Pranga 38 vjeçarit shqiptar: Marrëdhënie intime me studenten në këmbim të... drogës

13 Nëntor 2018, 17:55Kronika TEMA

Policia italiane ka prangosur një shqiptar nën akuzën e shpërndarjes së drogës.

Mediat lokale bëjnë me dije se në pranga është vënë H.R., 38 vjeç, me banim në Macerata.

Ai akuzohet se prej të paktën një viti, merrej me shpërndarje kokaine në Macerata.

Mësohet se hetimet e nisura që prej vitit 2017 e të koordinuara nga Prokuroria e Macerata-s, kanë zbuluar se, një prej klientëve të 38-vjeçarit ishte një studente italiane që shkollohej në Universitetin e Macerata-s.

Në mungesë së parave, ajo e paguante drogën duke i ofruar shpërndarësit shqiptar favore seksuale.

Ndërkohë, raportohet se nga aktiviteti i paligjshëm 38-vjeçari fitonte mijëra euro në muaj ku kishte një klientelë prej të paktën 20 personash.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje