VIDEO: Të dehurin e zë gjumi në mes të rrugës, shtypet nga makina

14 Nëntor 2018, 11:33Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një burrë i dehur shtrihet në rrugë e më pas shtypet nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, derisa ai po flinte në mes të një rruge në Kinë. 

Burri po shkonte në shtëpi kur u rrëzua dhe e zuri gjumi në mes të rrugës në Sanming në provincën Fujian. 

Por, është interesant se edhe pse përfundoi nën rrota, ai shpëtoi me vetëm disa gërvishtje të lehta. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri kapërcen rrethojat mbrojtëse dhe përfundon në rrugë, ndërsa vetura që kalonte me shpejtësi të madhe e godet pasi atë e kishte zënë gjumi në mes të rrugës. 

Mediat lokale raportojnë se ai kishte fjetur për rreth tre minuta para se të goditej nga vetura.  (TemA) 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje