Publikohet dokumenti i Ramës për Metën: Ja pse duhet dekretuar Sandër Lleshi

9 Nëntor 2018, 17:32Politika TEMA

Vizion Plus ka zbardhur relacionin qe kryeministri Edi Rama i ka dorezuar presidentit Ilir Meta, mbi emerimin e Sander Lleshit ne postin e ministrit te Brendshem.

Burime nga Qeveria thone per Vizion Plus se ne shkresen me dy faqe, kryeministri evidenton domosdoshmërinë per të pasur një ministri të brendshme funksionale në këto momente delicate.

“Kryeministri i Shqipërisë me përgjegjësinë kushtetuese për plotësimin e funksionit të mbetur vakant të ministrit të Brendshëm, në një fazë delikate dhe të rëndësishme të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në një moment të rëndësishëm për demokracinë e një vendi, siç është periudha përgatitore e organzimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i drejtohet presidentit të Republikës për të propozuar Sandër Lleshaj për t’u emëruar në detyrën e ministrit të Brendshëm”, thuhet në kërkesën e Ramës.

Po ashtu në dokument evidentohet karriera e gjeneral Sander Lleshit si dhe vleresimet qe ai ka marre nga partneret nderkombetar.

E në fund, Rama ripërsërit dhe njëherë vendosmërine e qeverisë së tij për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku roli i ministrit të Brendshëm është thelbësor:

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksioanle është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve e arritjen e rezultateve në sajë të një kontributi e bashkëpunimi institucional që janë thelbësore në këtë proces.”

Me shume gjasa, propozimi i Kryeministrit do te qendroj te pakten deri te merkuren ne zyren e kreut te shtetit pa nje pergjigje, dite kur dhe Presidenti Ilir Meta kthehet ne atdhe pas nje vizite zyrtare ne France.

6 komente në “Publikohet dokumenti i Ramës për Metën: Ja pse duhet dekretuar Sandër Lleshi”

  1. Mashkullori says:

    Turizem te “mbare”,Like floriri,pa vendin lere pa minister…
    Te pakten beju burre,merre gruan me vete,mos lere vajzat pa shkolle.
    Pastaj burri,ka dhe nevoja fiziollogjike,nuk duron dot pa grua per kohe te gjate….

    1. Shqiptar says:

      @Mashkullori. I le rene ne koke. Nuk i shtoj dhe as i heq asnje presje komentit tuaj. Pershendetje.

  2. Turi says:

    Pika qe si bie!Ka shkur ndoshta me ftese te presidentit Francez per 11 Nentorin diten e perkujtimit te 100 vjetorit te te reneve ne luften e pare boterore.Me siguri atje do te paguaj nga xhepi (i shqipetareve te vjedhur) per te bere nje foto edhe me Trampin,perse jo edhe me Makronin apo me Putinin e per te na treguar se edhe ai eshte personalitet!Pyetja eshte sa eshte pagesa per te dy fotot e toto Likes dhe se i ka nga taksapaguesit shqipetare apo nga ato te depozituara ne Monako!Te gjoret i lane parate rrugeve vetem per te bere foto !Hajde mbaje Moni Sihanukun n.q.se ka vajtur edhe ajo!

    1. Idiotski sunitus says:

      STUPIDO

  3. Gri says:

    Mos u kthe Like F.! Edhe per ” Komandant i pergjithshem” nuk kemi nevoje! Greket u futen dhe perdhosen Shqiperine, por ti su trembe, kenges ja more ne Kalabri! I pacipe! Mire qe se shpalle dite zie kombetare per Kacaflaqin!
    Te gjithe e dine qe ti s’ ke per te firmosur! Por… letren ta bene sot….Dardha e ka bishtin mbrapa!
    Flm Mero per fotografin ne krye te ketij shkrimi!
    Si qenje e mjere dhe e peshtire ke dal o Like!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje