Unë, Vangjush Dako dhe një telefonatë nga Përmeti

11 Nëntor 2018, 19:00Politika TEMA

Nga Kristo  Mërtiri 

Miqtë e mi të shumtë përmetarë (të gjallë e të vdekur) nuk janë nga ajo racë që të ndjekin si hije gjersa zgjat dielli mbi Dhëmbel e Nemërckë.

Dhe mësuesja më e madhe është Koha. Faktet dhe provat mbi 40 vjecare nuk janë pak. Në atë trevë të bekuar nisa udhën e gjatë të gazetarit profesionist. Në lule të djalërisë ! Në qytetin e luleve të paprekshme.

Udhë e mbushur me mirësi e urtësi; me njerëzillëk e dashuri; me kulturë e qytetari; me kaba gërnete që pikojnë gëzime e trishtime, gaze e maraze.

Balsam i vërtetë që derdhet përjetësisht si erë dehëse borziloku e trëndafili dhe qetëson cdo shpirt të trazuar nga dhembshuria e kulluar.( Ndoshta është qyteti i vetëm në botë, ku në varrezat e tij mund të dëgjosh live edhe të qarat e sazeve të famshme që kujtojnë e nderojnë amanetin e Laver Bariut me shokë !…). Jeta mban ndezur jetën. Zemra qan, zemra këndon. Dje, sot e nesër. Dhe Vjosa pa pushim mërmëron, por edhe rrëfen e shkumëzon.

Brigje më brigje, “jo me lotë, po dhe me ligje…”. Ashtu shtruar e pa qibër. Për njerëzit e mirë, lerë e rritur në këto vise plot visare lokale e kombëtare. Historikisht kështu. Vite të tëra, te ky burim jo dosido i rakisë dhe verës me nam, nuk pashë asnjë të dehur a sherrxhi të pandreqshëm në qytet. Asnjë vjedhje, asnjë vrasje, asnjë shkëndijë kanunore për gjakmarrje e hakmarrje.

Asnjë pirg me plehëra e mbeturina nëpër rrugët e rrugicat gjithnjë të pastra si bora në male. Dhe dita e djersitur përcillej mbrëmave me shëtitjet këtej e matanë lumit ku “lule djemtë e nënave” kuvendojnë dridhshëm pranë monumenteve që hodhën shtat nga dalta e përmetarit të madh, Odhise Paskali.

Këtë meditim a parathënie me zemër, mu në zemër të Tiranës, nuk e ndali dot as ajo telefonatë befasuese nga Përmeti im i dashur. Se lidhjet e mia shpirtërore në dekada, janë ende si prush i pashuar e pa flakë. “Dëgjo mua, mos e harro atë llafin e gjyshit tënd shpirt njeriu : Flaka të djeg, prushi të ngroh !”, më thoshte dikur shoferi veteran, Jano Dhimarko, kur do transferohesha me rezidencë në Sarandë e pastaj në Myzeqe.

Ai burrë i palodhur e kokëplotë zotëronte një humor të lindur e të zgjuar, bashkëpunëtor i shtypit të shkruar dhe mik i mjaft gazetarëve. Jo më kot e kujtova 3 ditë më parë, pas asaj bisede telefonike aspak të rëndomtë. Bisedë që rrodhi vetiu pa maska e shashka, pas një kuvendimi të hapur e vëllazëror për Vangjush Dakon, Kryetar i Bashkisë së Durrësit. Me rrënjë e me degë përmetare(informacion që e mësova për herë të parë). Që mua më vuri jo pak në mendime.

-Ju atje në metropol sikur vraponi më tepër nëpër gjurmët zhurmëmëdha të debatit politik e partiak në ekrane dhe bërtisni si tifozë të djathtë e të majtë. Dhe mileti shushatet e tulatet, sidomos në provincë. Përshembull, disa emisione “Opinion” tundin e shkundin thjesht akuza politike, pa fakte e argumente mbushamendëse. Kolegët e tu të rinj, miku ynë, gogësijnë shend e verë pranë rrëkeve të pista me përgjime të vjedhura e të sakatuara si mos më keq. Përgjime që gjoja shtojnë orekset militante të luftës kundër “pandëshkueshmërisë”.

Përgjime në hava, gati ordinere e badiava ! Asnjë dokument me figurë e zë nuk na bëri të thoshim me plot gojën “jazëk i qoftë, që merr e jep para të qelbura!” për një kolltuk kryetari a manari. Nëse ke parë e dëgjuar më mirë ti, na thuaj… Ore babam, a të kujtohet kur hoqe picirin vite më parë, pasi erdhi një letër “parimore” dhe plot “vigjilencë” nga një zyrë në drejtorinë e minierës në Memaliaj ?

Tri pasdite rresht mbledhje partie e dhënie llogarie : Përse ke zbutur hapur “luftën e klasave”, duke takuar në mexhlis një të deklasuar e të dënuar me punë krahu nga Tirana në galeritë dhe llavat e nxjerrjes së qymyrgurit ?!

Ndryshe shkruan në gazetë dhe ndryshe vepron në jetë. Apo të pëlqen morali i dikurshëm i priftërinjve ? Ky nuk është gabim i vogël, por faj.

Aq më tepër që je edhe kokëfortë dhe nuk pranon të bësh asnjë autokritikë të sinqertë… Tri pasdite ogurzeza që ndoshta të ndoqën këmba-këmbës, në monizëm e në pluralizëm. O lako, përse nuk e rrëfen ende publikisht, të plotë e pa censurë ?

Aq më mirë kur personi që takove vetëm 4-5 minuta në këmbë (personalitet i shquar në fushën e Kulturës), gjatë Tranzicionit “demokratik” u bë edhe deputet. Nuk humbet asgjë, vetëm në fitofsh gjëkafshë…

Ndërsa Vangjush Dakos i kërkojnë hesap se përse ua hap celularin qytetarëve votues me “cene” në biografi; përse fiton me mijëra vota më tepër se kandidatët e tjerë; përse lëvrijnë nga zyrat prokurorët; përse i paska “thyer” krahun ish ministrit të fundit të Brendshëm (inkubatorit të intrigave në PS); pse nuk je aksioner a pronar i kazinove në qytetin bregdetar; përse nuk bëri dot ca ditë pushime familjare në Perëndim etj. thagma foshnjore me frymëzime të verbra partiake e ulërake.

Madje, ndonjë analist megaloman e toroman, kënaqet shumë kur kujton se i ka hedhur më shumë dru zjarrit akuzues e shpifës nëpër studio televizive komode por demodé në përmbajtje. Dhe bëhen sa hap e mbyll sytë prokurorë e gjyqtarë të përgjëruar. Shkurt, shtiren e ngjiren se paskan monopolin e së vërtetës…

Përmetarët e mi nuk janë nga ajo racë që as qajnë, as qeshin ! Por as paratë nuk ua falsifikojnë dot njerëzillëkun apo zotnillëkun, ndershmërinë e dinjitetin. Unë nuk e kam takuar asnjëherë Vangjushin gjer më sot. Dhe as kam folur ndonjëherë në celular. Tani që mora vesh rrënjët e tij, nuk provova asnjë hidhësirë. Përkundrazi.

Sa për Dakot e Tremishtit; për Dëshmorin e Atdheut, të paharruarin Todi (emrin e të cilit mban nipi i tij në Përmet); për xha Golin, mikun tim të vecantë ish partizan i Brigadës së Gjashtë e që sot prehet në Bolëngë, dikur kam shkruar me shumë dashuri. Ndërsa shënimet e ndritura të Mihal Gramenos për një hero të vërtetë të Luftës së Mashkullorës, djaloshin trim Hajredin Tremishti, nuk harrohen. Brenda e jashtë Shqipërisë. Nuk besoj se gjen ndonjë shqiptar që nuk ka kënduar a dëgjuar gurgullimën popullore 110 vjecare për Cerciz Topullin dhe djemtë e tij luftëtarë për Vegjëlinë e Kombin. Tregojnë se lotët breshër të Cecos për Hajredinë (krahun e tij të djathtë) atë natë marsi pas daljes nga rrethimi, turbulluan edhe vetë Drinon e Viroin.

Historia do flasë brez pas brezi… Kur u mbyll biseda në telefon, nuk i shpëtova dot ndieshmërisë shpirtërore, meditimit e përsiatjes publicistike. Por një kërkesë të tyre s’mund ta hedh pas kurrizit : “Nuk të jemi lutur kurrë, miku ynë i vjetër, na e bëj kabull.

U thuaj kolegëve profesionistë e amatorë në metropol(jo ca alabakëve shërbëtorë jargashë e lëpirës në media), të paktën të mos e nakatosin Vangjushin me të fundin ish ministër të Brendshëm. Ai djalë është disa minare më lart në shumë drejtime…”. Më tej. Po Prokuroria e Përgjithshme përse hesht përballë “krimit elektoral” që denoncohet pa doganë ? Apo, le të bëhen “lesh arapi” opinionet e papërgjegjshme e kallpe ! Mos vallë duan të përsëritet ai precedent i turpshëm politik si me Fatos Nanon ? Sepse të japësh urdhëra politikë për pranga e arreste dhe të deklarosh në podiume publike akuza hipotetike e qesimce, gjoja “duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera”(pa fakte e prova konkrete),nuk është thjesht politikë aguridhe e tymuese.

Por edhe ligësi e pashoqe…Fjala vjen, të dielën që shkoi, mësuam se nga Anglia paska ardhur një grup i posacëm për pastrimin e parave, duke dorëzuar ca dosje për llogaritë në Londër.(Pra, thashethemet e derisotme për ca politikanë shqiptarë të Tranzicionit rrumpallë që “pasuruan” shtetet e huaja me numra të majmë llogarie, jo të gjitha paskan qenë thashetheme akshami!). Ndërsa mua mu faneps portreti i ish partizanit të kulluar, Goli Dako. Po dilja nga Libraria e qytetit të trëndafilave, ku sapo kisha blerë veprat e përmetarit mëndjehollë e plot humor therës, Nonda Bulka. Fiks 38 vjetë më parë! Ndala hapat në trotuar dhe po shfletoja nxitimthi. Befas, një dorë burri më ra lehtë mbi supe dhe sikur mu lut të gjeja një shkrim satirik botuar për herë të parë në revistën e shumënjohur “Hosteni”(1954). Ashtu i heshtur, buzëqeshi lehtë xha Goli. E lexova me zë e si me një frymë : “Mjetet qytetëruese që ndihmonin popullin për të votuar “shpejt e mirë” kanë qenë tre : Druri, Kamxhiku dhe Ryshfeti. Ky i fundit përdorej i pari dhe kur ky s’pinte ujë, ndërhynin qytetërimisht dy të tjerët… (Pyesim sot : Vërtet gjurmët e komedisë së zgjedhjeve zogiste, ende nuk janë shuar ?! ). Fjalimet e deputetëve në kohën e votimit fillonin zakonisht kështu : “Të dashur bashkatdhetarë ! Më jepni votën dhe ju premtoj se Shqipërinë do ta bëj Zvicër”. Ishte i vetmi rast kur gënjente pak. Florinjtë që vidhte i shpinte në Zvicër.

Kështu që Zvicrën e kishte bërë Shqipëri, atdhe të dytë, ndofta atdheun kryesor, mbasi për të fjala Shqipëri rimonte kurdoherë me fjalën tingëlluese flori…”. Nuk kanë thënë kot të parët : Liria fillon nga ironia !

18 komente në “Unë, Vangjush Dako dhe një telefonatë nga Përmeti”

  1. Stefani says:

    Te lumte, te lumte Kristo Mertiri. Nje shkrim ndryshe perballe opinioneve qe levrijne neper televizore apo ne takime partiakesh. guxim qe ty o penepathyeri nga sa te njohim nuk te ka munguar. Respekte te thella per gjithe shkrimet e tua.

  2. Safeti says:

    Artikullin qe sapo lexova do ta therrisja zeplote: Nje poeme zemre dhe frymezuese per Permetin tone te bukur dhe permetaret nga nje gazetar dhe Atdhetar me -A- te madhe.

    1. palla says:

      Fort majr ka shkrue ky gqzetar per permetarin V. Dako. Vetem plenat e ketij vendi munet me e akuzue z. Vangjush. Asht nje politikane e pd qe asht kosovare dhe qe vjen hera e qelbun pasi nuk di me u pastrue asht duke e akuzue. Kjo femer koqovare asht me te tana cilesit femer e rrugeve.

  3. Mashkullori says:

    Me pelqeu shume shkrimi,zoti Kristo Mertiri.Edhe une jam kunder thashethemeve,kunder akuzave te pafaktuara me ze,me figure,me dokumenta.Nuk kam vjedhur kurre ne jete,nuk kam bere asnje krim,faj,apo akuze te pabaze e personale.I vetmi gabim i imi,si i te gjithe Shqiptarve,komuniste,balliste,puntore,kooperativiste,te perndjekur apo te internuar,ka qene “solidarizimi” me vijen e partise,ne luften e klasave,ne luften brenda llojit ne kohen e goditjeve te byroisteve “armiq”.Per kete arsye nuk besoj ne te tilla akuza.Prandaj dhe ne kete shkrimin tuaj,me te cilin jam plotesisht dakort,sic them ne fillim,me intrigon dicka e pa faktuar nga ju,apo telefonata prej Permeti,per ish ministrin e fundit socialist,(ju nuk e citoni,Fatmir Xhafen).te cilin e akuzoni si:”INKUBATORIN E INTRIGAVE NE PS”.
    Sikurse kam the me lart,ndjehem i cliruar nga politika,qofte e majte apo e djathte dhe nuk mbroj ose akuzoj askend,perderisa nuk kam fakte ne duar.Po ju,ne gjithe shkrimin e ndeshkoni kedo qe akuzon e shpif pa fakte,perse bini vete ne kete llum mediatik e politik?
    Ku bazoheni qe e quani,(perderisa e thoni ne shkrim jeni dakort) dhe ju,Fatmir Xhafen:Inkubstor te intrigave ne PS?
    Ne se do ishte e mundur,mbase jo ne kete shkrim,ne keto komentet ketu,por ne nje shkrim te dyte mund te na shkoqitesh dicka ne sa kerkoj…
    Me respect per shkrimet tuaja…

  4. Tatjana says:

    Ngrihet nje problem i rendesishem, te marrurit neper goje, kudo qe ndodhesh, kerkon burg per iksin e tjetrin si ne kete rast me Gjushin. Per cinteresa behen eshte tjeter pune, ndoshta ketu erret dhe gdhihet lepuri. Po mire, si e provon kete. Drejtoju fare bukur prokurorise dhe pastaj te gjykohet per akuzat e sterakuzat qe behen. Keshtu te teket ty, te me varrosesh mua se ke qejf ti. Jo byrazer. Edhe per Dakon nese ka gjera qe duhen ndjekur ta bej prokuroria dhe po qe i perlyer, ti jepet ajo qe i takon. Se keshtu nuk leme njeri pa baltosur. Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe jo te shpifesh per te tjera interesa.

  5. Gerti Bodari says:

    Pershendetje Kristi!Faleminderit per vletesimet qe ke bere per Permetin.Dinjitoz per ate qe ke shkruajtur per Vangjush Dakon,per njeriun e punes,per qytetarin e Përmetit dhe Durresit,per drejtusin e pushtetit vendor te qytetit te Durresit.Ata qe shkruajn e qe flasin keq po te duan ta provojne ne vitin 2019 dhe do te kene petfundimin e Grida Dumes te nje humbje me te Madge.Kristo pershendetje Tu befte pena (top).

  6. Dhimiter Kutali says:

    Nga qyteti i trendafilave Kristo Ju urojne shendet dhe gjithe te mirat.Para disa kohesh more vletesim nga laberia,ke mare vletesim nga Kosova,prano dhe nga zemrat permetare vleresime.Pune githmone dhe kontribut per kombin.Nuk ngeli gje tjeter veçse ti propozojme dhe bashkise qe te te regjistroje si qytetar permeta.Kete gje e dine per ty permetaret e vjeter.

  7. Kico says:

    Kristo te pershendet Maleshova qe ka perkarshi Peshtatin tend per te cilat Ti ke dobesi,per njerezit qe ka,per kulturen qe zoterojne dhe personalitetet qe kane nxjere,ne radhen e te cileve ti ke reshtuar dhe veten.Kico nga Maleshova

  8. Guri I Qytetit says:

    Nga pedonalja e qytetit te Përmetit nje grup te rinjsh pasi u njohen me shkrimin te cilin Jua bente te njohur Pirua te gjithe aty perballe Monumentit te krijuar nga Odise Paskali (Ushtari i Panjohur) u shprehen i lumte Kristos per karakterin qe ka,I cili ne keto dite mban qendrim korrekt.

  9. @autori says:

    Permeti qendra e gjithesise(!) Mire ben qe lavderon qytetin ku je lindur e je rritur, cdo qenie e gjalle ne bote e ka instiktive mbrojtjen e origjines. Deri ketu jemi ne rregull, por Vangjush Dakon qe nuk e njeh dhe nuk e ke takuar asnjehere, perse e ze me goje? Nuk ka ndonje gazete lokale si “Zagoria”, “Lunxheria”, “Cameria”, etj. qe ti dergosh atje shkrimet per krahinen, patriotet e saj, kontributin ne lufterat per pavaresi e clirim dhe sidomos ne socializem?
    Edhe une kam nostalgji per vendlindjen dhe me pelqejne shkrimet e tua, por “gjella me kripe dhe kripa me karar”.

  10. @autori says:

    Permeti qendra e gjithesise(!) Mire ben qe lavderon qytetin ku je lindur e je rritur, cdo qenie e gjalle ne bote e ka instiktive mbrojtjen e origjines. Deri ketu jemi ne rregull, por Vangjush Dakon qe nuk e njeh dhe nuk e ke takuar asnjehere, perse e ze me goje? Nuk ka ndonje gazete lokale si “Zagoria”, “Lunxheria”, “Cameria”, etj. qe ti dergosh atje shkrimet per krahinen, patriotet e saj, kontributin ne lufterat per pavaresi e clirim dhe sidomos ne socializem?
    Edhe une kam nostalgji per vendlindjen dhe me pelqejne shkrimet e tua, por “gjella me kripe dhe kripa me karar”

  11. Shkrim i dobet!!! Nuk mund te besh gjyqtarin e prokurori n e vangjushit, po as avokatin se ben dot Vetem se eshte permeate. Vangjushin e njohin qyetaret e Durrsit se cfare perfaqeson. Eshte nje hajdut I vogel me nje uri te madhe qe nuk ja fsheh dhe as ja mbulon as origjina permetare as gjyshi partizan dhe as my shkrim medioker qe duket si kronikat e viteve 60.

  12. Bledi says:

    Z. Kristo.
    Te them te drejten lexova vetem pak rreshta nga shkrimi juaj por ne ato pak rreshta kuptova se ju thoni qe aftesia e tij eshte qe ben popullin per vete dhe fiton mijra vota me teper se kundershtari politik.
    Deshiroj t’ju kujtoj se edhe Elvis (apo Ervin) Rroshi apo Roshi ishte shume popullor dhe arriti te fitonte jo vetem mijra vota me teper, por e ktheu nga bastion te djathte ne te majte Kavajen. Ku eshte ai sot ?
    Fiks e njejta gje vlen edhe per V. Dako-n.
    Mesa arrij te kuptoj, ne rastin tuaj konkret ka nje konflikt te mirefillte interesi sepse ju jeni edhe i majte, edhe nga i njejti qytet.
    Dhe per ju mesa duket me teper rendesi ka qellimi sesa mjeti, dmth rezultati i zgjedhjeve dhe jo si fitohen ato.
    Personalisht nuk kam asnje interes partiak pasi nuk jetoj ne Shqiperi. Interesi im i vetem eshte qe imazhi i Shqiperise ne syte e nderkombetareve te rritet sa me teper ne menyre qe te na lehtesohet edhe ne jeta ketej e mos te na shikojne si njerez me cen. Por nje person si V. Dako, te cilit i eshte refuzuar edhe viza ne Amerike (me shume mundesi sepse liroi Lul Berishen!), eshte precedent i mirefillte i nje ‘ceni’. Njerezit me te cilit ai komunikon ne telefon dihet se me cfare aktivitetesh merren dhe per me teper qytetaret e Shijakut kane edhe frike t’ua zene emrat me goje. Kjo eshte e verteta e hidhur dhe jo qe zgjedhjet duhen fituar patjeter pavaresisht mjetit.
    Pershendes.

  13. Afrimi says:

    O MASHKULLORI. Komenti yt me beri te them dhe une dy fjale. Sa per shkrimin une them se gazetari e ka qare dhe ti e thua vete. Sa per ate qe ty te intrigon per Fatmir Xhafajn se nuk ka fakte qe e nxjerin zbuluar, pse pak kane dale per te si i koruptuar. Pyet ne Poradec dhe cte thone per te, jo thashetheme por realitet i ngujuar ne pallatet e tij atje. Ish antare te ballit te kesaj partie kane goditur intrigat ku Xhafaj i qepte mjeshterisht. Te fala gjithe mashkullorve.

  14. Roland Dako says:

    Faleminderit zoti Kristo per te vertetat qe thua per Permetin tone e vecanerisht per familjen DAKO te Tremishtit (se ciles i perkas).
    Vangjushi eshte pjese e saj dhe me punen e kontributin e tij per banoret e Durresit ka thyer e thyen rekorde pa dallim ngjyre politike, duke u bere simbol i transmetimit te vlerave me te mira nga kjo treve. Kuptohet qe pas kesaj, jane te priteshme sulmet fantome dhe shpifjet politike ne adrese te tij. Vazhdo keshtu Vangjush…nderon familjen…farefisin …Tremishtin dhe tere Permetin.

  15. Gjirokastriti says:

    Shkrim i mire i Mertirit qe eshte i paanshem si gjithmone. E verteta do thene edhe sikur te duket se shkrimi i kundervihet rrymes qe mund te jete nje sulm politik. Une nuk e besoj por “gojet e liga” thone se sulmet ndaJ V. Dakos behen per te pergatitur terenin me synim per te fituar Dursin ne zgjedhjet vendore.
    Per te denuar dike duhet te vendoset nga organet perkatese dhe jo nga zhurma e partive politike!

  16. Durrsaku i Vertete says:

    Ti me emrin Durrsaku qenke permetar?!
    Me klarineten e Laverit do qare
    Ti te venke nofka mbi udhe e ndene udhe,
    E sa per origjinen nuk pyetke- kukudh
    Gjuha jote s’eshte gjuhe permetari
    qe vetem damkos dhe fryn e i fryn zjarrit
    Se permetari e di cthote kur flet
    dhe mufka s’leshon as poshte e perpjete.

  17. Feruzi says:

    Nje shkrim brilant qe e lexon me shume deshire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje