Habit Lulzim Basha: “Unaza e Re” është skenar i një spastrimi etnik!(mister se cila etni po spastrohet, në një Shqipëri jo multietnike)

15 Nëntor 2018, 21:30Politika TEMA

Kreu demokrat Lulzim Basha i ftuar në Real Story, në Vizion Plus, deklaroi para moderatorit Sokol Balla se ai si kryetar opozite do të qëndrojë në krahun e banorëve të Unazës së Re.

Basha tha se projetki i Unazës së Re ka disa afera korruptive, pasi vetë shuma 20 mln euro e tregon një gjë të tillë.

Kreu demokrat se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen te prishen.

Basha theksoi se detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve.

Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si “një spastrim etnik”. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar.

“Projekti ndërkohë që marrim në analizë aferën duket se ka disa probleme serioze, është 20 milion euro për 1.9 km. A nuk është ky një çmim 3-4 fish më i lartë?!

Kanë konkurruar 4 kompani, 3 kanë çuar ofertë dhe e katërta është futur thjeshtë për të përmbushur anën formale të ligjit, por përtej projektit, ta zëmë se është në rregull… problemi kryesore është zbariti i ligjit.

Këtë e kanë bërë serbët në Kosovë, të shkosh dhe t’u thuash për 24 orë të dilni nga shtëpia, si mund të bëhet kjo?! Ky është spastrim etnik…

Janë shkelur të drejtat e banorëve.

Thelbi është ky, që projekti është hartuar nga një komani që e ka sjellë pa propozuar projektin. 

Vjen i pakonsultuar me banorët. Është një shkelje e ligjit, që tani ka shkuar te pragu i 1 mijë familjeve shqiptare, që u thanë se do t’u prishin shtëpinë, pa u çuar asnjë copë letër”, është shprehur Basha në nisje të bisedës.

Nje deklarate me te vertet e çuditshme e kreut te PD, i cili me sa duket ende nuk e ka mesuar se Shqiperia nuk eshte nje vend multietnik.

 

4 komente në “Habit Lulzim Basha: “Unaza e Re” është skenar i një spastrimi etnik!(mister se cila etni po spastrohet, në një Shqipëri jo multietnike)”

  1. agush says:

    Gabim o temen e semes (TEMA), jemi shtet multietnik, kemi 7 minoritete kombetare, qe madje nuk jane as kufitare me ne vendet e tyre te origjines. Kujdes mos na kapni kacurrelin e LULIT me keto detaje te goditura ju

  2. OH , ÇNA GJETI !!? says:

    Ky është idiot fare !????

  3. roza says:

    Cfar thote ky idjot, qe eshte i tille dihet por kjo qeka per tu habitur.

  4. Debil ne gen says:

    Lul qimi eshte debil i lindur dhe kurre nuk ndryshon prandaj mos prisni qe te ndryshoje kur ne genin e tij eshte debil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje