Armando Duka padit Erjon Braçen por nuk paraqitet në Gjykatë, deputeti: Po ka mendere të vijë vetë dhe ta provojë

15 Nëntor 2018, 16:38Sport TEMA

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, paditi në Gjykatë deputetin Erjon Braçe pas akuzave të shumta që ky i fundit ka drejtuar në adresë të tij.

Këtë të enjte është zhvilluar dhe senaca e parë gjyqësore ku Braçe u paraqit me vonesë, ndërsa Duka nuk ishte fare i pranishëm.

Në një pronocim për “Top Channel”, Braçe u shpreh se Duka duhet që të jetë i pranishëm së bashku me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulku në sallën e gjyqit.

“Po ka mendere të vijë vetë dhe ta provojë, por të vij vetë ama, ai dhe ky manari që mban nga mbrapa Ilir Shulku. Po t’i krahasosh statuset e mija me statuset e Armand Dukës dhe Federatës kundër meje është njësoj si të lexosh vulgun me mendimet e mija për një ndeshje sportive dhe për ngjarje që trokasin prangat për zyrtarët e Federatës.

Të vijë dhe të provojë nëse ka paguar gjatë këtyre viteve detyrimin prej 10 % të së drejtës televizive. Të vijë dhe ta provojë në gjyq, por pasi t’i ketë paguar se deri tani nuk ka paguar asgjë”, deklaroi Braçe. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje