Ardian Ismajli : Jam i privilegjuar që luaj për shqiptarët dhe për flamurin ‘Kuq e Zi’

14 Nëntor 2018, 15:45Sport TEMA

Lojtari që u largua nga kombëtarja e Kosovës për tu bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli,  është rrëfyer për KALLXO.com lidhur me arsyet e ndërrimit të kombëtares dhe i përgjigjet kritikave për këtë.

Ish-Presidenti i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në maj të vitit 2018-të, kishte qenë i ftuar tek Hajduk Splitit me një qëllim të caktuar, për të biseduar me futbollistin Ardian Ismajli dhe menaxherin e tij Enver Raça, për t’i konfirmuar të ardhmen e lojtarit në kombëtaren e Kosovës.

Gjatë atij takimi në Kroaci, futbollisti Ardian Ismajli i kishte konfirmuar Fadil Vokrrit, se e ardhmja e tij është Kosova dhe të mbronte ngjyrat e ‘Dardanëve’ edhe për Kombëtaren A, pasi ka qenë Kapiten i Kosovës U21 për ndeshjet e kualifikimeve për Evropianin 2019.

Mirëpo, Ardian Ismajli, tani ka ndërruar kombëtare, duke pranuar ftesën e Shqipërisë, për ndeshjen ndaj Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas shkruajes së Ismailit, ka pasur reagime të shumta nga njerzit e sportit, e njëri ndër ta më i ashpëri ka qenë nga Sekretari i FFK-së Eroll Salihu, i cili ka thënë se Ardian Ismajli ka bërë shantazh të pastër që të ishte me çdo kusht në formacionin bazë të Kosovës.

E për t’i dhënë përgjigje të gjitha këtyre gjërave, Ardian Ismajli, në një intervistë për KALLXO. com, i ka zbuluar këto gjëra dhe ka treguar se përse e ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës.

Ardian Ismajli ka treguar se cila ka qenë arsyeja qe ka vendosur për ta përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka thënë se është privilegj që do të luaj për shqiptarët dhe për flamurin kuq e zi.

“Ka qenë një ëndërr e imja që t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Mali i Zi dhe të gjithë diasporën. Për mua do të thotë se jam i privilegjuar që luaj për shqiptarët dhe për flamurin e kuq e zi e që i përfaqëson të gjithë shqiptarët”, ka thënë fillimisht Ardiani.

Ai ka zbuluar një detaj, duke thënë se që nga marsi i këtij viti ka pasur kërkesa nga Shqipëria, që të jetë pjesë e formacionit të saj. Ismajli ka treguar se trajneri i Shqipërisë Christian Panucci, e pëlqen stilin e tij të lojës dhe ka dashur që të jetë nën urdhërat e tij.

”Nga marsi i këtij viti kam pasur kërkesë që të jem pjesë e formacionit kuq e zi.  Panucci e ka pëlqyer stilin tim  të lojës dhe shumë ka dashur të jem nën urdhërat e tij”, tregon Ismajli.

Ismajli ka komentuar edhe fjalët e Sekretarit të FFK-së, Eroll Salihut i cili në mediat kosovare ka thënë se Ardiani kishte bërë shantazh duke kërkuar që të jetë pjesë e formacionit për Kosovën.

“Më vie shumë keq kur dëgjoj deklarata dhe atë pikërisht nga Eroll Salihu, sepse ai më njeh mirë dhe e dinë mirë se çka ka ndodh, por do të ia lejmë kohës. Me vdekjen e Vokrrit, ndryshuan gjërat në FFK, nuk e kam thyer premtimin, por u thye puna e të ndjerit”, specifikon lojtari i Hajduk Splitit.

Lojtari më i ri i Shqipërisë, ka treguar se bashkëlojtaret e tjerë te kombëtarja kuq e zi, e kanë pritur mirë dhe e kanë përkrahur.

“Po shumë mirë më kanë pritur dhe më kanë uruar mirëseardhje në grup dhe janë duke më përkrahur”, ka thënë ai.

Ardiani ka hezituar të tregoj se a do të jetë pjesë e formacionit startues për ndeshjen e së shtunës që luhet prej orës 20:45 në stadiumin  “Loro-Boriçi Stadium” në  Shkodër, duke thënë se ajo është punë e trajnerit.

“Nuk kam përgjigje sa i përket çështjes së formacionit, është punë e trajnerit”, ka thënë Ardian Ismajli.

2 komente në “Ardian Ismajli : Jam i privilegjuar që luaj për shqiptarët dhe për flamurin ‘Kuq e Zi’”

  1. Timi says:

    Mirë ke bere por sa të jetë Duka aty nuk ka të ardhme kombëtarja.

  2. pjeter says:

    Sot me duket se po e egzagjeroj me komente, por nuk rri dot pa i kujtuar ketij artikullshkruesit qe nuk egzistojne dy kombetare, eshte vetem nje or shoqi. shqiptaret ne gjithe boten ku ndodhen me dishire apo pa deshiren e tyre kane vetem nje kombetare, dhe eshte ajo shqiptare. Por shqiptaret tani per tani kane dy perfaqesuese, perfaqesuesja e shqiptareve te kosoves. Kur dota fusni ne koke qe kosova eshte shtet me vete por me kombesi shqiptare.Prandaj Ismaili nuk ndryshoi kombetare, ndryshoi vetem perfaqesuese, nga ajo e kosoves shkoi tek ajo e shqiperise. Dhe kjo nuk ka per te perfunduar me kaq, do te kete raste te tilla nga te dyja perfaqesueset, sepse nuk perben asnje skandal, dhe nuk ka pse te bejne deklarata idiote as ffk-ja as fshf-ja. SHQIPTARET KANE DY PERFAQESUESE, POR FLAMURI KUQEZI ESHTE NJE, SIC E PERMEND EDHE DJALOSHI, ESHTE FLAMURI I KOMBIT DHE PIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje