Funerali i Kacifas mund të bëhej një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë, Tirana i bëri nder dhe shpëtoi Athinën

9 Nëntor 2018, 17:00Politika TEMA

Nga Alban Dudushi

Shqiptarëve u bëri nder mosreagimi i ashpër ndaj funeralit të ditës së djeshme. U bëri nder jo vetëm sepse ishin të vetmit që nderuan Kacifasin, si një të ndjerë që ikën nga kjo botë, pra respektuan heshtjen dhe dinjitetin të cilat i meriton një i vdekur, kushdo qoftë ai, pavarësisht asaj që ka bërë në të gjallë, por edhe sepse treguan që nuk bien në nivelin e një llumi ksenofob dhe me tipare naziste, si ata që u panë në funeral dhe të tjerët që i shtyjnë drutë e zjarrit nga Athina politike.

Në ditët në vazhdim, ashtu si dikur, asnjë grek nuk ka për të ndjerë trusninë më të vogël në këtë vend, për shkak të Bularatit. Kjo përsëri është në nderin e shqiptarëve.

Por po ashtu qeveria shqiptare dhe shtetasit e këtij vendi, i bënë një nder shumë të madh edhe Athinës zyrtare.

Ata iu gjendën në krah Greqisë në një ditë të vështirë, ku trupi i një të ndjeri rrezikonte të kthehej në një urë zjarri për të djegur Pallatin e Qeverisë së dobët greke. Në këtë situatë të shpërthimit të populizmit, “Agimi”, i cili ka konsoliduar pozitat e tij në Greqi, shikon një mundësi të “Artë”.

Heronjtë e shpikur, martirët janë ata që shërbejnë për të shtrënguar rradhët. Kjo është një  metodë e vjetër dhe gjithmonë efikase. Kacifas është martiri i rradhës që Agimi i Artë kërkonte dhe i erdhi si me porosi.

Por funerali i tij mund të bëhej dhe një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë dhe pikërisht këtë shmangu Tirana zyrtare. Cipras dhe të githë Athinjotët e Politikës, që për hir të së vërtetës, në përgjithësi nuk janë shquar për mirënjohje, duhet ta mbajnë shënim këtë nder që i bëri Shqipëria.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, Tirana ka treguar se ka më shumë koka të ftohta se sa Athina. Ose në Athinë, kokat e ftohta nuk dëgjohen aq shumë për shkak të korrit ulëritës të Ekstremistëve me kryq e me flamur. Sido që të jetë edhe kjo është në dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tani në nëntor, e gjithë Europa përkujton 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore. Një luftë e cila nisi nga një vrasje në Sarajevë. Ishte lufta që, kur përfundoi, të gjithë mendonin se do u jepte fund të gjitha luftrave. Por në pauzën e viteve 20-30, shpërthimi i populizmit, nacionalizmit, fashizmit dhe nazizmit, përgatiti një kasaphanë edhe më të madhe. Luftën e dytë Botërore. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa përjetoi paqen më të gjatë në historinë e saj dhe zhvillimin më të madh ekonomik dhe nivelin më të lartë të jetesës që kanë patur ndonjëherë popujt e saj.

Rënia e Murit të Berlinit, pa të vraponin në këtë festë të madhe të mirëqënies dhe zhvillimit, të jetës së dinjitetshme dhe të begatisë edhe popujt që dilnin nga errësira komuniste. Por ja ku jemi përsëri me frikërat e populizmit që po merr revansh, me një Europë që ka humbur busullën dhe me zjarre konfliktesh që bëjnë të dynden me miliona fatkëqinj në këtë kontinent. Dhe shprehja e hershme që “njerëzimi e lexon historinë, por nuk mëson kurrë prej saj” vërtetohet edhe njëherë. Dhe më të pamësuarit e historisë duket se ishin ata pjesëmarrës në funeralin e të ndjerit Kacifas, si dhe të gjithë ekstremistët që duan të skuqin edhe njëherë diellin me gjak shqiptarësh, por që pashmangshmërisht merr në lumë gjithë Europën dhe Botën.

43 komente në “Funerali i Kacifas mund të bëhej një kasaphanë që t’i vinte flakën Greqisë, Tirana i bëri nder dhe shpëtoi Athinën”

  1. Alban says:

    Shume bukur.
    Faleminderit

    1. Flm says:

      Nuk ngeli gazetar pa “parakaluar” ne media per te tregoj injorancen dhe ligesin e tije.
      ###
      Kaq Idjotllek dhe ligesi qe pash kete jave nuk e kame pare kurre.
      Te pakten ne Greqi gjen dhe politikan edhe gazetar qe kane nje mendim te kundert me ate te shumices, kurse ne Albanistanin e Mizerjes nuk shikon kurre “ngjyrat e ylberit” por vetem o te “bardhe” o te “zeze”, kjo tregon pasojat qe i ka lene sistemi dhe informacioni i centralizuar dhe i censuruar diktatorial.
      ###
      – Si ore majmun dudush “bije kaq poshte” dhe krahason kush eshte me koke fort ???
      – Si ore lulush dudush, Vrasesi i beri nder viktimes me heshtjen e tije.
      Eshte e njejta gje me vrasesit e 21 Janarit perpara kryeministrise te deklarojne qe “ne 2 viktimat Aleks Niken dhe … i respektojme me shume nga ju qe demostroni kunder qeveris”.
      ###
      Dmth hipokrizia tuaj eshte kaq idjote …. eshte nje “kostum” per te veshur bagetit torallake Shqiptaresh.
      ###
      Aty qe duhet ju te falenderonit Greqin, e cila uli tonet dhe nuk u dogj Gjirokastra, na dolet dhe bamires.
      O piiiiiika qe s’ju bie, ore majmuna qe ka nevoj Greqia per “bamiresit” tuaja te helmuara.

  2. EDI PINO says:

    KENI BERE NJE ANALIZE TE SAKTE !!RESPEKTE ALBAN E MERITON EMRIN SHQIPTAR

  3. ilo says:

    ALBAN JE ME I MIRI KE BERE NJE ANALIZE TE QARTEDHE TE VERTETE !!

    1. Flm says:

      Popoooooo sa shume idjota tru-shpelar qe ka ky vend ????.
      ###
      Ne vend te falemderojn Greqin qe nuk ngriti tonet, se nga 20 do te kishim 200 autobus me vizitor qe do te digjej Komisariati i Gjirokastres, duhet te falenderohet Kriminelin qe “respektoj” viktimen dhe qe shpetoj Athinen nga djegja.
      ###
      O Zot as Gebeli nuk do te kishte bere te till propagand … ptuuuuuu ore felliqesir, te kisha dhe ne konsiderat.
      ###
      Si nuk doli nje koment ndryshe, por te gjithe “kopjuan” provimin nga me idjoti i klases, vetem se e pane qe mbushi “fleten e provimit”.
      ###
      O Zot meshiroj dhe ndricoju mendjen ketij populli te mjere.

      1. undefined says:

        Do ti rruanin kkkk Gjirokastres ….ata kurva prandaj shkuan ne Bularat sepse e dinin qe nuk do te kishin kunder-pergjgje nga shqiptaret ne nje Fshat komplet pro-grek “minoritare” diku tjeter as nuk do ta kishin cuar ndermend e jo te me hapeshin b…se do ti kishin tredhur….persa budallenj po na kujton ne shqiptaret o buce forumesh…..le ta provojn heres tjeter jasht zonave “minoritare” dhe do te shkojn ti bejn “shoqeri Kocifozit” ne nje dimension tjeter more vesh mora thuaj jevgjit

  4. Krio says:

    dakort me ty.
    qeveria tregoi maturi
    duhet te vazhdoi keshtu
    me mire vone se kurre

  5. Klimax says:

    Dudush! Mendon ti se Athina kishte ngelur ne meshiren e fatit dhe Tirana i zgjati doren per ta shpetuar nga renia ne gremine??!!
    Cfare shkruan o derdimen me fantazite e tua???!!!
    Si paske harruar more qukapik se Greqia ne 28 vitet e fundit eshte vendi i shpreses dhe i sigurise per qindra-mijra familje shqiptare??!!
    Si paske harruar more vemje se mbas renies se Murit te Berlinit, Ballkani dhe shqiptaret kaluan konfliktet me te medha e me te pergjakshme nacionaliste te mbas Luftes II Boterore ne Europe??!!
    Si paske harruar more zhapik Shqiperine e 1997-es??!!
    Dhe “nderi” yt shpetoi …………., ops, miremengjesi! Qetesohu Dudush! Merr ndonje qetesuese te flesh i qete, pa endrra si kjo qe po na tregon!

    1. Dymi says:

      KLIMAX, dukesh qe je nje nga ata qe erdhen ne Bularat me flamurin dhe autobuzet grek, paguar nga Agimi prej Teneqeje ( persa kohe thua se Greqia eshte vendi i shpreses per shqiptaret). Ktheu shpejt se i kane mbetur afendikoit ullinjte pa mbledhur, o gjallese me qeliza gomari!

    2. Ptuuuu,,,, says:

      KLIMAX,,,,,VEMJE GREKE,,,VEMJE 300EUROSH,,,

    3. Kleri says:

      Faleminderit Klimaxi qe na tregove historine e emigracionit qe cdo komb ne kete toke e ka patur nje te tille. Por me shpjego pak, emigrantet kudo qe jan flasin gjuhen e vendit ku kan shkuar. Po ti qe me siguri 99% ke gjak grek pse flet shqip? Mos valle kur shqiptaret emigronin ne greqi ti emigroje ne shqiperi? Mos valle je spiun?
      Greqisht Dropulli ka fol qe ne kohen e Enverit. Kurse tani ne demokraci na flet shqip. Si esht kjo pune? Mos valle ke pat nostalgji per gjuhen qe athina fliste para revolucionit greko shqiptar? Ti mos u mer Dudushin. Mendo pak sikur ne greqi shqiptaret te kishin ber te njejten gje? Greqia anetare e KE ? Po ju jeni me keq se Afganistani per respektimin e te drejtave te njeriut. Thanas shtrengo rripin. !!!!!!!!!!!

    4. ILYRIA says:

      Ti KLIMAX per nje gje me duhet te te komplementoj ” shkrim , drejteshkrim SHQIP ” = Perfekt . Epitetet po ti kishe lene menjane do tregoje se je edhe i civilizuar…..por Histori e gjate….
      Shpjegim pe shume pak Fjale Explicid per ty :
      Greqia nuk e njohu ne gjithe Historine e saj Sistemin e Prones se perbashket , pra Socializmin apo Komunizmin tipik . Gjithmone kishte ne Parim dhe Llogjike Shteterore sistemin Kapitalist.
      Dinakeria dhe “Zgjuarsia ” ishin qysh kur Mbreti Otto i Bavarise ( 6 Shkurt 1833 ) me vetem 18 – Vjec u be Mbret i grekerve. Ne Vitin 1862 mbasi kishte harxhuar Shuma marramendese Parash dhe investuar shume per Greqine ( Shtetformin , Civilizim , Kulture perendimore ) , kthehet ne Bavari . Pra kuptoj qe ata nuk ishin grekerit e lashte qe ai i kishte aq per Zemer e mendoj se do ti ndihmonte duke u sjelle qyteterim e Shtet.
      Nje Kapitull i shkurter ( gjermanisht) ………….ku flitet per Bankrrotin e Shtetit grek para 185 – Vitesh sidhe ndihmen e gjermaneve ( ilusionist pa fund ).
      Ohne das letzte Darlehen von einer Million Gulden, das König Ludwig ermöglichte, hätte Griechenland den Staatsbankrott erklären müssen. Die Nicht-Rückzahlung der Darlehen belastete bis zur abschließenden Verhandlungslösung 1881 die griechisch-bayerischen Beziehungen.[3][4].
      E njejta Histori si atehere edhe tani e 37 – vjet qe Greqia eshte Anetare e EU . ( 1981 ka hyre ne EU ).
      Gati 400 – Miljard Euro Borxh . 400 . 000 . 000 . 000 ……….400. 000. 000. 000 ……………Popullsia e Greqise afersisht 11 Miljon .
      Do te thote se Europa…dmth. edhe une qe jetoj e paguaj Taksa ketu ku jetoj , kemi paguar ( pa llogaritur Borxhet shume Miljardeshe te falura nder Vite / nga 1981 ) ne vetem 10 – Vjecarin e fundit 36 . 363 Euro per cdo grek , per cdo grek , per cdo kokerr greku .
      Eshte sikur ti jepnin Shqiperise , e llogaritur me 3-Miljon Banore , 10 – Vjecarin e fundit , Shumen e gati 11 Miljard Eurove .
      Grek Maskarai , per gjithe keto Vite ka bere te kunderten qe kam bere une…….ai nuk ka paguar pothuajse asnje Takse Shtetit te tij . ( “Patroti – grek i Bularatit ” ) , pra Kopil i ” zgjuar Ballkanas ” .
      Greqia Vendi i shpreses dhe sigurise per qindra Shqipetare ?????????????????

      Po me cilat Para more Klima – textielie greke ? ???? ????? ????

      Une dhe gati NJe MILJON Shqipetare te tjere ( Europe Perendimore jo ne Leter por ne Realitet ) i kemi mbajtur me Taksat tona , jo vetem shqipetaret qe jetojne ( fatkeqesisht per mendimin tim) ne Greqi , por edhe Shtetin e Destabilizuar Piso – dembel Grek .
      Kane perfituar me shume se asnje Popull tjeter ne Europe nga Europjanet . Ata nuk kane as per dickane me te vogel te mburren para askujt , per arsyen e thjeshte. – .- .- . Kane qene / jane dhe / do te jene .- .- .- DESHTAKE .- .- .- Po mos ndihmoje Europa FALIMENTOJNE .
      Thirrje te gjithe shqipetareve qe jetojne ne Greqi :
      LESHOJENI ate Shtet pa din e iman .
      Europa e vertete Perendimore fillon ne AUSTRI e mbaron ne FINLAND .

    5. owl says:

      Edhe shqiptaret qe punojne ne Greqi I bejne nder Greqise, se mbaje ate shtet dembel dhe asetqar me punen e tyre te ndershme. Greqia e ka mendjen vetem te grabise tokat e te tjereve,sa nga Shqipria,Maqedonia, Turqia dhe bejne te fortin, kete pune ka bere tradicionalisht tere jeten greku.

  6. peter says:

    Ore ti na rrofsh sa malet i Dudush qe na kujtove kasahpanat e luftrave boterore.Mbetet fakti qe te huaj hyne ne territorin shqiptar, e nuk ka asnje rendesi pse hyne, dhe shkelen qellimisht ligjet shqiptare.Ata duheshin arrestuar dhe te dilnin para gjyqit e pik,c’tentative tjeter eshte perralle.Ata 52 persona qe min i brendeshem deklaroi non grata, per c’arsye i deklaroie keshtu?sepse shkelen ligjin.Ne nje vend qe respektohet shteti ligjor,dhe qe e kane te gjithe vendet
    perendimore, ata fashistet grek duhet te dilnin para gjyqit,ku tu kumunikoheshe per c’arsye ishin arrestuar,dhe gjithashtu denimi.l i tyre.kjo nuk ndodhi.Pyetja ime eshte? perse nuk u aplikua ligji shqiptar? kush i pengoi prokuroret e republikes te hapnin ceshtje penale kunder personazheve ne fjale?Zoti Dudush,ndoshta qellimi juaj eshte i mire, por fakt eshte qe erdhen greket na dhjene e iken,e kjo nuk na la shume burrni per qene krenare me sjellje tone si shtet.Jam plotesisht i bindur qe po te ishin arrestuar dale para gjyqit disa kokrra prej tyre,dhe sigurisht te benin disa muaj pas hekurave,ndoshta munt ta shfte pisk Cipras, por nuk kish per tu bere asnje lufte a derman, dhe do ishim edhe me te respektuar.Gjithashtu po te kishim vepruar si shte ligjor serios dhe te kishim persekutuar ligjerisht autore masakrem se peshkepise,ndoshta Kacifas sot do ishte gjalle, sepse nuk do guzonte.Heren tjeter, sepse mos ndeshkimi i perserit ngjarjet, mund te ndodhe qe shqiptare mund te moc kene shume besin ne institucionet e shtetit dhe ti dalo vet per zot ketij vendi.imagjino c’mund te ndodhte sikur te kishin dale edhe shqiptaret.Prandaj shtetiti yne duhet te bejne shtetin,qe te mos arrije puna ne perplasje direkte.

  7. albaniafirst says:

    Artikull i shkurter dhe dinjitoz.

  8. GJERGJI says:

    Zoti -ALBAN-bravo te qofte me shkrimin e paraqitur ne gazeten Tema,nje analize perfekte,bravo te qofte je gazetar i nderuar dhe i talentuar.

  9. Dino says:

    Alban greku erdhi e te testoi sa vlen, te shau para e mbrapa, ta perdhosi e shurrosi flamurin, atdheun, kombin, te mallkoi deri ne djegie si qen, ta dhunoi dhe pragun e shtepise me liber shpie, mu ne fytyre brenda ne shtepi dhe ti vetem ule breket dhe u gjunjezove.
    Neser te vjen me pushke dhe ta merr shtepine sepse i zoti i shtepise ishte i pazote dhe frikacak.
    Por sidoqofte ti mos u tremb sepse njerezve frikacake si ty nuk i kerkohet te luftoje po e lypi nevoja.

    1. Blerimi says:

      e mo trim interneti, t’a la mami ta perdoresh kompjuterin dhe ti me vrap fillove te besh vjersha. Atdheu mbrohet dite per dite nga pak, duke lexuar libra, duke punuar, duke mbajtur dinjitetin. Bej keto nje here se pushket jane per te rriturit

  10. Korçari says:

    Narkofashistët grekë kanë gati 80 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë, për arsyen bindëse se Italia fashiste sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë më 1939-ën.

    Duhet një logjikë të fashistit grek që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni iu prishën të gjitha Shqipërisë, se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte. Por ne e kemi për detyre t’ju paralajmërojmë: Uleni bishtin se në rast se do të jeni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë. Nëqoftëse ju do të godisni kufijtë tona, ne do ju kthejmë në kërma. Nëse mendoni se jeni eprorë në njerëz dhe armatime dhe Shqipërinë do ta gëlltisni shpejt e shpejt provojeni sa ju vlen lëkura. Nëqoftëse ju do të ndizni zjarrin në shtëpitë tona ne ju themi se zjarri që ju ndizni do të përvëlojë vatrat tuaja dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet, do të vihen medoemos në vend padrejtësitë e mëdha që i janë bërë Shqipërisë gjatë historisë nga klikat e Ballkanit.

    1. katarakti says:

      He mor korçar. Ishin kohe te tjera kur u thane ato qe shkruan ti. Dhe njerez te tjere. Me bole. Sot jemi me breke neper kembe. Na marrin perpara me nje toge gjuetaresh. A nuk e ke vene re se rinia shqiptare eshte e para ne bote per te lene vendin?! A nuk e di se si vajti per skrap me gjithe Shqiperine edhe armatimi i saj “komunist”! Prandaj edhe Shkerdheni e shiti te gjithin, si beri babai i tij me gjithe Shqiperine.

  11. Nik says:

    E para “heroi” nuk i erdhi si me porosi agimit te zi por e investoi vete. Ai u be nje kamikaz i tyre per “çeshtjen” e vorjo-leshit. Ne se varrimi do te ishte normal natyrisht qe s’duhej nderhure. Po kur varrimi kthehet ne nje manifestim histerik shovinist kunder vendit tone, ne shtepine tone, ne vend qe te reflektojme per ate qe nuk u be per ta menjanuar nje gje te tille, mburremi qe i lame te benin çte donin dhe qe “shpetuam” Qeverrine e Athines!?
    Kjo nuk quhet tolerance, eshte e thjeshte, te vjen tjetri ne shtepi dhe te perdhos dhe ti rri duar kryq! Ketij nuk i thone as nder as dinjitet!

  12. Lizga says:

    Mirenjohje per analizen korrekte dhe te sakte nga ana juaj.

  13. Aliu says:

    Shkrim me nivel….shume i rralle nepet gazetat tona!

  14. Asd says:

    Mister tra la la historian? E mori motra provimin mo?

  15. Zekthi says:

    Gjuan larg Dudushi. I perkedhelet Rames

  16. undefined says:

    Mjaft me shkrime te tilla prej renegatesh….moter q…e Athines erdhen e na poshtruan ne token tone e ne rrime e gjejm lloj lloj justifikimesh si b…q….sepse nuk kemi Shtet dhe jemi katandisur ne Shtepin tone si te huaj por shpresojm te kemi nxjerre mesiim nga kjo poshtrim qe na u be ne Shtepine tone….koha do ta tregoj

  17. tafa says:

    Alban Dudushi argumenti i Juaj eshte nje pike ne oqean.E verteta eshte se ne Greqi jetojne mbi 5 milion shqiptare dhe rritja e ndjenjes kombetare te tyre eshte nje nga frikat me te medha te qeverive athinase.Ata po qe mund tja vene zjarrin athines dhe greqise dhe jo keta gabelet e agimit te arte.

  18. gjuha shqipe says:

    a ka mundesi nje gazetar qe nuk njeh mire shqipen te shkruaje sic duhet???!

  19. gjuha shqipe says:

    a ka mundesi nje gazetar qe nuk njeh mire shqipen te shkruaje sic duhet???!!!
    ky nuk di as shenjat e pikesimit!!

  20. gjuha shqipe ... says:

    a ka mundesi nje gazetar qe nuk njeh mire shqipen te shkruaje sic duhet???!!!
    ky nuk di as shenjat e pikesimit!!
    Loja e grekut eshte loje e evropes po ti nuk din gja

  21. Jimi says:

    Paskemi shpetuar Greqine, thote Dudushi!? Prandaj parlamenti greke sot mbajti nje minute heshtje ne nder te atij terroristit te Agimit te arte nga Bularati? Lerini more budallaqet se nuk i ha kush keto! Do te ishte me e ndershme te thoshim qe kaq mundim te bejme ne nje situate te tille.

    1. Vata says:

      Po pse Enveri MUNDI bente ate qe duhej te beje cdo shtet sovran?
      Sepse ishte pa aleate ?
      Apo se kishte shtete miq si Jugosllavia, Greqia e Italia e Rusia?Asnjera nga keto.
      Ai e mbrojti pavaresine dinjitetin dhe integritetin e Shqiperise per gjysem shekulli sepse ishte i lindur per ate pune. Koha tregoi ser te ngresh e ta mbash nje shtet serioz e sovran nuk eshte pune per (bu)burresat e pas 90-es.

  22. Qirkot says:

    Ksaj ithone bjeme enjhere pa te shosh ata kan 30vjet qe luajn me ne eshte vertex nje turp

  23. "BOHOTINA" says:

    Dudushi eshte gazetar i mire. Eshte djale oficeri dhe sheh me larg se ti o mavriu KLIMAX.

  24. Nik says:

    Romakèt kanè njè thènie mjaft kuptimplote,”Pèr tè bèr paqe duhet luftuar “Pèrpara disa ditèsh njè gazet me zè europiane i thurte fjalè tè èmbla cipras sepse frenoj populizmin nè greqi dhe se si shpètoj ekonomin greke (por gjithashtu cipras dhe parlamenti grek nderojn njè shtetas shqiptar terrorist ,unè e kuptoj krejt ndryshe shkrimin e dudushit duke patur parasysh se e majta greke dhe e djathta kanè tè njèjtin vizion pèr politikèn e jashtme kurse tek ne opozita rreshtohet nè mbèshtetje tè terroristit dhe kundèr policis shqiptare.
    Njè shtet serioz ku funksionon ligji kurrèn e kurrès nuk duhej tè lejonte nè tokèn shqiptare qè nazistèt grek tè shfryjnè epshet e tyre shtazarake kundèr popullit mè bujar nè botè ” shqiptarève”
    Nqse do tè ekzistonte opozit nè shqipèri qeveria e ramès kishte marr fundè sèbashku me varrimin e koqifes,e nèse njè patriot dy ose tre shqiptar tè armatosur gjer nè dhembè tè ndèrhynin ditèn e varrimit dhe tè krijonin njè gjakderdhje ,kush do tè mbante pèrgjegjèsi?Ose nè tè kundèrt grekèt vet tè organizonin njè incident me vrasje .
    Pèr mendimin tim personal nuk èshtè maturia e politikès shqiptare qè paska shpètuar cipras por èsht politika jonè e korruptuar nga vet grekèt siç deklaroj ish ministri i jashtèm grek,kètu janè futur nè thesè tè korrupsionit nga janullatosi,politika shqiptare,gazeta,tv,kètu qèndron thelbi i çèshtjes “koqifes”sepse ti si shtet nuk ke autoritet dhe dinjitet tè vendosèsh greqin pèrpara pèrgjegjèsis pèr aktet terroriste ndaj shtetit shqiptar pèr tè vetmen arsye sepse je i korruptuar dhe kètè turpè populli shqiptar nuk e harron leht sidomos kur tè votojnè .

    Kryemistri èshtè i lumtur kur luan rolin e patriotit nè fejsbuk kundèr grekève por nè rastin konkret nè bularat me nder e dhje.
    Nè çdo shtet tè europès shikon huligan dhe ekstremist qè shoqèrojn skuadra futbolli duke kryer pèrplasje me policin e incidente tè shumèllojshme ,atèhere policia i arreston nè flagèranc dhe i nxerrin nè gjyqè menjèher dhe i dènojn nè bazè tè shkeljeve ,dhe unè me tè drejtè pyes:Pèrse ju z,kryeministèr lejoni disa bajga greke brènda territorit shqiptar mbasi mbushèn vendin me vorreza tè ofendojn me libra shtèpije?
    Qeveri pa dinjitet , shqiptari e ka kokèn lartè dhe gjakèftohtèsia ka njè limit.

  25. drino says:

    Alban respekte per ju por ate qe bene Greket ne Bularat a mund ta benim dhe ne ne Greqi per qindra te pa fajshem qe kane vrare atje.
    A mund te dale nje Shqipetare ne Greqi me flamurin tone ne dore.
    Greket jane raciste te ndyre, te pa shkolluar dhe injorante.
    Ne me te vertete na la regjimi i Enverit te varfer ne pasuri por te ditur….
    Kjo e tregon se si jane integruar Shqipetaret ne bote.
    Alban a mendon qe Elhajda Dani do merte pjese ne nje konkurs ne Greai dhe do i jepnin ate qe meritonte
    Ky eshte dallimi mbidis Italise se qyteteruar dhe Grekeve injorante…… Sigurisht ketu nuk futen te gjith se populli jone thote qe pyll pa derra ska por ne Greqi ka shume. Keta derra donin Enverin qe ua q*nte nenat e motrat per 40 vjet dhe jo pushtetar kukulla.

  26. 889 says:

    Shqiptaret Jane vetem per lloqe shkoshit atje o patrot Sic shkuan greket popull leshi vetem me shkruajt neper portale jeni te zote ju Jane shkerdhyer gjithmone fqinjet se jeni legena

  27. Nik says:

    Ore Z. Nik, me ke marre dhe emrin! Me qene se do te perdoresh dhe germen “ë” te Shqipes po te ndihmoj si adash dhe dashamir. Mbaje shtypur “Alt” dhe ne te njejten kohe shtyp “137”
    Tung

  28. Titi says:

    Alban te lumte je munduar te ulesh gjakrat por pa dashje shumica e shqiptareve dhe gazetareve tane kane nje admirim te madh per greket sepse amerikanet e kane pranuar se historine e greqise e kane falsifikuar lexoje nese di anglisht mire kete e thote çdo dite dhe Ngjela dhe ne e dime kete dhe pranohet plotesisht se Aleksandri i madh nuk ka ditur fare greqisht por ky falsifikim ka ndryshuar boten dhe sidomos greket tani dhe shqiptaret siç ishte Kostandini duan te jene greke dhe shkaterrojne familjen e tyre ne te gjithe e pame qe greket qeshnin ne varrim po ta dinte Kostandini nuk do e bente kurre ate qe beri e bene me arvanitasit te cilet çliruan greqine ne 1821 me pas i vrane i asimiluan me çamet mbajten te krishteret se gjoja ato gjoja jane greke e bene me Pirro Dhimen kur mbante me shume se gomari e heroizuan tani i thane je pabuks shqiptar kemi nje klimaxin qe shkruan ketu si grek i lashte por ne artikulimin e fjaleve eshte me keq se gjithe ne dhe shkruante se shqiptaret i kane vrare e i kane q… nje pyetje kisha po ky pse banon ne shqiperi mos ja ka q… te paret greku dhe e ka debuar dhe po i q. prap duke i perdorur si mish per top dhe duke qeshur ne varrim shqiptareve te zgjuar dhe jo nacionalist ju ka dhimbsur Konstandini nje djale simpatik qe vetem grek nuk mund te ishte e genjyen e sollen ne shqiperi e armatosen vete rrinin ne token greke dhe prisnin vdekjen e tij per ta rivrare perseri i lane prinderit pa djal te varfer dhe nuk mundet varferia me lemoshe dhe ne fund ka nje shprehje te mire greke qe thone grek lind nuk mund te behesh

  29. realisti says:

    Ky “trimi” i Bulatatit i ber nder vetm agimit te arte . Por per fshatin dheper familje e tije nuk mendoj fare.. Ata shoket e tije nga greqia erdhen dhe shane dhe mallkuan dhe hiken prap ne greqi. Po bularatasit qe do jetojne ketu me shqiptaret ,qe u shane ne mes te fshatit dhe ata (bularatasit) lejuan qe kjo te ndodhte . Mir thot Dudushi xhanem pomua s’me del e keqja. Minimalja qe mund te bej nje shqiptar po te takoje nje bularatas eshte te mos i flasi. Si mendojne bulatatasit se do te dalin neser ne Girokaster dhedo ti presim me lule?! ATA duhet qe ti marrim tetere ne gerqi ata qe i futen ne sherr . Ose bularatasit te distamcohen mga sharjet qe u hodhen ne mes te fshatit.

  30. luka says:

    Nje TE LUMTE te madhe ALBAN! Ndersa ata qe jane bere merak pse greket hyne dhe shane shqiptaret, duam t’ua kujtojme se qeveria shqiptare nuk ndejti duarkryq por ndaloi nja 12 cope dhe shpalli te padeshirueshem dhe u ndaloi hyrjen per gjithmone nja 12 te tjereve. Keshtu vepron nje qeveri qe di te qeverise ne te mire te popullit te vet.

  31. Nesi says:

    Po sikur Kacifas te ishte Turk, cfare do kishte ndodhur? Do kishim shpetuar Turqine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje