Jari shpjegon pasojat që do vijnë nga heqja e shqiponjës

12 Nëntor 2018, 18:23Antena TEMA

Heqja e një shqiponje prej hekuri e vendosur në hyrje të Tiranës ka shkatuar debate të mëdha.

Në fakt, shqiponja është hequr se aty do të ndërtohet mbikalimi, por Edi Rama nxitoi ta paraqiste si veprim të tij, për të tërhequr vemendjen nga situate, dhe kjo ka ndezur debate të mëdha.

Në këto kushte, Jari vendosi të japë mendimin e tij për këtë debat:

“Të dashur demokratë,

Jari ju saron!

Heqja e shqiponjës nga hyrja e Tiranës, është siç ka thënë Doktori, një vepër anti-kombëtare, por përveç kësaj, unë shikoj dhe disa pasoja afatgjata të saj, me të cilat do përballemi.

Pasoja e parë ka të bëjë me fshirjen e historisë.

Doktori e vuri aty shqiponjën me rastin e 100 vjetorit, me shpresë që kur të bëhej 200 vjetori, populli ta kujtonte që atë e vuri Doktori.

Ajo nuk mbushi dot as dhjetë vjetorin dhe iku.

Biles kam dyshime se do ta fusin tek ajo magazina ku mbajtën dhe bustin e hequr të Enverit, që e ka bërë Kristaq Rama.

Kjo tregon se Edi Rama po fshin gjurmët e Doktorit nga historia, dhe këtë nuk duhet ta lejojmë.

Për ndërtmin e asaj shqiponje kanë sponsorizuar turqit e Kurumit, që kanë ofruar çelikun, dhe kjo ka pasur domethënien e saj.

Por dhe kontributi i turqve për pavarësinë tone, me këtë rast u fshi.

Ndaj shqiponja duhet rikthyer patjetër.

Pasoja e dytë është sulmi estetik që Rama i bën shqiponjës.

Ajo “shqiponjë” është e ndërtur pikë më pikë siç është shqiponja jonë zyrtare.

Por Rama ka zakon që e stilizon shqiponjën dhe e deformon.

Ai nuk e duron dot shqiponjën ashtu siç e kemi në stemën zyrtare.

Ai do shqiponjën me yll dhe drapër e çekan anash.

Ndaj e ka hequr, që brezave të mos u ngulitet në kokë shqiponja pa yll.

Pasoja e tretë është sociale.

Gjithë banorët e Kamzës dhe periferive, para se të hynin në Tiranë, linin takim tek shqiponja.

Tani akoma nuk dihet si do quhet ai shesh.

Aty Veliaj po ndërton mbikalimin dhe ka mundësi të quhet tek “Mbikalimi i lali Erit”.

Kjo është e rrezikshme, pasi Rama përveçse fshiu historinë e shqiponjës që lidhet me 100 vjetorin e pavarësisë, po i hap rrugë përjetësimit tek njerëzit tanë, i emrit të lali Erit.

Si mund të lënë demokratët e Kamzës takim tek “Mbikalimi i lali Erit”!

Këtë e bën vetëm Edi Rama, që kërkon të na poshtërojë.

Ndaj duhet ta kthejmë shqiponjën.

Pasoja e fundit është dhe estetike.

Njerëzve u ishte mësuar syri me atë shqiponjën.

Mbaj mend që kur hoqa mustaqet, gjithë njerëzit më shikonin të çuditur dhe qeshnin.

Nuk është e lehtë të mësohesh me ndryshimin.

Ashtu do ndodhë dhe me atë vend tani që i ka ikur simboli i vet.

Ndaj nuk duhet ta lejojmë që njerëzit të vënë buzën në gaz kur të shikojnë që nuk është shqiponja.

Duhet t’ua ngrijmë buzëqeshjen në buzë.

I juaji, Jari!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje