Në një vit, 13 banda: Lista e grupeve që u kapën nga “Forca e Ligjit”

12 Nëntor 2018, 20:56Kronika TEMA

Fillimi i kësaj jave, përkoi me 1 vjetorin e nisjes së operacionit kombëtar “forca e ligjit”.

I prezantuar me shumë bujë në kohën kur në Shqipëri shërbente ende ambasadori amerikan Donald Lu, task forcat e ngritura skeduan 41 grupe kriminale që operonin ne vend.

Por 1 vit pas nisjes së operacionit, nga përllogaritjet e të dhënave që vet policia deklaron, rezulton se deri më tani janë goditur 13 grupe ose e thënë ndryshe as gjysma e numrit total të bandave të evidentuara, thotë Top Channel.

Bajrit në Shkodër, ndërhyrja në Nikël të Fushë Krujës apo së fundmi grupi i Avdulajve në Shijak janë disa prej eksponentëve me peshë të botës së krimit që u goditën.

Por “Forca e Ligjit” nuk ka goditur ende në zona të tjera të vendit, si Vlora , Durrësi apo Tirana ku muajt e fundit nuk kanë munguar ngjarjet e rënda me disa të vrarë.

Ndërkohë vetëm gjatë kësaj periudhe nga forca e ligjit janë sekuestruar rreth 16 milion euro asete që dyshohet se rrjedhin nga të ardhurat e aktiviteteve kriminale.

Rreth 130 persona anëtarë të këtyre banave kanë përfunduar në pranga ndërsa 20 referime penale janë për grup të strukturuar kriminal.

Pas dorëheqjes së Xhafajt, i emëruari si zv/ministri Sandër Lleshaj do zërë pozicionin e lënë bosh në task Forcës qendrore ndërinstitucionale të ngritur për këtë operacion.

2 komente në “Në një vit, 13 banda: Lista e grupeve që u kapën nga “Forca e Ligjit””

  1. Che Guevara says:

    Paskan evidentuar 41 grupe kriminale dhe kane arrestuar vetem 13 prej tyre!
    Cfare skandali katastrofik per rendin!
    Po pse nuk i kane arrestuar te gjithe?
    Apo i kane lene qe te fshihen apo te bejne ca krime me shume?
    Mire policia,po shteti a nuk ndjen se KA DESHTUAR NE LUFTE KUNDER KRIMIT?
    Detyra nr.1 e policise dhe SHISH eshte PARANDALIMI I KRIMIT,ndersa kete jo vetem nuk e kane bere,por edhe kur i kane ne liste nuk i kapin!
    NJE SHTET I DESHTUAR TOTALISHT!
    Nuk mbahet shteti me militante,por me profesioniste qe kane ideal shtetin LIGJOR e jo shefin qe i mori ne pune!
    Nga ana tjeter Rama i ka dhene nje mbeshtetje te forte KRIMIT perderi sa ka hequr nga praktika e shtetit informimin dhe ankesat e popullit!
    Nje shtet pa informim nepermjet ankesave eshte i VDEKUR!
    Dhe Rama e ka kete “MERITE”!

  2. Peza says:

    Po i nxirrni syte vetes kur mburreni qe paskeni kapur 13 banda kriminale nga 41 te skeduara nga ju ?
    Ju duhet te jepni llogari se pse i keni lejuar qe te ekzistojne kaq banda duke i lene te lire te kriminalizojne te gjithe vendin!
    Kjo eshte nje nga mijra arsyet pse shqiptaret ne mase po e braktisin vendin dhe ju ne vend qe te gjeni SHKAQET duke ua bere sketerre jeten cdo krimineli, ferkoni barkun me pa turpesine me te madhe gjoja se paskeni bere punen!
    Policia detyre te pare dhe kryesoire ka PARANDALIMIN E KRIMIT e pastaj paralelisht me ate edhe ndeshkimin e krimineleve para drejtesise!
    Pervec se kjo kerkon njerez te afte profesionalisht,mbi te gjitha kerkon drejtues te AFTE ,te guximshem dhe idealiste qe punojne per shtetin ligjor e jo per ate qe e futi ne pune sic ndodh sot!
    Por sa do te afte te jene efektivet e policise kurre nuk do te arrijne ta parandalojne KRIMIN pa nje INFORMACION nga te gjithe vqytetaret e Shqiperise!
    Dhe ky informacion vjen kur qytetaret ne radhe te pare kane besim tek shteti i tyre,kur e ndjejne konkretisht se shteti eshte ne sherbim te qytetareve e jo pushtetareve,kur e ndjejne se shteti i trajton te gjithe shtetasit te barabarte me ligj e jo ca garipa te bejne ligjin mbi qytetaret e thjeshte!
    Qytetari e jep informacionin kur ka besim se te dhenat e tij nuk do tre tradhetohen nga vete policia duke ua dhene me pare krimineleve dhe hajduteve!
    Qytetaret e japin informacionin kur e ndjejne qe shteti eshte i gjalle ne te gjithe kapilaret e tij jetike,nga poshte e deri lart,qe te ankohet e te informoje edhe per gjera nga me te te thjeshtat,por qe pas tyre mund te fshihen krime te medha e deri tek ato vertet krime te dukshme!
    Por qytetaret nuk e kane kete gatishmeri sot kur kryeministri i vendit duke u bere pale me krimin dhe korrupsionin ua ka mbyllur gojen njerezve qe te ankohen e te degjohen per hallet dhe ankesat e tyre ndaj pushtetareve etj , ne te gjitha hallkat e pushtetit qendror e vendor,por i ka “BURGOSUR” ankesat dhe informacionet ne “BURGUN E SIGURISE SE LARTE” ne portalin kryeministror!
    Rama kujton se ka bere zbulim te madh me kete,por ne fakt ai i ka dhene goditje vdekje prurese shtetit ligjor dhe demokracise ne Shqiperi,njelloj si Sali Berisha,por me forma me te djallezuara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje