“Të Paekspozuarit”/ Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, Baze: Nuk është detyrë e Shqipërise të luftojë nacionalizmin grek. Bushati: Me ato thirrje, 10 vjet burg…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analistët Andi Bushati, Mero Baze dhe Mentor Nazarko kanë komentuar varrimin e ekstremistit grek Kostandino Kacifas si dhe thirrjet anti-shqiptare dhe për ‘Vorio Epirin’.

Andi Bushati i konsideroi thirrjet si skena të shëmtuar të një nacionalizmi demode, ndërsa Mero Baze u shpreh se ata ishin një tufë idiotësh grekë.

Andi Bushati: Skena të shëmtuara atë një nacionalizimi demode. Ajo që më shqetëson mua është nëse e bëjnë dot ekstremizmin 20 shqiptarë ne Greqi?

Çështja është si vepron një shtet serioz. Padyshim duke injoruar ato thirrje, por edhe duke respektuar shtetasit e tij. Me ato thirrje mund të bësh 10 vite burg.

Mero Baze: Kjo nuk është garë se kush ka më shumë injorantë. Mendoj se Greqia na e kalon nga kjo pjesë. Mendoj se shteti shqiptar është sjellë korrekt.

Nuk është detyrë e Shqipërisë të zhdukë nacionalizmin grek. Kemi një problem me një tufë idiotësh grekë ppr jo me popullin grek as me qeverinë greke.

Mentor Nazarko: Nuk është e thënë se nuk do ketë arrestime apo masa. Shteti shqiptar mendoj e ka bërë atë që duhet. Kjo deputetja greke nuk pati thirrje nacionaliste, por thotë se Kacifas e vrau shteti shqiptar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në ““Të Paekspozuarit”/ Thirrjet anti-shqiptare në Bularat, Baze: Nuk është detyrë e Shqipërise të luftojë nacionalizmin grek. Bushati: Me ato thirrje, 10 vjet burg…”

  1. Kalec Dega says:

    Hahahhahahahahha, thirje antishqiptare ne toke shqiptare…po ku ishte shteti o trim i Edit!

    Ham ham ham gjithe diten dhe naten ne gazeta nderkohe greket ben si ne shtepine e tyre…lol?

    1. Grigor says:

      Pse more trim? Ti çfare do beje?
      Ore, ne fund te fundit, ti çfare bere? Aty ne Bularat nuk erdhi shteti grek. Ishin disa shkerdhata që bertisnin kundra shqipetareve.
      Ti çfare bere? Oh, harrova. Po ata nuk e kishin me ty, se ti nuk je shqipëtar. Sepse natyrisht, Po te ishe ti shqipëtar, do ishe atje duke u perleshur me ata individet shkerdhatogreke qe bertisnin kundra nesh.
      Ti vetëm di te besh gam gam ketu ne komente, por keshtu nuk ta mban bytha, dhe thua shteti, shteti.
      Dhe ti do që te perleshet shteti me individe, te behet incident nderkombetar, dhe ti te besh sehir duke bere gallate ne kafene.
      Kokrra e legenit. Mbase edhe nuk je legen, por ne keto që the, keshtu dole ketu. Ne nuk te njohim kush je. Gjykojmë vetëm çfare shkruan ketu.

  2. ben says:

    Dhe shteti shqiptar do te vrase kedo qe sulmon me arme policine tone

  3. peter says:

    E shteti u soll kotrekt?po pra , per kete arsye jemi i vetmi shtet aktual ne ballkan qe ka humbur territore, sepse i quajme edhe agresoret miq.Ne e kemi Zakon te levizim vetem kur te behet muti mullar, por ne ate moment eshte teper vone, nuk na ngelet tjeter vecse ti futemi ta hame.Pervec se na fyen rende brenda ne shtepine tone,dhe na kercenuan po ne shtepine tone,bllokuan aksin rrugor komebetar dhe nuk ishin vetem dý vet per tu arrestuar e ndjekur penalisht por me shume se 200.Keto i bene shtetas te huaj ne territorin tone.Keto jane fakte te pa mohueshme,kurse deklarata e Rames vetem flale, megjithese me nje fjalor te pasur, mbeten vetem fjale patetike dhe te rrezikeshme , sepse grekerit heren tjeter kane per ta rritur presionin, sepse krijuan nje precedent shume te rrezikshem per rendin e kushtetuten ne dhqiperi,dhe mund te bejne edhe ndonje gje akoma me te rresikshme se kercenuan e kesaj radhe,sepse shofin nje dobesi te skajdhme te shqiptareve.Ky eshte realiteti, te tjerat perralla me mbret.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Shume e vertete. Nuk them qe duhet te merrni pushket e te luftojme injorantet, por shteti duhet te tregonte seriozitet. E para, ti kerkonte autoriteteve vendore te vendosej Flamuri shqipetar, e dyta, te ndalonte hyrjen e te gjithe ketyre idioteve si rrezik kombetar, e treta, kush shkel ligjin, arrestim, deportim, dhe ndalje te hyrjes ne vendin tone. Ata prandaj Jane cmendur se pane reagim ndaj provokacioneve te tyre. Kurse keta tonet thone, ti shikoje evropa se cilet Jane. A thua ti nuk e Di ajo, por kur vjen puna per reagim mbyll syte, se kane interesat e veta, e nuk u kercet per fashizmin grek, qe prek vetem Shqiperine. Dhe pastaj ndodh ajo cfare ndodhi ne 1878, 1913. Gllaberim me hedhtje te Evropes.

  4. salianji pederast says:

    Keto forca fashiste Greke po e tregojne veten qe jane njerez nazista mercenar dhe nuk kane asnje respekt fare per shqipetaret.Kjo tregon se ata te quajtur fashista Grek nuk durohen me. Me Grekrit nuk duhet te kete asnje tolerance per cdo problem qofte shteterore,qofte politike.Me qendrimin e tyre per te mbrojtur dhe per ta bere hero nje coban fshati me kallashnikov dhe dhjete krehra me tridhjete fishek sejcili qe i mbante ne krah.Ky coban fshati pse shkoj te vorezat,cfare donte ky fashist tek vorezat pse ngriti flamurin Grek ne varreza,po kallashnikovin per cfare e donte do luftonte me ushtrine turke apo me mercenaret Grek turp,turp te kete. Te gjithe fashistat dhe mercenaret e tjere qe po e mbrojne dhe kerkojne ta ,bejne hero keta jane njerzit me te ndyre te Greqis dhe te bularatit.

  5. Hajrie Homni says:

    O te dhjefsha mediat shqiptare, qe s’kane piken e horizontit, per te mbushur programin ditor!!
    A boj une emision per nje moster me probleme mendore??
    Shkoni mor deficenta mbushni programin me emisione te vlefshme.
    Na cate trapin me keto emisione me analiza!!!! Na jane bo kancer keto emisione!!!

  6. Ermal Berati says:

    Nuk eshte shtet korrekt o gazetar te shitur por eshte shtet shkerdhate qe nuk egziston. Kemi nje president qe bredh si ato kurvat, Fshati digjet kurva krihet thote populli. Ku eshte ai hajdut ordiner apo eshte paguar nga greqia per te mos qene ne kete situate ne Shqiperi. Me varrosjem e Kacidhjarit u varros dhe qeveria shqipetare, Tani do ta marre vete populli ne dore mbrojtjen e kufijve dhe dinjitetit te kombit. Qe sote e tutje qeveria dhe politikanet shqipetare nuk egzistojne, kane vdekur.

  7. Mirian says:

    Keto dite qe po kalon ky fshat, nga kjo ngjarje, eshte per te ardhur keq me duket per banoret e tjere , dhe jooo per ket familje. Sa per shqiptaret , qytetar te ketij vendi dhe anembane , nuk ka per t’ju ndiku kjo ngjarje. Keto lloje greke qe hyne dje ne kufirin shqiptar , t’ju çonin disa fugona me punonjes policie edhe mos tu linin duar @ kembe pa thyer. E pastaj tu thuhet se keni bere qindra km ne vendin tuaj per te ardhur ne kufi, qe ishte territor shqiptar para 110 vjetesh. Nuk e di a ka popull ne Europe qe toleron keshtu !? Te behemi gjithe se bashku , edhe ku te jet mundesia, te luftojme te poshtrin kudo qe te shfaqet. Ju si medja ti beni stop çdo tematike , ne lidhje me keto lloje minoritetesh pa asnje lloje patriotizmi , aq me keq kur i ftoni edhe ne emisione televizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *