‘Il Padrino’: Ceremonia e varrimit në Vlorë që kaloi në heshtje, ku morën pjesë 500 persona. Vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km

9 Nëntor 2018, 18:56Politika TEMA

Ndërsa e gjithë vëmendja dje ishte përqëndruar në Bularat ku po mbahej ceremonia mortore e ekstremistrit grek, Kostandin Kacifas, në Vlorë familjarët e të afërmit përcjollëm për në banesën e fundit Edison Harizajt.

39-vjeçari mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 6 nëntorit në Durrës. Ndërsa miku i tij Genci Çaçi, i cili udhëtonte me të në makinë, humbi jetën një ditë më pas në spital.

Miqtë e Harizajt janë kujdesur për të pasur një ceremoni private dhe larg ‘të paftuarve’.

Madje janë siguruar për të mos lejuar asnjë lëvizje tjetër në rrugët ku do të kalonte kortezhi.

Kjo, dhe për arsye sigurie edhe të personave që merrnin pjesë në varrim.

Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit, ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.

Si ndodhi vrasja

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz.

Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nëntor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçin, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona të tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie.

Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat.

Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë, të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha.

Pistat e hetimit

Tre janë pistat e hetimit.

Hakmarrja për shkak të veprimtarisë së kriminale dhe konflikteve në të kaluarën është pista kryesore mbi të cilën po zhvillohen hetimet për vrasjen e Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, 6 nentor, në Durrës.

Policia ka rihapur dosjet e vjetra për një seri ngjarjesh që fillojnë prej vitit 1999, në të cilat 39-vjeçari rezulton i përfshirë brenda apo jashtë Shqipërisë.

Hasmëria e parë që familja e Edison Harizit ka pasur në Vlorë daton në vitin 1999 ku një prej tre vëllezërve familjes Veseli, i vrau njërin dajë dhe i plagosi dajën tjetër, pas një konflikti të nisur për një gërvishtje makine.

Kjo ngjarje pasoi me një seri ekzekutimesh nga të dyja familjet, ndërsa nga tre vëllezërit Veseli, aktualisht jeton vetëm njëri, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë.

Pista e tretë mbetet ajo e ekzekutimit “për influemcë” në botën e interesave të grupeve kriminale në lidhje me ndarjen e zonave dhe përfitimeve të aktivitetit të paligjshëm.(Ora News)

12 komente në “‘Il Padrino’: Ceremonia e varrimit në Vlorë që kaloi në heshtje, ku morën pjesë 500 persona. Vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    kur policia apo RENEA merren me nacionalizem dhe ”armiq” greke ne vatan sunitet gjaxore hedhin valle nen bresherine e kalaznikoveve apo hanxhareve duke mbushur varrezat ………………hihihihihihi,gezuar ramazonin!

    1. Ptuuuu,,,, says:

      O KELYSHI JANULLES,,,SHIKO ATA JEVGJITERIT MATANE,QE PO’ VRITEN PER PORTOKALLE DHE PER ULLINJ,,,,BEJ TE FALA KACIFAS,,,,HAJDENI PRAP ME ARME, SE NE BYTH DO JA U FUSIM,,,

  2. Kapedani says:

    Bravo Vlora!
    Keto po qe jane vlera me te cilat duhet te mburet qyteti!

  3. alb says:

    Ne Bularat 2000 grekë varrosin një hero ndërsa në Vlorë 500 shqiptarë varrosin kriminelin e rradhës.
    I pari u vra për një kauze ndërsa i dyti për rrugaceri.
    Qe këtu fillon e keqja e rraces shqiptare.

    1. Taulant says:

      Ne Bularat u vra nje terrorist tamam qe nuk kishte asnje ndryshim me ata te ISIS. Kjo ishte nje jave e mire per Shqiperine 2 bastarde kriminele me pak ne territorin shqiptar.

  4. labi says:

    ti grekafon pallikari ose si i thoni ju te janulles palikari sa me shpeit te shkosh te Takosh kaciqin qe vdiq ne gjirokaster beji te fala me flamurin qe doni ju grekafonet ????????tope tope pallikari rrac turku greket ???????????????????

    1. Kanina says:

      O lab kari idiot shkoshit ne bularat po’ ju jeni krimba

  5. Çentrale says:

    Po ndonjë foto nuk kishit, po ja fusni kot 3 km, që do të thotë nga Skela tek Spitali

  6. Kanina says:

    Ky eshte tmerr ne vend qe te shkojne ne gjirokaster nderojne hajdutin shqipri moj e e mjera shqipri

  7. te flasim si njerez says:

    Po mire ky ka vrare ne 1999 dhe ishte i lire duke bredhur me makine?i Me çudit ky qendrim, atehere paskan te drejte te bejne vetegjyqesi njerezit, por ne radhe te pare duhet te kene kujdes dhe ata gjyqtare qe i kane lene te lire kriminelet. Edhe ata duhet ta pesojne se kane marre para te madhe duke shkelur mbi gjakun e viktimave. Gjyqtaret duhet te jene te paret.

  8. HQ-18 says:

    Po boll bëtë nga 3 faqe për plehrat o ju qifsha robt.
    Këta po jua mbushnin fëmijve tuaj hundët me drogë dhe ju u bëni reklama Jo padrinjo , Jo biznesmen.
    Ata që hanë nga shpatullat e djersa e tyre janë ‘padrinjo’ ‘biznesmenë’ apo ‘bosa’, Jo këta pisa që luajnë me jetët e njerëzve .
    Është mbushur Shqipëria me plehra e kriminelë e ju ngelët .. Jo padrinjo…. Jo bolet e mia. Ptu ..pisa injorantë, pa pikë dinjiteti..

  9. boss says:

    Shqiptaret vrasin njeri tketrin ndersa Greku i qi ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje