Aleksis Tsipras zbut gjakrat: Nuk duhet të heqim dorë nga afrimi me Shqipërinë

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka folur sërish për ngjarjen e Bularatit.

Ai është përpjekur të zbusë gjakrat, duke thënë se Greqia do të afrohet sa më shumë me Shqipërinë.

“Sot është një ditë zie për familjen dhe atdheun.

Unë nuk dua të shtoj në një koment të veçantë.

Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë.

Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme.

Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.

Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit.

Ne do të vazhdojmë në këtë dialog.

Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme”, tha kryeministri grek.

“Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë”, tha ai.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...