I akuzuar si hetues i komunizmit, Nishani rrëfen pse e dekretoi Xhafajn: Nuk kisha çfarë bëja...

13 Nëntor 2018, 08:30Politika TEMA

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, komentoi situatën aktuale politike në vend.

Gjatë bisedës Nishani u ndal edhe tek dekretimi që ai i bëri kur mbante postin e Presidentit ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nishani u shpreh se ndonëse nuk ishte dakord moralisht me Xhafajn, ai ligjërisht ishte i pastër dhe e kishte detyrim kushtetues dekretimin e tij.

Zoti Xhafaj e kishte atë problem, por ai nuk është një problem ligjor apo kushtetues, pasi Xhafaj nuk kishte asnjë problem apo vendim gjyqësor që e dënonte për ndonjë krim në një kohë të caktuar.

Kishte pretendime të qytetarëve, të cilat i respektoj, por nuk kishte probleme kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë rast kërkova informacion të gjitha autoriteteve të vendit, dhe pasi më erdhi përgjigja se ai ishte i pastër, atëherë unë nuk mund të mos e dekretoja, pasi do të shkelja Kushtetutën.

Ajo është një përgjegjësi morale, unë iu adresova Parlamentit për rastin në fjalë, ku i thoja se ky persona ka këtë problem moral, por jo kushtetues.

Unë nuk pajtohesha me problemin moral të Xhafajt, por nuk mund të dilja mbi Kushtetutën”, – tha Nishani.

1 komente në “I akuzuar si hetues i komunizmit, Nishani rrëfen pse e dekretoi Xhafajn: Nuk kisha çfarë bëja…”

  1. Presidentët s’duhet të bëjn gabime pasi ulet crédibilitéti te qytetari ku shumica heqin nështetësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje