May: Nuk ka referendum tjetër për Brexit

14 Nëntor 2018, 16:25Bota TEMA

Referendumi për Brexit nuk do të përsëritet më dhe Londra do të largohet nga BE, bashkimi doganor, politika e përbashkëta për peshkimin dhe bujqësinë, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May duke iu përgjigjur sulmeve të kryelaburistit Jeremy Corbyn.

Kryeministrja konservatore më pas denoncoi paqartësitë e laburistëve duke sfiduar Corbyn se nëse ai dëshironte ta ndalonte Brexit.

Megjithatë, edhe përkrahësi i njohur për Brexit, Peter Bone ka sulmuar marrëveshjen me Brukselin duke thënë se kryeministrja po “humbet konsensusin e shumë konservatorëve”.

”Ajo e ka gabim”, tha ai.

1 komente në “May: Nuk ka referendum tjetër për Brexit”

  1. Kalec Dega says:

    “ska referendum tjeter per Brexit”..?????

    “Londra do largohet nga BE”??

    Peter Bone????

    “Marrevshjen me Brukselin?…pse u qujka marreveshje kur asnje vendim apo aprovim nuk ka per te…o mjerane..qe tallni b i then me shqiptaret me keto jlajme gjysmake….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje