qe u be u be dhe nuk kishte pse amplifikohej ngjarja duke rene pre e nje provokimi me arkivol nga ekstremistet greke i ngjashem me provokimin me arkivolin e Azem Hajdarit. Shteti prandaj eshte shtet se e kap lepurin me qerre.

  27. Nick says:

    ” Kur nuk jam une, kush eshte i zoti jo te me shaje, po dhe te me rrahi!
    Populli
    Ai qe e provoi me mua aty rrotull po ha dhé ndersa shkruaj!
    ti andi ha ate gjene tjeter se tu ka bo ves

  28. Arjan says:

    Ca prisje ti bytheci i Lulit , qe te rriheshin e vriteshin ata langot e greqise ? Po reagimin e policise greke ndaj shqiptareve atje e ke menduar ? Gazetar bythe …

  29. shqiptar krenar says:

    SOT SHQIPERIA I DHA LEKSION CIVILIZIMI LAVIRES PLAKE !!!!! FALEMINDERIT SHQIPERI !!!!!
    Kanalistat kazanxhij le vazhdojne me gazrat analiste, se paguhen per ate pune.

  30. Genti says:

    O Bushat. Mos e kruaj me cipal se vjen era. Sa per histori, identitet e prejardhe i ke te gjitha antikitet Grek, qe nga Durresi Apollonia e deri ne Butrint. Identiteti Shqiptar edhe neqoftese ka pasur ndonje, eshte katandisur ne minare o sa mire me ken Shqiptar dhe breket e Shaqirit. Prandaj edhe fqinjet nuk e kane per zemer kete vend. Duhet ta dish qe ata luftuan ne luftrat Ballkanike per te zhdukur Turqine nga Ballkani. Dhe sot u ka mbire para nje Turqi e vogel qe quhet Shqiperi.

  31. shqiptar krenar says:

    SOT SHQIPERIA I DHA LEKSION CIVILIZIMI LAVIRES PLAKE !!!!! FALEMINDERIT SHQIPERI !!!!!
    Kanalistat kazanxhij le vazhdojne me gazrat analiste, se paguhen per ate pune.

  32. Paqesori says:

    Nje bravo te madhe Qeverise, qe nga Bularati i laparosur dhe deri ne Athinen e plakur nga hallet qe i hapen si sot , rrugecer gjithfare ngjyrash e formash ! Bravo, bravo, bravo ! Jemi nje popull qe na duhen te tilla sjellje gjakftohta per ti treguar botes se dime te arsyetojme dhe nenvleresojme ! Qeveria ne lartesine qe i duhet ! Rrugecerit u perdhosen , laparosen dhe iken bisht ne shale , se mbeten pa u hapur shalesh si i ndjeri qe percollen !

  33. Eri says:

    Andi Bushati me honorare te paguajne fqinjet tane apo edhe ti 300 euro ne muaj e ke pagen. E keqja shqiptareve iu ka ardhur gjithnje nga te vetet, qe nga Hamzai e me radhe (mbase edhe me pare se mesjeta).
    Ndersa ti komentues me emrin Genti per te kuptuar se sa greke jane greket, shiko rezultatet e testeve te ADN-s se grekeve dhe krahasoji me te shqiptareve, bazuar ne to ne jemi me greke se greket dhe i bie qe nje pjese e madhe e Greqise eshte e jona dhe jo anasjelltas, E them kete vetem per te sjelle ne vemendje se cfare ben dhe cfare rezultatesh sjell shpelarja e trurit me propaganda. Largqofte te fillojme ne me pretendime te tilla se ndryshe nga ekstremistet e Agimit te Arte ne qytetaret normale shqiptare i kemi akoma mendte ne koke, dhe duam paqe me fqinjet prandaj edhe ne te shkuaren kemi luftuar bashke me ta per pavaresine e Greqise, (shiko emrat e herojve arvanitas per pavaresine greke per te kuptuar rolin e shqiptareve). Nese do info per me heret lexo pak Carl Hopff dhe historiane te tjere gjermane dhe konsuj franceze e etj qe e nxjerrin ne pah prezencen dhe influencen e figurave shqiptare ne jeten sociale dhe me gjere ne Greqi, Megjithate ne nje gje jam dakord me ty, influenca ne rritje e vendeve te lindjes nuk na sjell ndonje te mire ne shqiptareve dhe aq me pak zhvillim, nuk na ka sjelle ndonjehere gjate ketij mijevjecarit te fundit.

  34. demokrati says:

    As me shume e as me pak nuk ka ne mendesine e tij antishqiptare birboja i Kapove nga naziskinet qe kerkuan furra per shqiptaret ne territorin Shqiptar. Ky zjarrvenes qe ben thirrje te perditshme per dhune ne stilin e tij uriahipik gjene me me vlere te ne tere kete maskarade antishqiptare gjen percaktimin ” i korruptuar” qe nje qenie me dy kembe nga qipro i paska bere Kryeministrit te Shqiperise.
    Cudi si ne kete moment antishqiptar jane bashkuar lista greke, lista ruse, haxhiqamilistet dhe bushatlinjte…e cdo lloji qe nga ata qe urreijne e kane hobi nga edi Rames dhe deri presidenti kokebosh qe e la Shqiperine pa nje person pergjegjes per sherbimin inteligjent deri ne momentin e varjes se litarit ne qafe te Shqiperise.
    Sot Shqiperia tregoi Maturi deri ne Vetmohim.Krenar per shtetin tim, per shtrengimin e dhembeve deri ne gjakosje te gjuhes te miliona shqiptareve, por ky rast kur per shqiptaret kerkohen furra brenda territorit shqiptar duhet te jete rasti i Pare dhe i Fundit. Kush permend shpaten nga shpata do te vdesi. Shqiptaret nuk mund te ndihet cifute ne te drejten e tyre per te jetuar te lire ne cerekun e hises qe i dha Perendia. Rikthimi i dinjitetit te neperkembur fillon nga respektimi per shtetin dhe jo duke baltosur vetveten.

  35. demokrati says:

    Saktesim ne noten e mesiperme: bushatlinjete qe urrejtjen ndaj Edi Rames e kane hobi.

  36. fati says:

    Po mire o njerez, nuk e moret vesh qe policia shqiptare arrestoi 12 cope greke qe hidhnin parrulla anti shqiptare. Gjithe keto llafe e sharje per qeverine kot fare, si gjithmone.

  37. servet says:

    Pashe nje koment te nje fare Derrkuci ku i thonte Bushatit”Prit dhe pak dhe do te shohesh do shkruash me keshtu apo jo “dhe i dhashe te drejte sepse si po rrjedhin ngjarjet nuk besoj qe ne regjimin e Rames te kete nje liri te tille.Ky Derrkuci nuk besoj te jete njeri i thjeste por besoj ndonje me pushtet qe e di kaq mire.Dhe nje dicka per Titin. Ke shkruar aq me nxitim,sic duket nga deshira e madhe per te shprehur endimet tuaja sa qe ne gjithe ate hartim ke bere nje gabim te madh ortografik sepse nuk ke vene asnje pike apo presje.

  38. Jkoreshi says:

    Qeveria shqiptare u shpalose ne nje perballje inteligjente me fashistet greke.
    Gjithe opinioni boteror ne kete rast mbeti pa goje Kur pa me ze dhe figure bemat e cmendura te ekstremizmit grek.
    Po ju them me siguri te plote, eshte e faktuar. Sot ekstremizmi grek mori goditje vdekjeprurese.
    Qe sot qarqet antishqipetare ne karantinen e koleres.
    Ate qe nuk ka mundur te beje propoganda e ndereshme dhe diplomacia modeste shqiptare per dhjetra vjet,e bene nje grusht hajvanesh ne vetem disa ore cmendurie.
    Faleminderit derra, faleminderit hajvane, Ne plehun ku ju gjalloni te korat Jane fantastike.
    Faleminderit breshkes 400 vjecare te Qipros per kete ndihme te pa cmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *