Në Tiranën e telenovelave turke, ku askush nuk lexon apo dëgjon muzikë!

9 Nëntor 2018, 09:47Kulturë TEMA

Nga Ardian Vehbiu*

Vij në Tiranë, më hidhen në qafë telenovelat turke. Më ndjekin, edhe kur i dëboj. Muzika që i shoqëron, si sherbeti bakllavanë, më fton të përtyp edhe unë skena pas skenash me gra që zbukurohen, dhe burra që burrërohen, pleq që plaken dhe të rinj që rinohen; teksa individët ngecin e nuk dalin dot nga pezhishkat e vëllezërve dhe motrave të humbura dhe të rigjetura, prindërve të rremë dhe prindërve të vërtetë, vjehërve të pasur dhe vjehrave intrigante, fëmijëve të mohuar dhe jetimëve, njerkave dhe thjeshtrave dhe trazirave të tjera relacionale; të gjitha këto të thurura në narrativa të ujshme, që pikësohen vetëm nga zilet e telefonave.

Personazhet japin e marrin mes tyre, zihen dhe pajtohen (më shumë zihen), qeshin dhe qajnë (më shumë qajnë), humbasin në mendime, humbasin pusullën, përgjojnë dhe përgjohen, ngasin makinën, meditojnë në makinë, flasin në celular, ulen të hanë vakte të bollshme, sapunisen në dush, veshin xhinse të ngushta dhe kostume poliesteri, flenë në krevate të buta, pastaj sëmuren dhe e kalojnë një pjesë të mirë të kohës herë spitaleve herë si pengje (madje edhe si pengje të spitaleve).

Nuk i sheh kurrë të hapin librin, të lexojnë gazetën, të dëgjojnë muzikë (qoftë edhe kolonën e tyre zanore), të shkojnë në teatër, në koncert, në kinema a në stadium, të luajnë me njëri-tjetrin (madje as shah), të hapin kompjuterin e të hyjnë në Internet, të merren me sport ose me ndonjë hobby tjetër; jeta e tyre përtej ndërveprimit me njëri-tjetrin është zero.

Prapa një maske realiste, telenovelat sendërgjojnë një botë artificialisht të reduktuar, të varfëruar, meskine, mizerabël në mediokritetin e saj, disiplinim në mungesë të çdo shkeljeje a kaosi; në fakt askush nuk jeton kështu, askush nuk mund të jetojë kështu. Edhe të burgosurit në death row përjetojnë më shumë gëzim dhe larmi, gjithë duke pritur momentin fatal. Përmes teknikash faux realiste, jeta na përcillet nga këndvështrimi i një qenieje rrënjësisht inferiore, me ambicien intelektuale të një miu shtëpie ose një pulastreni.

Pastaj mendoj për të gjithë ata ndër shikuesit shqiptarë që i ekspozohen këtij universi të gjymtë ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti dhe pyes: a mund të ndodhë që stili i të jetuarit, sado artificial, të rrjedhë nga ekrani në botën këtej dhe të kultivojë – pavarësisht nëse qëllimisht apo jo – farën e çfarë ka  meskine te ne? Që të na ngjitet kjo flamë nëpërmjet kontaktit? A ka rrezik që ta bëjmë tonën këtë shëmti të së jetuarit minimal a të një vegjetimi të kripur me konflikt të stisur?

A ka rrezik që ta kemi pasur tashmë tonën dhe ta kemi kamufluar me shtirje të përsosur? Do të ishte më keq se varfëria, sa kohë që do të ofrohej si model i atyre që duan të dalin nga varfëria…

Dhe këtu i vetmi ngushëllim për mua: këto personazhe telenovelash, aq të varfëruar dhe të thjeshtuar që janë në tru, të paktën nuk shohin ata vetë telenovela.(Peizazhe.com)

*Titulli origjinal: Të jetosh i sheshuar

21 komente në “Në Tiranën e telenovelave turke, ku askush nuk lexon apo dëgjon muzikë!”

  1. sul korriku says:

    Une besoj qe me e dobishme do te ishte qe parlamenti te ndalonte me ligj telenovelat turke se sa pijet energjike dhe freskuse.
    Në se parlamentit i ka mbetur vetem nje fishek budalla, le ta perdore per telenovelat turke.

    1. Flm says:

      Shpelarje TOTALE e trurit dhe Turqizim i heshtur dhe i pa “vetdijshem”.
      Kjo eshte ajo qe ju ofrojne “patriotat” e historis, e medias dhe politikes shqiptare.
      ###
      Pa harruar 1 here ne jave “ushqim” armiqsor dhe anti-Helen.
      ###
      Bravo parat e pista nuk shkojne deme tek Vipat e listes se Gjulenistave dhe Erdohanistave. Dhe ti o popull ha jonxh dhe Erdogrul.

      1. Eri says:

        Per mua shyqyr qe jane sepse e mbaj televizorin ndezur pa pasur frike se femijet mund te shikojne skena imoraliteti. Nese ti gazetar a cfar je mund te besh filma me te mire urdhero beji. Ama mos na bej si kritik arti kur ne ato filma nuk sheh ndonje gje negative. Por si duket greket te paskan dhene ndonje dreke te mire per kete artikull.

    2. Toti says:

      Sapo bëri namin Mirela Kumbaro duke lexu libra pa fund, të mëdhenj dhe të trashë ?

    3. Elton says:

      Nuk jane telenovela more mjeran. Por jane filma serial. Telenovelat zhvillohen me dekore. Por duket qe qenke dhe me sheqer se s’te pelqenka sherbeti bakllavase. Qe ta paska zene frymen si pezhishke

    4. Mandi says:

      Po cke more Ardian Vehbiu se cbejne familjet shqiptare se cfar filmash shohin. Shiko familjen tende se nuk e ke me te mire.

    5. Saimir says:

      Po grekut/serbit si do ja bejm? Pa ushtri e pa shtet, turqisht i thone jena ibret.

  2. prandaj po shndrohen ne idiote te gjithe .

    Ne Europe mesatarja e leximit per qytetare arrin minimumi 3 Romane ne Muaj .

  3. albi says:

    eshte shkrim i bukur. shpresoj te shoh te tjera shkrime te tilla

  4. KY KURV VEHABISTE
    S’I LINTE GJE PA SHARE HEROIT TONE KOMBETARE

    E PAPRITUR

    NA QENKA SHQETSUE PER TELENOVELAT E PORDHES SE MADHE
    TE SULEJMANIT NGA ANADOLLI NE EKRANET SHQIPTARE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    FYTYRA E SHARLATANIT KA LINDUR E TILLE

    AJO S’MUNDET TE NDRYSHOJ KURRE

  5. Sinori says:

    Mire e ke shkruar mo Ardian, por te lutem hiqi nga shkrimet e tua ato barbarizma (sa bukur i quanim ne kohen tone fjalet e huaja kur i perdornim pa qene nevoja) nga shkrimet e tua.
    Perse duhet te perdoresh “death row” (anglisht) ose “faux” frengjisht kur flitet per filma turq apo per shikuesit shqiptar.
    Asnje nuance a karakteristike vendi nuk shtojne shprehjeve tona shqipe “radhe e vdekjes” ose “e reme” a “e genjeshtert”.
    Shqipja jone mund te shprehe edhe koncepte shume me te nderlikuara se sa “death row” ose “faux”.
    Long live Albanian! We do speak Albanian!

    1. Elton says:

      @sinori.Po ti “patriot” perse e mbylle me anglisht

  6. The Turks left Albania backward and continue to do so with their backward Mongolian style.
    Albanians are western in their head even though the Turks are trying to keep them as a satellite dish in Europe by telling them that we are brothers. The only brothers they have is the Turks Kosovar because the real kosovar as we all know are Albanians and they are clean blood even if they are Muslim.
    Do not watch the Turkish programs otherwise you become like them: pilaf , qofte , grosh.
    Wake up Albania!!!! 500 yrs was more than enough damage.

  7. Telenovelave turke, por jo vetem ketyre, u ka dale kallaji me kohe. E siguroj artikullshkruesin se telenovelat turke ndiqen nga shume pak shikues. Nuk ka nge njeri kohe te tepert qe ta shpenzoje me telenovela, aq me teper kur jeta sot tek ne rshte nje telrnovele e absurdit dhe kontrsteve te thella, etj. Ne kemi telenovelat Babale, Xhisela, Jushi, saja, etj. Cfare do ndjekim kur te ndalen bastet sportive, ky eshte problem…Nuk dime cfare po gatuajne intelektualet dhe krijuesit, Shteti, etj., per mbushjen e ketij boshlleku kulturor!

  8. Ben says:

    Akoma me telenovela merren Shqiptaret? Une kam mbI 20 vite ne SHBA dhe ketu as nuk e ka mendjen njeri tek telenovelat por tek puna dhe familja! Shtrohuni punes dhe i lini telenovelat! Po pse telenovela Turke? Turqia nuk shquhet shume per kinematografi apo Shqiptaret Jane kthyer ne Filo Turq tani! Ktheni syte nga perendimi of te mjere! Mos u genjeni me ca kacidhe turqie se nuk eshte paraja gjthcka por cfare te mire ke krijuar per brezat e ardhshem qe perfshijne edhe niperit dhe sterniperit a atyre qe po e bastardojne popullin Shqiptar per case pare te felliqura.

    1. Eri says:

      @Ben. Ore Ben po filmat turq i ke ne te gjithe boten. Perfshi Ameriken e jugut dhe te veriut. Futu tek Netflix se do te gjesh sa te duash aty. Edhe cdo te thote kjo sipas mendimit tend qe dhe amerikanet jane bere filo turq??!!

  9. Ben says:

    Edhe mund te jene ne Netflix, por jane per tu blere. Por nuk shfacebook ne simple Cable channels ose.Hbo, Stars, apo Showtime. Ne SHBA ka edhe kanale Shqiptare po ti blesh. Por te shfaqen filma Turq me shumice ne Televisionin Public Shqiptar bie ere e keqe. Mbase e di qe SHBAja eshte nje cike ndryshe sepse ka popullsi nga vendet te ndryshme dhe Shumica e paketave televizive spanjole, Italian e e te tjera Jane per ata kliente nga keto vende. Mesa po marr vesh ketu, filma the turq u serviren Shqiptareven po I pyetur. Nuk ma merr mendja qe Shqiptaret te kene kaq preference per kinematografine turke dhe nese kane preference kjo do te thote qe eshte mere me qellim. U eshte servirur si pjese e propagandes Turke qe mundohet te rikrijoje perandorine e vjeter.

    1. Eri says:

      @Ben. Ne netflix filmat i ke free thjesht ben pagesen mujore si tek HBO Showtime dhe kaq.Pastaj shqiptaret nese duan ti shohin , i shohin ,nese jo nderrojne stacion. Secili e dine vete punen e tij. Sa per krijimin e perandorise se vjeter nuk besoj se krijohet me filma. Ama duket qarte qe shqiptaret kane preferenca dhe interes. Sepse ndajne me turqit te njejtat tradita te njeten muzike dhe shume fjale te perbashketa nga osmanishtja. Ashtu si edhe greket qe rrine gjithe diten duke share turqit dhe nuk lejne film turk pa pare.Po ti nuk ke faj qe je bere turkofob. Se historia shqiptare e drejtuar nga sllavet dhe greket nje pjese si puna jote kane pesuar shplarje truri me rrenat e pseudo historianeve.

  10. Saimir says:

    Po grekut/serbit si do ja bejm? Pa ushtri e pa shtet, turqisht i thone jena ibret.

  11. Pellazgos says:

    Nje shtet si Shqiperia qe kriminelet i quan te njejte me viktimat Turke, eshte thjesht per tu “admiruar”.
    Llogaria e mire thote populli,bejne miq te mire.
    Ky popull qe gabim quhet “shqipetare” duhet ta filloje Alfabetin nga Alfa.
    Bejme nje llogari te thjeshte,sado duket e cuditshme per “filosofet dhe historianet” shqipetare.
    Eshte viti 1821,ne pjesen turke qe sot eshte Greqia u ngriten populli Arvaniras dhe Greke te clironin Epirin dhe Ilyrine nga Osmanet.
    Kunder kujt luftonin keta do thoni ju?
    Kunder myslimaneve shqipetare te Ibrahim Pashes qe bente kerdine ne Pelopones.
    Heronjte turq te ashtuquajture “Shqipetare” si Naimi,Samiu,Abdullahu,Ismaili nuk u bashkuan me “vellezerit” e tyre Arvanitas por shkuan te gjaku dhe atdheu i tyre ne Turqi!
    Do thote dikush qe nuk e kishin marre vesh qe “Shqipetaret” Arvanitas qe
    po i vrisnin vellezerit e tyre te Anatolise.
    40 vjet perpare luftonte Bubulina me Arvanitasit qe i dha Revolucionit gjashte anije nga gjaku dhe pasuria e saj dhe ne nje beteje me keta turq heronj “Shqipetare” kerkonte koken e prere te djalit te Saj.
    Keta jane myslimanet e shtetit te nje Organizate Islamike.
    Mua nuk me vjen keq qe keta trushpelare apo edhe nostalgjike te Erdoganit qe fatkeqesisht jane shumica,por per te tjeret qe e konsiderojne veten Shqipetare dhe gane ne nje sahan me kriminelet e historise se Epirit qe dihet se cfare Identiteti ka pasur,ate Helenike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje