A mund të zgjidhen zyrtarët kështu, kryeministër?!

15 Nëntor 2018, 20:45Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë, zv.ministri i Arsimit Taulant Muka dha dorëheqjen duke i drejtuar dhe një letër kryeministrit Rama, ku veç të tjerave i thotë se s’pajtohet me modelin e punës në MASR dhe se dorëheqja e tij lidhet me arsye etike, morale dhe profesionale. Për ata që se kanë ndjekur rastin e tij: zyrtari u emërua në këtë post të lartë, pak ditë pasi u bë shumë i njohur me zbulimin dhe denoncimin që i bëri për plagjiaturë ish-zëvendësministrit Ervin Demo, të cilit i zuri vendin dhe po ashtu edhe një ish zyrtare të PS-së, që nuk e pranoi denoncimin për plagjiaturë.

E gjithë detyra e Mukës zgjati vetëm dy javë dhe këto sipas tij ishte e mjaftueshme për të parë të gjithë mekanizmin e funksionimit të kësaj ministrie dhe Arsimit në përgjithësi!

Duke e menduar më qartë, konstatimi i Taulantit nuk është larg mendimit të përgjithshëm për funksionimin e kësaj ministrie dhe punës së saj, por ajo që u prit nga ky mjek i ri, i cili u shpalos si një njeri i vendosur për të ndryshuar, ishte shumë më e lartë. Duhet shtuar se ai u diskutua shumë edhe për mënyrën sesi e pranoi këtë post, sepse tërhoqi pas të gjithë qëndrimin anti-Rama, dhe pasi si zv/ministri i larguar dhe zyrtarja nuk e pranuan plagjiaturën e qartë të dokumenteve të tyre.

Në të gjithë këtë qerthull, publiku ndihet disi i paqartësuar dhe do të dijë se me çfarë kriteresh dhe çfarë besueshmërie krijojnë persona të veçantë, të cilëve u jepen detyra të rangjeve të tilla nga ana e kryeministrit Rama. E pakuptueshme me shume në rastin e z. Muka që  vetëm në 14 ditë të dorëzohesh përballë një institucioni, që merr përsipër ta reformosh nga pozicioni yt.

Si do që të jetë, zhgënjimi më i madh shkon për Ramën dhe zgjedhjet e tij, që megjithë mbrojtjet që ai u bën shpesh, lënë shumë për të dëshiruar. Është një listë e gjatë, që nuk është argument i këtij shkrimi. Nëse në rastin tonë, kjo mund të quhet disi e tepruar, në rastin e ministrave është e tepruar aq shumë sa edhe vetë deputetët socialistë shprehen vazhdimisht kundër performancës dhe sjelljes së tyre.

Kryeministri Rama është duke drejtuar me shumë personalizim në mandatin e dytë, por nga ky lloj qëndrimi kokëfortë vazhdimisht po dalin probleme jo pak të vogla, që burimin e kanë te zgjedhjet e tij. Rasti i Taulant Mukës, e tregoi këtë. Kurse metamorfoza e zyrtarit te ri në harkun e dy javëve tregoi se individi shqiptar, paçka staturës që prezanton, ka ende shumë për formimin personal. Të paktën, në rastin e Mukës kjo u tregua qartë, ashtu si u duk edhe papërgjegjshmëria në rastin e Ramës, që donte të fitonte si zakonisht pikë me befasinë e vendimit të tij.(Javanews)

15 komente në “A mund të zgjidhen zyrtarët kështu, kryeministër?!”

  1. Jemi transparent në punën që bëjm. E kuptojm ngarkesën por s’duhet dorzuar.

  2. met bathorja says:

    Duhet cbunkerizuar gjithcka ne kete vend,kryeministria ku bejne ligjin tre veta,ministrite,ku ministrat jane perendaore,dhe strukturat e PS te cilat drejtohen krejtesisht nga te emeruarit dhre jo te votuarit. E si e mban Edi rama kete ministre injorante me diplome kristali, qe jo vetem shkel konkurset e portalet se iu ka rritur mendja nga mbeshtetja qe i jep Rama,por edhe nje pastruese shkolle emerohet ne pune me urdher te saj.Keshtu bente edhe berisha dikur, merrej me roje e pastruese,por e hengri shume shpejt kallamin e popullit.

  3. tao says:

    ku qe paska shkruar kete artikullin qenka nje palo kominist burre jo i mire qe ja merr ne goje rregullisht drejtorit te vet socialist. turp

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ben Andoni, I re verdalle e verdalle por kujtova se dije dicka brenda ceshtjes.. Nuk mund te flasesh tallava pa degjuar problemet (me te drejt apo qiqra ne hell) te ketij tipit Muka..

  5. Xha Spiroja says:

    Rasti nuk mendoj se duhet trajtuar me këndvështrimin e artikullit. Mendoj se në dorëheqjen e tij fshihet diçka tjetër, sepse metodën e punës në atë ministri ai duhej ta dinte dhe nuk duhej ta pranonte atë post. Krahas kësaj ai nuk duhet të pranojë të punojë në administratë shtetërore që sipas tij nuk qenka e përshtatshme .
    Xha Spiroja

  6. Popull says:

    Keshtu po hakmerresh o Ben per kolegun qe ta zbythen na MASH? Djali ka pare me sy mediokritetin dhe injorancen qe mbizoteron ne ate ministri dhe i eshte dukur vetja i huaj. Ka atje zyrtare qe kane nje jete te tere qe punojne atje po qe kurre sua kemi ndjere zerin te kene bere ndonje send.Ben nuk jam dakord me ty.

  7. Zzzzzz says:

    ndaj te njejtin mendim…

  8. Shkodrani says:

    Ky zotnia sh mire boni qe u dorehoq rregulloi ate gabim qe boni e them kete sepse duhet te jete djale i mire edhe pse ka iluzione akoma se mund te punosh ne pushtetin e komunisteve eshte si te behesh pusht i kuq taca na e keqe e komunizmit pa karakter e pa dinjitet njerez pisa e bythlepersa te pushtetit aty jNe me shumice prandaj ti djale mqs je mjek je edhe me fat qe ke zgjedh nje dege sh te mire hajde ktej ne gjermani e re bohesh njeri i nderuar e te kesh jeten tende me dinjitet e kushdo tjeter qe don me punue aq me mire qw kane bo shkolla te mira te vijn ktej ti lene pushtat e kuq me bythlepirsit e tyre ne kazanin e tyre qe e meritojne kta pushta sepse kur bohen zgjedhjet si zagare per nje kocke shkojne pas ktyre partive qe te gjitha jane te kelysheve te kuq dihet historia nuk ka nevoje me u zgjat edhe pas zgjedhjeve ky popull leh si qente per kocka e pastaj kujtohen qe jetojn ne nje vend qe ska asnje lidhje me demokracine vec me pushtat e kuq qe kane gjithcka ne dore ekonomine drejtesine edhe median qe ja kane kalue edhe dikur zeei i popullit apo tvsh prandaj kush ka mend e dinjitet europa eshte e nadhe me mire punoni ktej e keni dinjitet edhe femijet do rriten ndryshe me mentalitet tjeter se aty ka marr fund qe nga 1945 e deei 2110 do jene ne pushtet tumori i kuq

  9. butrinti says:

    Z, MUKA TE STUDIUARIT ESHTE VULLNET DHE ART PO ASHTU, TE DREJTOSH DHE REFORMOSH INSTITUCIONE ESHTE ME SHUME SE ART E VULLNET DUHET DHE DURIM , KEMBNGULJE MADJE DHE ME SHUME SE KAQ . KE TE BESH ME NJEREZ , QE NE CDO MOMENT TE VENE STERKEMBESHA . TE UROJ TE JESH SHKENCETAR I MIRE DHE AS TE TE SHKOJ MENDJA TE DREJTOSH .

  10. vala says:

    Besoj se per te dhene doreheqjen Taulanti eshte shtyre me shume nga thashethemet dhe sharjet qe vershuan ne drejtim te tij pas pranimit te postit se sa per ato arsye qe ka shprehur ne letren e doreheqjes ( sido qe ato jane te verteta). Mendoj se ai nuk duhet ta kishte pranuar postin, sepse do keqinterpretohej sic edhe ndodhi. Sa per gazetarin Ben Andoni kam respekt, por ne kete rast mendoj se gabon qe e gjykon Taulantin. Njeqind here me mire nje si Taulanti qe ka seder dhe nuk pranon te beje nje pune qe nuk e ben dot, vetem sa per te marre rrogen, se sa ata shushunjat e pangopura qe kane vite neper poste dhe i shfrytezojne ato per perfitime personale pa bere asgje te hajrit.

  11. rrema says:

    Ky ishte budallalliku me i madh qe beri Edi, si mund te behet zv minister nje trap me shkolle si ceshte ky fshatari, ku e gjete, skishe njeri tjeter apo te pelqejne keta qe vine nga llumi dhe duan te behen ministra. Sa djem dhe vajza nga partia ke qe i ke lene rrugeve.

  12. Genti S says:

    ktu nuk kryen dot pune as ky dhe asnje sepse esht ekorrupsion kryeministror.

    Pra esht KM i korruptuar (gje qe e dine te gjithe i madh dhe i vogel).

    P nuk deshi KRYEMINISTRI nuk ka korrupsion sepse po smori ai lek nuk ka shans njeri te preki lek me dore sepse ekekutohen.
    ne Albanistan ndodh e kunderta peshku eshte kalb nga koka me miljona euro.

    Korrupsion kryeministror mos u lodh kot as ti asnje!

    shqiperia nuk behet dhe .

  13. Vaid Stemi says:

    Nese Kryeministri yne e ka seriozisht ludten kunder Doktoraturave fallco qe jane prodhuar keto 10 vitet e fundit ne Shqiperi, duhet qe Taulant Muken jo ta emroje nen ombrellen e burokracive te ministrise..por ta emeroje Kryetar te nje komisioni te posaçem prane Kryeministrise me fuqi te plota mbi ministrite e Universitetet vetem per Vetingun e doktoraturave..e titujve te tjere akademik te pamerituar. Atehere do shihni qarte rezultatet e punes te njerezeve te tille me formim e mendesi perendimore si Taulanti.

  14. Jimi says:

    Aman! Po ka syfet per minister ky pioneri!

  15. luzati says:

    Taulanti pati mundesine praktike ta preke LIVE pa aftesine mediokritetin e M.Aresimit e cila drejtohet nga nje person qe nuk eshte per ate pune.Ajo nuk drejton dot nje shkolle te mesme dhe jo me ARESIMIN .Mendoj se akti i emerimit te T.Mukes eshte nje hap pozitiv nga Km sepse keshtu fut ne administrate njerez profesioniste,neqoftese ka qene i sinqerte emerimi per te regulluar punet e aresimit qe ne kete vend kane shkuar per dreq.Por te vendosesh T.Muken nen urdherat e Ministres Bjonde me peridrol mendoj se ishte nje akt politik dhe jo i sinqerte per te regulluar punen dhe mendoj se doreheqja e tij ishte nje akt moral dhe i pergjegjeshem.Gazetare si puna e ketij Andoni ne vend qe te shqetesohen per gjendjen e aresimit ne vend qe eshte katastrofe ,bejne shkrime kunder emerimit te ketij nga Km qe ne kete rast dyshoj se ka qene politik “per te thene se ja une dua ta reformoj ate ” por…..praktikisht ai e dinte qe nuk do te behej gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje