Donald Trump nuk nderon ushtarët amerikanë të rënë në luftë, Shtëpia e Bardhe: Binte shi…

12 Nëntor 2018, 20:39Bota TEMA

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur vendimin e presidentit të SHBA Donald Trump që nuk mori pjesë në një ngjarje përkujtimore të shtunën, duke u përballur me kritika të ashpra.

Trump, i cili ishte në Francë për të marrë pjesë në 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, anuloi një vizitë në një varrezë ushtarake amerikane për shkak se po binte shi.

Moti i keq dhe “pamja e shikueshmërisë zero” e helikopterit presidencial, ishin shkaqet e anulimit të vizitës, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Udhëheqësit francezë, gjermanë dhe kanadezë morën pjesë në ngjarjet përkujtimore të shtunën.

Megjithatë, Trump nuk pranoi të sjellë një kaos në trafikun e Parisit për një autokolonë me makina të minutës së fundit, thanë zyrtarët e administrates amerikane.

“Presidenti Trump nuk donte të shkaktonte një lloj trafiku të papritur në qytet dhe të bllokonte banorët”, tha sekretarja e shtypit Sarah Sanders, duke vënë në dukje se udhëtimi ishte 96 kilometra në veri-lindje të Parisit.

Trump kaloi shumë kohë të shtunën në rezidencën e ambasadorit amerikan dhe vizitoi një varrezë të SHBA në një periferi të Parisit të dielën.

Kritikët vunë re se si kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte udhëtuar 118 milje jashtë Parisit për të marrë pjesë në një ceremoni në shi në një varrezë në Vimy.

Kritika të ashpra erdhën edhe nga ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Ellwood, i në Twitter shkruajti se “shiu nuk i pengoi heronjtë tanë të guximshëm që të bëjnë punën e tyre”.

Komentet e tij u pasuan me një kritik më të ashpër nga Sir Nicholas Soames, nipi I i liderit britanik të kohës së luftës Sir Winston Churchill, shkruan BBC.

Ai shkroi në Twitter se Trump nuk ishte i aftë të përfaqësonte SHBA-në dhe tha se ai ishte një “patetik i papërshtatshëm” duke u justifikuar me motin “për të bërë homazhe për të rënët”.

Presidenti amerikan mori gjithashtu reagime nga amerikanët, siç ishte ish-Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili tha se “reshjet e shiut” nuk duhet ta ndalnin vizitën e tij.

Ben Rhodes, i cili shërbeu si zëvendës këshilltar i sigurimit kombëtar nën ish-presidentin amerikan Barak Obama, gjithashtu goditi përsëri duke thënë se moti nuk ishte një justifikim.

Një delegacion i zyrtarëve të lartë amerikanë shkoi në vendin e presidentit në Varrezat dhe Përkujtimin amerikan Aisne-Marne, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan gjithashtu vendosi të humbasë Forumin e Paqes të Parisit, i cili drejtohet nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe filloi të dielën pasdite.

Vitin e kaluar, moti i keq shkaktoi shqetësime të ngjashme të sigurisë të cilat penguan Trump nga vizita në zonën e çmilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje