“Thirrjet raciste në Bularat” reagon Policia: Janë shoqëruar 12 persona, ju ndalu hyrja në Shqipëri 44 shtetasve grekë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shteti ka reaguar për ngjarjet në Bularat, dhe bën me dije se  ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve për thirrjet raciste si dhe nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri 44 qytetarë grekë.

Reagimi i plotë: 

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavijes. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në ““Thirrjet raciste në Bularat” reagon Policia: Janë shoqëruar 12 persona, ju ndalu hyrja në Shqipëri 44 shtetasve grekë”

  1. zaho says:

    Banditi nga Bularati e genjeu mendja se do te vendosej ku prehen heronjte

  2. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    duke filluar nga neser,karvane autobusesh me sunite te palare pritet te zbarkojne ne Kakavia………………gezuar ramazonin!

    1. koli says:

      plato merre dhe ti kallacin ….

    2. West says:

      Trimi I Anadollit, nxirre koken te shohim sa u ngjan suniteve

  3. Nje grek me pak, nje bastard me pak. says:

    Hahahahaha….mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Pafytyresia e Ripjelljes nuk paska kufi. Tallin bythen.

  4. D says:

    “ju ndalu”. Merozia .. cilin majmun ke vene te shkruaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *