Thirrjet për ‘Vorio Epirin’ në Bularat, reagon Shoqata ‘Çamëria’

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shoqata Çamëria ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste të grekëve gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

Përmes një deklarate, Shoqata Çamëria ngre pyetjen se çfarë do ndodhte nëse në Greqi do brohorasin shqiptarët se “Çamëria është Shqipëri”?.

Shoqata kërkon gjithashtu nga shteti dhe politika të  reagojnë ashpër përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Reagimi i Shoqatës Çamëria: 

Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”?

Qendrimi apatrit i të gjithë aparaturës shtetërore është shenja më e qartë se shtetarët shqiptarë s’kanë dinjitet, burrëri, aftësi e mbi të gjitha nuk kanë atdhe.

Lejimi i shpërthimit të “vorioepirotizmit” brenda territorit shqiptar, ku policia dhe diplomacia i bën sehir, vërteton atë që kemi thënë përherë: çdo cedim ndaj Greqisë, çdo varrezë që lejohet, sa herë heshtet për çështjen çame, hap orekset e sëmura të nacionalizmit grek.

 Shtetarët shqiptarë, po u ka mbetur më e vogla cilësi, sot duhet të reagojnë ashpër, përballë një rasti të paprecedent të rrezikimit të integritetit territorial të Shqipërisë.

Ndaj çdo deklarate qesharake të këtyre apatridëve që duan të relativizojnë ngjarjen, ne i pyesim: Po sikur të marrim flamujtë shqiptarë dhe të shkojmë në Çamëri e të brohorasim të vërtetën “Çamëria është Shqipëri”? 

Do na mbështesni? Apo do i bëni fresk “vorioepirit” të injorancës suaj?.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Thirrjet për ‘Vorio Epirin’ në Bularat, reagon Shoqata ‘Çamëria’”

  1. Millosh kopiliqi says:

    Armikun e thërrasin vetë shqiptarët ! Krejtë shqipëria muzikë greke, flamuj grek,gjuhë greke!!! Fajin e keni vetë. Patjetër të çërohen hesapet me këta minorikarët. Pse se sulmojnë maqedoninë!!!

  2. Shefqet Cela says:

    Duhet vene ne dukje nje fakt. Ketu thuhet se nuk ka reaguar, midis te tjereve as Monika e Ilir presidentit.
    Nuk eshte e sakte.
    AJO FOLI, NE MENYRE U L U R I T E S E; DUKE DERGUAR NJE DEBUTET TE SAJE, SHUME TE NDERUARIN T A V O, PER TE QENE, BASHKE ME EKSTREMISTET, NE ATE EVENT ANTISHQIPTAR.
    Ndoshta ai ka bere thirrje me te forta se greket ekstremiste kunder Shqiperise.
    Vajmedet e treqind halle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *