Brukseli, tjetër thirrje Metës për bllokimin e punës së Ministrisë së Brendshme: Po rrezikohet lufta ndaj krimit dhe integrimi i vendit

13 Nëntor 2018, 08:44Politika TEMA

Që nga momenti që Meta vendosi të mos e dekretojë Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme, të gjithë ndërkombëtarët u pozicionuan kundër këtij vendimi, duke kërkuar një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.

Midis këtyre zërave ishte edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili një deklaratë të tillë e bëri gjatë një vizite në Tiranë të euroreporterit, Knut Fleckenstein.

Por Soreca vijon të insistojë në këtë qëndrim dhe kërkon me doemos nga Ilir Meta që të mos bëhet pengesë për të lejuar Ministrinë e Brendshme të punojë.

Gjatë një interviste të dhënë për “European Ëestern Balkans”, Soreca theksoi se Ministria e Brendshme tërësisht funksionale duhet me qëllim që të thellohet lufta kundër krimit, por edhe që Shqipëria të vijojë rrugëtimin e saj drejt BE.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Në javët dhe muajt e fundit, Ministria i Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit në Shqipëri kanë ndërmarrë një sërë operacionesh të rëndësishme kundër krimit të organizuar.

Ne e mirëpresim këtë, kjo është ajo që BE-ja dhe vendet anëtare presin nga Shqipëria, dhe ky ritëm duhet të mbahet.

Prandaj, një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale që do të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar, është thelbësore për tu siguruar që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, tha diplomati i BE.

Përmes kësaj deklarate, Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit Ilir Meta, duke i kërkuar që të mos bllokojë punën e Ministrisë së Brendshme sepse në këtë mënyrë pengohet edhe integrimi i vendit në BE.

5 komente në “Brukseli, tjetër thirrje Metës për bllokimin e punës së Ministrisë së Brendshme: Po rrezikohet lufta ndaj krimit dhe integrimi i vendit”

  1. a.f. says:

    Komuniteti europian, ne te gjitha deklaratat qe ka bere per ministrine e brendeshme, nuk e ka permendur asnjehere presidencen ne menyre te vecante, sikurse perpiqet ta interpretoje Tema. Thirrjet europiane vlejne njesoj edhe per kryeministrin, i cili mund te propozoje nje emer tjeter per minister, ne menyre qe ta beje funksionale ministrine.

  2. a.f. says:

    Brukseli, ne te gjitha deklaratat qe ka bere per ministrine e brendeshme, nuk e ka permendur asnjehere presidentin ne menyre te vecante, sikurse perpiqet ta interpretoje Tema. Thirrjet europiane vlejne njesoj edhe per kryeministrin, i cili mund te propozoje nje emer tjeter per minister, ne menyre qe ta beje funksionale ministrine e brendeshme.

  3. Lsi says:

    Perse te propozoje emer tjeter…..nuk ben komande ne shtepine e tjetrit krushku…..fuck president hajduti….eshte I urryer si sala…..bajga

  4. ? says:

    Meta është i PS-së dhe kërkon ta ç’përbëjë atë.

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk thote gje me emer aty qe i drejtohet Presidentit, mesazhi eshte i pergjithshem dhe i drejtohet klases drejtuese, si KM, si Presidentit edhe Parlamentit. Gafa me dashje fillon nga KM i cili duke e ditur paraprakisht qe emerimi eshte jo konform ligjit e con ate per dekretim ne Presidence, duke qene i ndergjegjshem qe Presidenti nuk do e dekretoje si pasoje e paperputhshmerise ligjore te personit me postin. KM qellimisht krijon nje konflikt institucional ne menyre artificiale duke hapur nje debat teresisht te evitueshem. Keshtu qe nuk i shoh mesazhet e nderkombetareve si specifikisht drejtuar Presidentit por Klases drejtuese politikene teresi per te qene brenda ligjit ne emerimin e ministrit te brendeshem dhe venien e ministrise se brendeshme ne shina funksionale institucionale….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje