Bayerni i bën ofertë Zidane për të marrë drejtimin e ekipit

13 Nëntor 2018, 20:13Sport TEMA

Zinedine Zidane është në treg dhe është një trajner shumë lakmitar pas ecurisë së tij të shkëlqyer në stolin e Real Madrid, ku ai fitoi nëntë nga 13 titujt e mundshme, duke përfshirë edhe tre Champions League.

Trajneri francez është tunduar nga disa skuadra që kur ai vendosi të largohet nga madrilenët, por ai ende nuk ka vendosur se kush do të jetë ekipi i tij i ardshëm.

PSG dhe Manchester United janë dy emrat që kanë shfaqur dëshirën për të marrë trajnerin francez, ndërkohë së fundmi në garë është futur edhe klub i madh evropian Bayern Munich.

Skuadra gjermane po kalon një moment të errët në Bundesligë, ku këtë të dielë humbi ndaj Borussia Dortmundiy dhe drejtuesit e Bayernit tashmë janë duke parë alternativat e mundshme për stolin e tyre.

Eduardo Inda, drejtor i OKDIARIO”, foli për mundësinë që Zidane të firmos për Bayern

“Zidane kishte dy oferta deri para pak ditësh: United dhe PSG.

PSG për të do të ishte e mrekullueshme. E treta që ka bërë oferë është nga Bayerni, të cilët i kanë bërë një ofertë për sezonin e ardhshëm”.

Duhet të theksohet se Zidane ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me disa drejtues të klubit gjerman, sidomos me Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i bavarezëve.

Bayern Munich po planifikon të shkarkojë Kovac në të ardhmen e afërt nëse ekipi nuk arrin të përmirësohet, kështu që ata kanë kontaktuar Zidane. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje