VIDEO: Gjesti i Murinjos, që tërboi tifozët e Juventusit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Manchester United ka përmbysur gjithçka në fund duke marrë një fitore jo të merituar ndaj Juventus.

“Djajtë” kanë vuajtur gjatë shumicës së ndeshjes, por në fund të takimit kanë ndëshkuar vendasit me dy gola të shpejtë duke marrë një fitore të madhe në Torino ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon.

Pas fërshëllimës së fundit, Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe ka filluar të provokojë tifozët vendas me dorën e vendosur te veshi.

Lojtarët e Juve-s kanë ndërhyrë menjëherë, me Bonucci që ka shkuar i parë dhe De Sciglio që e ka ndjekur.

Trajneri i United është shoqëruar nga rojet e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “VIDEO: Gjesti i Murinjos, që tërboi tifozët e Juventusit”

  1. Rudi says:

    Fitore jo e merituar? Jeni gazetar sportiv apo komentues Juventin.
    Ja sheshi ja mejdani….ja ceco kapedani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *