Tregti, borxhe dhe dhurata: Pikëpyetjet mbi kryegjyqtaren e Vlorës mbetën pa përgjigje

13 Nëntor 2018, 17:05Politika TEMA

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë-ndërsa ajo preferoi të shmangte shpjegimet duke i qëndruar argumenteve të dorëzuara me shkrim.

Nga Aleksandra Bogdani

Pikëpyetjet mbi një listë të gjatë pasurish me origjinë të paqartë mbetën pa përgjigje të martën, në përballjen e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja me karrierë 18-vjeçare zgjodhi t’u qëndronte përgjigjeve me shkrim dërguar Komisionit, pa sqaruar në seancën publike akuzat për deklarime të pasakta, mungesë burimesh financiare dhe fshehje të pasurisë, të ngritura si nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ashtu edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Procesi i vetingut për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës përfshiu vetëm kriterin e pasurisë, ndërsa KPK hodhi poshtë një kërkesë të saj për vlerësimin e dy kritereve të tjera. Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin, argumentimi për rrëzimin e kërkesës së gjyqtares Liçaj do të gjendej në vendimin e zbardhur.

Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një shtëpi me sipërfaqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në qytetin e Vlorës, dy apartamente në Tiranë të blera për 97 664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu, gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar si origjinë të këtyre pasurive borxhe të marra nga persona të tretë në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2016, bashkëshorti i gjyqtares ka përfituar me kontratë dhurimi nga vëllai pasuritë me sipërfaqe 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin me sipërfaqe 35 m2 në qytetin e Vlorës.

Relatorja Xhensila Pine tha në seancë se për apartamentin me vlerë 97.664 euro, të blerë në Tiranë në vitin 2009 deklarohet si burim borxhi prej 60 mijë eurosh, huaja e marrë te kunati prej 12 mijë eurosh si dhe një zbritje prej rreth 25 mijë eurosh në çmim nga kompania e ndërtimit.

Përveç mospërputhjes së deklarimeve të bëra në vitin 2009 dhe atë për efekt të vetingut, gjyqtares Liçaj i kaloi barra e provës për mungesën e burimeve financiare për vitin 2009, mungesën e dokumenteve për borxhin 60 mijë eurosh, mosdeklarimin për 5 vite të borxhit ndaj kunatit si dhe justifikim të punimeve të kryera, me të cilat motivohet ulja e çmimit nga kompania.

Gjyqtares iu kërkua gjithashtu të vërtetonte me dokumente huatë e tjera prej 30 mijë eurosh dhe 70 mijë eurosh, të cilat janë deklaruar si burime për shtimin e pasurisë si dhe të sqaronte me dokumentacion mënyrën se si bashkëshorti kishte përfituar një apartament nga ndërmarrja e Elektrikut si dhe shtëpinë dhe truallin në Vlorë nga Komiteti Ekzekutiv.

Pasuritë e përfituara në vitin 2016 përmes një kontrate dhurimi nga vëllai i bashkëshortit të gjyqtares Liçaj u vendosën gjithashtu në fokusin e hetimit administrativ, edhe për shkak se dhuruesi Artan Liçaj është gjithashtu subjekt i deklarimit të pasurisë.

Sipas relatores Pine, në deklaratën e pasurisë së Artan Liçajt nuk rezulton t’i ketë dhuruar të vëllait pasuritë 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin 35 m2, ndërkohë që burimi për krijimin e këtyre pasurive mbetet i paqartë.

Gjyqtarja Alma Liçaj u akuzua se kishte fshehur pronësinë e aksioneve të bashkëshortit, i cili zotëron 34 për qind në kompaninë Arnela Construkt si dhe iu kërkuan shpjegime për shit-blerjet e çuditshme të makinave, prej nga bashkëshortët deklarojnë se kanë përfituar të ardhura të konsiderueshme.

Çifti Liçaj ka deklaruar se një makinë Benz të blerë për 50 mijë lekë në vitin 2003 e kanë shitur 10 vjet më vonë për 15 mijë euro, ndërsa një makinë të dytë të së njëjtës markë e kanë blerë për 600 mijë lekë dhe e kanë shitur për 20 mijë euro. Sipas llogarive të kryera nga BIRN, familja e gjyqtares deklaron se ka përfituar 5.8 milionë lekë në total nga blerjet e lira dhe shitjet e kripura të makinave.

Pas relatimit të problemeve me pasuritë e saj, Liçaj e pa me vend të mos zgjatej para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“U qëndroj shpjegimeve me shkrim, ku kam analizuar të gjitha konstatimet dhe gabimet e  Komisionit dhe kam bashkangjitur provat,” tha ajo në fund të seancës dëgjimore. Ndaj gjyqtares Liçaj munguan gjithashtu edhe pyetjet nga anëtarët e Komisionit, përfshirë edhe procedurën rutinë të konkluzioneve përfundimtare, që shfrytëzohet zakonisht nga subjektet për të kërkuar konfirmimin në detyrë.

Seanca u ndërpre me tërheqjen e trupit gjykues për vendim; i cili u paralajmërua të shpallej mesditën e 15 nëntorit.

8 komente në “Tregti, borxhe dhe dhurata: Pikëpyetjet mbi kryegjyqtaren e Vlorës mbetën pa përgjigje”

  1. 5G says:

    Te dhjefsha vetingun.Keto duhen te arrestohen ne salle.Te gjithe justifikimet,se ku i kane gjetur parate,jane shume qesharake,sa ofendojne intiligjencen minimale te njeriut.Genjejne shume banalisht,nuk i ben syri terr kur genjejne.Me e forta, eshte bere genjeshter e komunitetit te ketyre horrave te drejtesise,ketyre i dhurojne farefisi,shoket e miqte,plus fitojne ne lloto,edhe doroviten fort kur martohen,me dhjetra mijera euro.Per te qeshur dhe qare.Por ketyre analisteve te medhenj,si nuk i ben pershtypje.Bejne emisione per vari trapin,por kurre per keto qe per 30 vjet i kane bere nje krim te tmerrshem shqiptareve dhe Shqiperise,i kane vjedhur,eleminuar,asgjesuar Drejtesine.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Po kjo edhe ne 2016 bente biznes me postin, nuk shihte qe gjyqtaret e Kushtetueses po fluturonin ne te njejten kohe. Apo rrip sa te kem postin deri ne diten e fundit?!?!

  3. mirel says:

    Emrin kane gjyqtare, tregetare dhe zagare.
    Dakort me komentuesin 5G, keta duhen arrestuar ne salle.
    Dhe komisioni i Vetingut po mendohet se cduhet te bej..si puna e Ramutit me Bularatin..miq apo armiq. Gjyqtare apo kriminele..

  4. olimpia says:

    E tmerreshme ,ne cdo vend te qyteteruar nje person i tille arrestohet ne flagrance.Gjeja me e ndyre eshte shndrrimi i pushtetit ne prone private,perdorimi i ligjeve qe rregullojne funksionimin e shoqerise thjesht per tu pasuruar-Si ka mundesi qe HITLERUCI BERISHA dhe banda e vagabondeve te PD nuk kane asnje asnje informacion,qytetar dixhital, apo pergjim per keta hajdute ……si ka mundesi qe e gjithe opozita por ndonje edhe nga shumica nuk bejne asnje koment per keta gjyqtare…po LUBONJA,PEKA,ZHEJI,LELA,BUSHATI DHE banditet e medias perse nuk ndihen…E gjithe kjo turme anadollake trIbale kerkojne me cdo kusht sabotimin e reformes ne drejtesi .Edhe perlasjet per ministrin e BRENDESHEM KETU SYNOJNE.
    Nderkohe.. PAMFLETI—,pavaresisht teperimeve ,duhet pergezuar per denoncimin e krimit dhe korrupsionit.

  5. no says:

    Keta vampira, “gjyqtare”, jane me kaq vetbesim, qe kandidojne edhe per poste!?
    Mire bejne, cdo kope meriton ata cobane qe ka!

  6. SS says:

    kjo eshte mafioze si i vellai Artan Licaj qe nga skafist dhe trafikant u be me poste ne administrate ….!!!!!!!!!!!!!!!

  7. petrit grazhda says:

    po kjo rrugacja ka kerkuar te vleresohet dhe si figure, po tere Vlora e njeh figuren e saj IMORALE , krye e degjeneruar, po burri i saj Mehmet Licaj nuk linte tavoline pa u ulur me kriminelet e Fierit duke bere pazaret e gjyqeve te gruas. dhe pasuri shume pak i ka xjerre KPk ka shume e shume me teper te fshehur ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje