Fatos Klosi: Shembulli “Gruevski” do të vijë në Tiranë, pushtetarët shqiptarë s’do të përfitojnë dot azil. Arrestimet do mbikëqyren nga SHBA-BE

14 Nëntor 2018, 09:16Politika TEMA

Lëshimi i urdhër-arrestit për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski duket se do të shërbejë si shembull edhe për politikanët shqiptarë.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi dje gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT” se ky rast është një sinjal që tregon se askush nga politikanët, sado i fuqishëm të jetë ai, nuk është i paprekshëm.

“Ky shembull duhet të shërbejë për të gjithë. Natyrisht duke qenë më afër, ne e perceptojmë më kollaj këtë si rast. Gruevski ka qenë një njeri i rëndësishëm. Bëri çfarë deshi në politikën maqedonase për 10 vjet dhe dukej i pacenueshëm. Por ja që erdhi koha që edhe ai duhet të përgatitet për të ndenjur disa kohë në burg.

Është sigurisht një shembull që tregon se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, nuk ka në këtë botë të paprekshëm, përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Sot janë të paprekshëm, ndërkohë që nesër ndodhin situata të tjera që asnjëri nuk i parashikon”, tha Fatos Klosi.

Ai theksoi se shembulli “Gruevski” duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë politikanët shqiptarë, me qëllim që të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan fund të njëjtë me ish-kryeministrin maqedonas.

“Në vende të vogla si ne, Maqedonia, Kosova, partnerët ndërkombëtarë janë shumë të rëndësishëm dhe partnerët janë të paparashikueshëm në kuptimin që sot janë aleatë me ty, ndërsa nesër pastaj shikojnë interesat e tyre dhe mund të vijë puna që të jenë kundër teje.

Ky rast duhet të shërbejë si një mësim për të tërë. Unë nuk do t’ia uroja kurrkujt, por të gjithë ata që kanë në dorë vendime të rëndësishme duhet ta shohin edhe një herë këtë rast sepse nëse dikur kanë qenë një herë të kujdesshëm, tani duhet të jenë 2 ose 3 herë të kujdesshëm”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Fatos Klosi komentoi dje edhe kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil politik në Hungari në një kohë kur për të është lëshuar fletë-arresti. Sipas Klosit, kjo është një taktikë e gabuar, ndërsa nënvizoi se nëse e njëjta situatë ndodh edhe në politikën shqiptare, politikanët tanë do ta kenë të pamundur të strehohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se ndërkombëtarët, veçanërisht BE, janë ata që mbështesin reformën në drejtësi dhe luftën antikorrupsion, prandaj edhe arrestimet e politikanëve do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre duke mos iu lënë hapësirë për arratisje. “

Kërkesa për azil politik më duket absurde sepse situata e Gruevskit nuk është diçka që është vendosur nga disa gjyqtarë. Është një gjë shumë e madhe që me përmbysjen e tij, që me daljen e përgjimeve, dukej që aty kishte diçka jo të vogël. Kështu që kërkesa për azil politik është thjesht një shpresë e tij e përkohshme për t’i shpëtuar arrestimit, por sigurisht nuk do ta ketë kollaj.

Nëse e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, besoj se e kanë të qartë se nuk kanë ku kërkojnë azil politik. Praktikisht në të gjithë Evropën, përveç lindjes dhe Rusisë, pjesa tjetër është pjesë e BE. BE ka qenë një ndër nismëtarët e reformave këtu tek ne dhe një nga faktorët që ka kërkuar ndryshimin rrënjësor në drejtësi, luftë të hapur korrupsionit, kështu që më duket e vështirë që të bëhet diçka e tillë. Uroj që kurrkujt të mos i shkojë ndërmend diçka e tillë, më mirë të jenë të kujdesshëm sesa të shpresojnë në azil politik”, deklaroi Fatos Klosi.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për shpërdorim detyre sepse bleu një mjet “Benz” me vlerë 580 mijë euro me paratë e shtetit. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë lëshoi edhe një urdhër-arrest.

5 komente në “Fatos Klosi: Shembulli “Gruevski” do të vijë në Tiranë, pushtetarët shqiptarë s’do të përfitojnë dot azil. Arrestimet do mbikëqyren nga SHBA-BE”

  1. DIBRAN says:

    Or Tos !
    Or TOC !
    Ti je jashte LISTE ????
    Lista eshte e pafund , prandaj asnjehere nuk do te shkruhet !
    Ne nje shtet qe Asgje nuk ka funksionuar mbi binaret e ligjshmerise ,liste e fumksionareve eshte e pafund !
    PO !
    Ka lulezuar dhe ngritur ne lartesite lakmitare HAJDUTERIA MASHTRIMI, KRIMI, VJEDHJA makabre e pasurise se ketij popullli !
    Or Tos !
    Je pjese e HAJDUTERISE TOTALE ne kurriz te popullit!
    Or Tos !
    Je pjese e maskarallekut dhe harbuterise, me VEPRIMET dhe MOSVEPRIMET!
    Je njeri nder shtetaret qe ….. ne liste je ne pjesen vitale….
    Por flini te qete…. asgje nuk ju pendon te shijoni ate qe keni vjedhur …..
    Po te ishte gjalle AI, TOPEKUQI, do tua SHKERDHENTE edhe brezat para e pasardhes!
    Po te ishte gjalle ai, JU NUK DO TE EKZISTONIT !!!!!!!
    Tani….
    Mu kujtuan vargjet EPIKE….
    …. Hani derra, pini derra…
    Per ju nuk duhet te kete burg….
    Per ju duhet te kete veten….. POSHTERIM dhe DEPERSONALIZIM !
    Kete e bente vetem ai TOPEKUQI ….
    Fatkeqesi qe nuk jeton me…

    1. Kalec Dega says:

      Toci i Partise dhe Amerika, lol? Amerika keshtu , Amerika ashtu…hahahhahha…mjer ai milet kush i degjon keta debila te sigurimit te Enver Hoxhes….

  2. Shkodrani says:

    Shqipja ne dallim nga vendet e tjera te ballkanit apo vendeve lindore ish komuniste eshte nhe rast i vecant sepse po ti shikosh gjerat me hollesi ktu nuk erdh kur demokracia edhe pas viteve 1990 gjoja ra komunizmi kjo eshte nje marrezi per ato qe besojn vertet e vetmi ndryshim asht se u hapen kufijt swpse nuk mundeshim me ti nbanin mbyll ndersa gjanat e tjera jane fallco baballaret komuniste ia lene pushtetin kelyshave te tyre edhe cdo gje e kane ne dore te gjith pushtetet jane ne dore te tyre politike ekonomike drejtesine edhe pushtetin e medias krejt cdo gja asht nje fallcitet i ndyre shikoni si erdhi spiuni edhe komunist i flakt sekretari i partise sali kurv berrisha edhe fatos pusht nano njerzit e zgjedhur me imtesi prej tyre edhe kto ja bon stafeten saliu bashes qe pis pa lidhje edhe nano mori ed putanen nga parisi si ashtu ishin planet e tyre qw perpara mos harojm baxhellen mona klani i nexhmijes qe ka ate kok lopen per burre por ajo asht burre vet du homo jan lidh per pushtet bashke a kuptoni qe kto kane te gjitha pushtetet edhe 30 vite te tjera i kane siguruar qe tash sepse kane bo miluarda edhe te gjith ato oligark qe i quani ju tash keshtu jan qehajt si dikur administrator te pareve te tyre edhe bythlepirsit qe ne shqipe i ke si ne kohen e otomanizmit shitet te agai per 5 pate qe skane as dinjitet as karakter kjo eshte nje fatkeqsi qe na la otomanizmi 500 vjet pastaj mberriti edhe tumori i kuq fara me e keqe e njerzimit keshtu qe ne shqioe njerzit jan vaksinuar nga ky virus edhe un besoj ishalla e kam gabim vec kete qe po them tash edhe 30 vjet kta nuk i heq njeri ai popull flen nuk din te jetoj me dinjitet e karakter por vec tu lyp pranda mendoj asht e veshtire te ndodh edhe me kete veting qe gjoja ne shaipe po bohet se aty gjithcka blihet e shitet si ne tregun e kafsheve shqipet shkijn e votojn per kelyshet e kuq qe jane te gjitha partite politike vec jane ndare si gjoja ne demokraci ca majtas e ca djathtas por ato jan vecse pisa te kuq qe vec helm kan brenda shpirtit te tyre prandaj si shum shqipe qe kan ik jashte per te qene te lire me dinjitet e karakter nuk mendojn kurr me ardh ne ate vend qe e ka mbyt tumori i kuq bezoj do duhen shum breza akoma me ndryshue mentalinteti ne shqipe per momentin tumori i kuq nuk e lejon eshte i forte nga te gjitha kenveshtrimet si nga ana politike ekonomike edhe nje popull te vaksinuar tung poshte tumori i kuq komunist rrofte demokracia reale ne eu

  3. Sali pushti i pari says:

    Salih pushti i pari te bej gati rrobat e burgut dhe te vdekjes njeherazi por; duhet te varroset ne fund te detit qe te mos kete me lende toxike si ky pushti,

  4. Sali pushti i pari says:

    Salih pushti i pari te bej gati rrobat e burgut dhe te vdekjes njeherazi por; duhet te varroset ne fund te detit qe te mos kete me lende toxike si ky pushti,
    Pushti Baxhella pushti pushti pushti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje