Rritet çmimi i naftës, Arabia Saudite sinjalizon uljen e prodhimit

12 Nëntor 2018, 17:48Ekonomia TEMA

Çmimi i naftës ka shënuar rritje, duke arritur në një nivel prej mbi 70 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite njoftoi se prodhuesit kryesorë kanë arritur marrëveshje që ta pakësojnë sasinë e prodhimit për vitin e ardhshëm.

Ministri i Arabisë Saudite për energji tha se prodhuesit planifikojnë ta shkurtojnë prodhimin për një milionë fuçi më pak në ditë, bazuar në nivelin e prodhimit gjatë muajit tetor.

Ky vendim vjen pas vendimit për ngritje të nivelit të prodhimit, të cilin prodhuesit e kishin marrë në qershorin e kaluar, në përpjekje për ta ndalur dukurinë e rritjes së çmimeve, shkruan Guardian.

Çmimi i karburanteve të papërpunuara e kishte arritur një nivel rekord në një periudhë katër vjeçare në shtatorin e kaluar, kur një fuçi shitej për më tepër se 80 dollarë, ndërsa ekzistonte frika se ky çmim mund të shkojë deri në 100 dollarë, për shkak të ndikimit të sanksioneve amerikane ndaj vajrave të eksportuara nga Irani.

Çmimi i naftës u rrit sërish para tri javësh për shkak të sanksioneve amerikane ndaj tetë shteteve që importojnë naftë të papërpunuar nga Irani, rekordit të prodhimit amerikan dhe parashikimeve për rënie të kërkesës.

“Do të ketë nevojë që ta pakësojmë nivelin e prodhimit për një milion fuçi. Jemi marrë vesh se duhet të bëjmë gjithçka për ta vënë një baraspeshë në treg”, tha ministri saudit i energjisë.

Vendimi zyrtar për zvogëlim të prodhimit të karburanteve mund të merret më së afërmi më 6 dhjetor, kur do të mbahet takimi i ardhshëm i OPEC-ut (Organizatës së vendeve eksportuese të karburanteve) në Vjenë. (TemA TV)

1 komente në “Rritet çmimi i naftës, Arabia Saudite sinjalizon uljen e prodhimit”

  1. ? says:

    Burimeve nëntoksore po ju vjen fundi pasi ka 1000 vite që nxirren në sipërfaqe duke e bërë rruzullin toksor si top futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje