"Tani shefi të gjurmon kudo të jesh": Kompanitë britanike do t’u vendosin punonjësve çipa nën lëkurë

13 Nëntor 2018, 13:57Lifestyle TEMA

Disa prej kompanive më të mëdha britanike po planifikojnë t’u implantojnë punonjësve mikroçipa, një vendim ky që ka shkaktuar debate ende pa u vënë në zbatim. Qëllimi i vendosjes së mikroçipave argumentohet me rritjen e sigurisë dhe kufizimin e aksesit të punonjësve në dokumente të rëndësishme.

Firma suedeze, Biohax, e cila prodhon çipa që implantohen në trupin e njeriut, thotë se është në bisedime me bizneset më të mëdha në Britani, për t’i implantuar pajisjet e saj te punonjësit e tyre, raporton “The Telegraph”.

Joëan Österlund, themelues dhe drejtues i Biohax, thotë se mikroçipat e tij, të cilët kushtojnë 150 paund/copa, mund t’i ndihmojnë kompanitë financiare dhe ligjore të rrisin sigurinë.

“Këto kompani kanë dokumente të rëndësishme me të cilat punojnë. Çipat tanë do t’i lejonin ata të vendosnin kufizime për këdo”, thotë ai.

Mundësia e vënies në zbatim të kësaj ideje ka ngritur alarmin te sindikatat dhe disa përfaqësues politikë në Britani, të cilët e shohin këtë si një zhvillim që mund të çojë drejt shfrytëzimit të punonjësve dhe ngre pikëpyetje në lidhje me atë që është etikisht e drejtë apo e gabuar.

Kongresi i Sindikatave (TUC) ka shprehur shqetësimin se stafi mund të detyrohet të implantojë pajisjet. “Mikroçipat do t’u japin bosëve edhe më shumë pushtet dhe kontroll mbi punëtorët e tyre. Ka rreziqe të dukshme dhe punëdhënësit nuk duhet t’i vendosin punonjësit nën presion për t’i implantuar”, thotë Frances O’Grady, sekretarja e përgjithshme e TUC.

Edhe disa politikanë si Yvette Cooper dhe David Kurten e shohin këtë si një zhvillim “jashtëzakonisht shqetësues”.

Kompania BioTeq, me seli në Britani, thotë se ka implantuar deri tani 150 mikroçipa. Ato kanë madhësinë e një kokrre orizi, futen nën lëkurë, në pjesën mes gishtit të madh dhe atij tregues, njësoj siç u vendosen kafshëve shtëpiake. Ata mund t’u bëjnë të mundur njerëzve të hapin derën e shtëpisë së tyre, të hyjnë në zyrë ose të ndezin makinën me valët e pajisjes dhe mund të mbajnë edhe të dhëna mjekësore.

Biohax planifikon të hapë zyrat e saj në Londër dhe thotë se deri tani u ka implantuar pajisje të tilla 400 personave, kryesisht në Suedi. Ajo bashkëpunon me linjën hekurudhore shtetërore në Suedi dhe i ka pajisur udhëtarët me këtë çip që u bën të mundur udhëtimin pa biletë. (TemA TV)

2 komente në ““Tani shefi të gjurmon kudo të jesh”: Kompanitë britanike do t’u vendosin punonjësve çipa nën lëkurë”

  1. ????? says:

    Te ne 5% e popullsis është e trasuar çdo ditë.

  2. Flm says:

    Teknologjia ka perparuar me shume se Etika dhe morali, i atyre (shefave) qe e aplikojne tek populli
    ###
    Prandaj behet e rrezikshme.
    ###
    Imagjinoni sa large moralit te Evropianeve jane (shefat) Arnaut …. nje bomb e vertet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje