Mid’hat Frashëri, dimensioni i panjohur i një “Ballisti”!

15 Nëntor 2018, 10:56Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Janë thënë shumë orët e fundit, e me sa duket do të shkruhet e flitet edhe më shumë në orët e ditët në vijim për Mid’hat Frashërin ose siç e njohim me emrin e artit, Lumo Skëndon. Jo thjeshtë dhe vetëm se eshtrat e tij, pas plot shtatë dekadash u rikthen nga SHBA për tu prehur në atdhe, por edhe për shkak se kemi të bëjmë me figurën ideale të dikujt që deri dje ishte kufiri që ndau komunistët nga antikomunistët, ndërsa sot si personaliteti që mund të bashkojë vlerat reale të shqiptarizmës, përtej syzeve politike dhe ideologjike. Sigurisht që do ketë edhe kundërshtime, debate, akuza dhe kundërakuza nga të gjithë ata që janë mësuar që ta shohin jetën e individit si edhe historinë, ose bardhë ose zi. Ose sipas parimit se tek çarçafi i bardhë, ne shohim vetëm pikën e zezë.

Vetëm në Shqipërinë e djeshme mund të jesh tradhëtar edhe nëse je i biri i njërit prej korifejve të Rilindjes Kombëtare, je Kryetari i Kongresit të Manastirit, je zëvendësi i Gjergj Fishtës në Komisionin për Hartimin e Alfabetit me gërmat latine të oksidentit, je një ndër etërit themelues të shtetit të ri, firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, je ministri i botores në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, e kështu me radhë. Janë cituar shumë thënie nga Mid’hat beu e do të citohen edhe shumë, për aq kohë sa as ai, as figura dhe vepra e tij, nuk janë ndriçuar ende me dritën që meritojnë, për të na u shpërfaqur me gjithë përmasën e vet reale. Eshtë përmendur gjithashtu testamenti i tij, librat dhe veprat e tij, shkrimet, letrat dhe publicistika e tij.

Do të doja që të ofroja sot një letër që e kam gjetur gjatë kërkimeve të mia, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Eshtë pak e njohur jo vetëm përmbajtja, por mbi të gjitha duket interesante se nëpërmjet saj mund të ofrojmë nën dritën e re të fakteve një pasion, një dimension dhe një përmasë pak të njohur për të. Eshtë fjala për vizionin rreth pasurive të trashëgimisë së kulturës shqiptare, artefakteve, objeketeve arkeologjike dhe thesareve tona. Dihet se nga janari 1923 e deri në dhjetor të 1925 Mid’hat Frashëri mbajti detyrën e ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë. Më datën 12 tetor të 1925, pas një udhëtimi nga Tirana drejt kryeqytetit helen, ai i dërgoi këtë letër, ministrit të Jashtëm të asaj kohe Hysen Vrioni:

“Zoti Ministre! Duke shkuar nga Vlora, u interesova për punimet arkeologjike që po bën në Pojan, Instituti Francez dhe mësova se:

1.- z. Lala një mësonjës shkolle, që është vënë pranë arkeologut, ska as diturinë, as zellin dhe as zotësinë e duhur.

2.- Plaçkat e gjetura po shduken në një mënyrë misterioze por edhe fort lehtësisht të kuptueshme.

3.- Do gurë që janë dërguar në Fier, po rrijnë pa strehë.

4.- Shumë njerëz dërgojnë në Pojan që të marrin gurë për të shtëpi, gjë e cila prish gërmadhat.

Këto gjëra diskretitojnë shtetin tonë pranë të huajve, të cilët do të binden se Shqipëria nuk interesohet për sendet e saj morale dhe kulturore.

I lutem Shkëlqesisë Suaj të hini vërejtjen Ministrisë së Arsimit për nevojën e Kujdesjes që të mos dalë as një antikë jashtë Shqipërisë dhe të mos zhduket paskëndaj asnjë objekt i vogël që del nga Pojani.

Për këtë gjë duhet që të vihet pranë arkeologut (të huaj) një njeri i mësuar dhe i ditur, i zoti dhe zelltar, me qenë së kjo do të jetë një rast që të formojmë një arkeolog edhe në Shqipëri.”

Në përfundim si konkluzion në fund të kësaj shkrese, shkruhet:

“Unë do të rekomandonja, në qoftë se e pranonio, Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan, në Shkodër, njeri me kulturë dhe me dëshirë për tu okupuar me arkeologji.

Duke shpresuar se ky raporti im do të gjejë- për të mirën e diturisë në Shqipëri,- një mirëpritje pranë Shkëlqesisë Suaj, ju lutem z. Ministër, të pranoni, të falat e mia me nderime.”

Mithat Frashëri

Çështë ky pasion për arkeologjinë dhe pse e njihte me kaq shumë detaje këtë çështje një intelektual i fushës së letrave, librave dhe botimeve? A fshihet prapa kësaj letre, zelli i tepruar i një përfaqësuesi të shtetit shqiptar në Greqi? Apo mos kemi të bëjmë me një “furacak” që kërkon të zhbirilojë e të japë mendime edhe për tema që nuk i takojnë dhe çështje jashtë fushës së dijeve e detyrës së tij? Apo prapa kësaj letre, shihet një përmasë tjetër, jo shumë e njohur e një eruditi dhe intelektuali të klasit të parë?

Nëse kthehemi 15 vjet pas në kohë, në raport me letrën e shkruar nga Mid’hat Frashëri për ministrinë e Jashtme, e të shkojmë tek vendimet e Kongresit të Manastirit të cilin ai e drejtoi, do të shohim se nuk paska qenë edhe aq rastësi që përveç alfabetit, u mor një tjetër vendim me rëndësi të jashtëzakonshme historike, e cila për shkak të peshës së rëndë të 36 shkronjave shqipe, ka mbetur paksa në hije. Në nëntor të 1908, pra sot e 110 vjet përpara, aty u fol për nevojën urgjente të shpalljes së paprekshme të monumenteve të kulturës shqiptare. Në pikën 4 të vendimeve të këtij Kongresi, shkruhet: “Të gjithë objektet e vjetra që do të gjinden në katër vilajetet (shqiptare) të Manastirit, Janinës, Kosovës dhe Shkodrës duhet të mblidhen në një muze, në një qytet të Shqipërisë”.

Nëse e analizojmë pak më hollë, ky vendim nuk kishte lindur në një truall bosh dhe nuk ishte marë as aksidentalisht, e aq më pak rastësisht. Mid’hat Frashëri ishte djali i Abdylit, dhe nipi i Sami Frashërit, i cili rreth një dekadë përpara Kongresit, në manifestin e Rilindjes Kombëtare, veprën “Shqipëri çka qenë, çështë e çdo të bëhet” (botuar më 1899 në Bukuresht) shkruante: “Një musie (muze) e përgjithshme do të jetë në kryeqytet për të gjithë sa gjëra të vjetra, shtatuera, fytyra, gurë të shkruar etj, që do të gjendne në Shqipëri… dhe qeveria e kësaj musie do të mihij dhe rrëmojë gjithë vendetë dhe qytetet e vjetër për të kërkuar antikera”.

Asgjë nuk lind nga asgjëja dhe asgjë nuk mund të ndodhi rastësisht në këtë botë. Sikundër shihet edhe në këtë qasje të shkurtër, duket qartë se nuk ishte rastësi që Mid’hat Frashëri dhe familja e tij, pranë së cilës ai prehet sot në Tiranë, jo vetëm kontribuoi për të lartësuar Rilindjen Kombëtare, për shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve të qeverisë dhe shtetit të ri shqiptar. Por, siç duket paska hedhur edhe gurët e parë të themelit për ruajtjen e ADN-së së identitetit tonë kombëtar, që përfaqësohet nga objektet e trashëgimisë së kulturës shqiptare.

Më 1945 amaneti i Mid’hat Frashërit për të hapur me pasurinë dhe librarinë e tij “Lumo Skëndo”, një Institut Albanalogjie në Tiranë, nuk u përmbush. Fitimtarët e rinj jo vetëm e shkruan historinë e tij siç u duhej, por nuk kursyen së sekuestruari as koleksionet private të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë; Lef Nosi, Mustafa Merlika (Kruja) dhe… Mid’hat Frashëri.

19 komente në “Mid’hat Frashëri, dimensioni i panjohur i një “Ballisti”!”

  1. Romak says:

    Si or burra sa filloi te leh Edi Rama filluat dhe ju lehjen?
    Po si nuk folet apo hengret mut perpara,po tani qe Rames ju tek ta bej patriot Midhatin u leshuat si buçe edhe ju?

  2. Klimax says:

    Peza! Nuk paske kuptuar asgje! Me Mid’hatin nuk eshte ndarja e kufirit midi komunisteve dhe anti-komunisteve, por ndarja midis vlerave morale te nje shoqerie demokratike ndaj vlerave te murtajes se zeze te ekstremit te djathte, nazizmit, kjo murtaje qe po ri-ngjallet perseri kudo neper bote e po kercenon lirite dhe fitoret demokratike me shume se kurdo here tjeter ne 100 vitet e fundit te demokracise boterore!

  3. Fredi says:

    Jo si buçe , por si zagaret mas buçes.

  4. IVONI says:

    .. CDO GJE ESHTE GJYKUAR DHE KONKLUDUAR NE KOHEN E DUHUR ..! KUSH JU PAGUAN JU QE DONI TE SHTREMBERONI HISTORINE ..?! TURP TE KINI ..! PRA SEPSE ISHTE NIPI I APO I BIRI I NJE FRASHERLLIU DUHET TE RESPEKTOHET EDHE SIKUR TE KETE BERE “GJEMEN ” NE POPULL ?! FRASHERLLINJTE E DESHIN SHQIPERINE , E DESHIN TURQINE , PASI SHKROJTEN DHE ENCIKLOPEDINE TURKE , U NDERUAN DHE U RESPEKTUAN NGA SISTEMI “PUSHTET I POPULLIT “. NE QE U RRITEM NE ATE SISTEM , VJERSHAT E NAIMIT NA ” NDIQNIN” KUDO , NA MBUSHNIN ME KRENARI . POR KY TJETRI QE KA QENE BASHKEPUNTOR I NAZI -FASHISTEVE , KRYE BALLIST ME DAMKE , NUK I TAKON TE RESPEKTOHET E MANDEJ TE MBAHET FJALIM PER TE NGA K/ MINISTRI I VENDIT , QE ESHTE I BIRI I I ANTARIT TE ISH KOMITETIT QENDROR TE P.P. SH -se DHE NIPI I ISH ANTARIT TE BYROSE POLITIKE , TE CILET NATYRISHT E DININ SHUME MIRE “VEPREN “E TIJ ANTIPOPULLORE . PO SHOHIM REABILITIMIN E BALLISTAVE KRIMINELE , NGA ME TE URRYERIT , ATA QE VRANE APO MASAKRUAN PRINDERIT TANE SI GANI ZEMBLAKU , SAFET BUTKA ETJ ETJ ..! POPULLI I SHUME VUAJTUR , DUHET TE REVOLTOHET DHE TI DENOJE KETO VEPRIME TE QEVERIVE TE SHITURA TE KETYRE 30 VJETEVE TE FUNDIT , GJUKU DHE SAKRIFICAT E PERIUDHES SE LUFTES SE DYTE BOTERORE NUK DUHET TE SHKOJE KOT , HISTORIA E LAVDISHME E VENDIT NUK DUHET TE SHTREMBERROHET NGA “TE SHTREMBERIT ” E VENDIT SE BASHKU ME ATA TE JASHTEM , NGA KU MARIN ORIENTIMET ..!

    1. arban SHMILI says:

      KLIMAX!
      Te na i thonë na i hëngërsh rreckat e opingave, në mos pac punë tjetër.
      Mos e ke POL POTIN, alias Enver HoxhaLLARIN, dajë, ose dhëndërr të gjyshes sate?

    2. arban SHMILI says:

      IVON, IJVANI!
      E ke qarë. Më mbushe me lotë e më risolle përjetimet e ditëve të lavdishme të krenarisë sonë marksiste-leniniste; Titiste – Maoiste; polpotiste – veriokoreanishte.
      Të lumtë, të lumtë! Kujton zoti e të mundëson të shkëlqesh nëpër halerat e madhërishme – vepra të partisë.

  5. Druvari says:

    Shihni mos ka lënë ndonjë trashëgimtar bëhuni një ADN këtyre të zellshmeve
    Në shqipëri akoma shihet tymi që nxjerr oxhaku jo zjarri për të cilin digjen drutë
    Roftë oxhaku ! Roftë tymi!
    Rrnoftë miratoi e pasardhësit e tij

  6. olimpia says:

    Mero…e zhduke programin ballist te neveriteshem te publikuar nga pasardhesi i MIT HAT FRASHERIT EDI RAMA…..mire bere .Natyrisht komentet do ti kete pare pinjolli tjeter FUGA dhe e ka kuptuar rreshqitjen e rrezikeshme te kapos se tij .Por tashme eshte vone ,jam gati te ve bast se pas kesaj dalje …intelektuale..idiote te RAMES ose PS do te eleminoje RAMEN oseRAMA do te rikrijoje per llogari te tij Ballin..Natyrisht ti e botove sepse ishe dakord .Sot botove edhe kete tre getarin e ideve qe per te mbrojtur milionat e tij eshte gati ti serviloset edhe nje krimineli si BERISHA .Por tashmePS ose duhet te heqe RAMEN NGA KRYEMINISTER ose do te shkoje drejt nje humbje te dyfishte ne zgjedhjet lokale dhe politike .Eshte hera e pare qe komentet e shume komentuesve te kundert kete radhe perputhen .EDHE une kete radhe jam deri diku dakord edhe me mjaft komentues qe nuk kane asgje te perbashket me te majten.Jam i sigurte qe RAMA ,i cili si rregull eshte mjaft i vemendeshem ndaj detajeve ,nuk i ka pare komentet ,por dikush ka arritur ti thote dicka ,mendoj se LINDA OSE DJALI I MADH .

  7. Ivan i madh says:

    Filloi kori i qeneve dhe zagarve te lehin pas bushtres Rama duke na keshilluar ta vleresojme per ato që thone e shkruajne keta sharlatane. Jo se e shekojme ne bardhe e zi mor plerat e Rishkerdhates po ju dhe padrinoja juaj që doni te mbuloni tradhetine dhe tradhetarin me shkrimet e tij. Dhe duke mos shkrojtur as dhe nje fraze per veprimtarine antishqipetare e kombetare te ballistit fashist M. Frasheri. Tani na doli dhe ky llapaqeni kelyshi i padronit Rama dhe mik i kriminel Berishes te na shpalle ketu te njejta qe shkruante padroni i tij po dhe duke i lepire e jargavitur fjalet e tija te pista kjo bande cakenjesh që kane uzopuar PS duhet te largohen sa me pare nga e majta dhe PS se po ndot Internet ate dhe po e shkatrojne duke mare shembullin e partise moter te tyre PASOKUN që ka mbetur sa nje thele. Socialiste te ndershem e pasues te luftetareve dhe deshmorve te luftes denoni kete bande Rilshkerdhate me voten tuaj se na mori ne qafe ju mer voten tuaj shkel gjakun e njerezeve tuaj dhe shperblen te perndiekurit dhe ngre ne pjedestal tradhetine e tradhetaret. Beni operimin sa me pare te shpetoje PS dhe e majta nga ky tumor që ka kapur ate nga keta sharlatane që sllogarisin per nenen e babane e jo per ju. POSHTE RILSHKERDHATA DHE KETA QEN RUGESH.

  8. fantoma says:

    Nuk duhet të harroni zoti Peza, se firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë, Lef Nosi, Mustafa Merlika dhe MIT’HAT FRASHËRI dhe “patriotë” të tjerë, ishin dhe FIRMËTARËT e shpalljes së Shqipërisë PJESË TË PERANDORISË FASHISTE TË BENITTO MUSOLINIT…, shtatë ditë pas pushtimit të saj nga hordhitë fashiste… (???!!!) Është e çuditëshme, me sa lehtësi e ndryshojmë Historinë, sipas orekseve të rradhës…!!!

  9. Ivan i madh says:

    Filloi kori i qeneve dhe zagarve te lehin pas bushtres Rama duke na keshilluar ta vleresojme per ato që thone e shkruajne keta sharlatane. Jo se e shekojme ne bardhe e zi mor plerat e Rishkerdhates po ju dhe padrinoja juaj që doni te mbuloni tradhetine dhe tradhetarin me shkrimet e tij. Dhe duke mos shkrojtur as dhe nje fraze per veprimtarine antishqipetare e kombetare te ballistit fashist M. Frasheri. Tani na doli dhe ky llapaqeni kelyshi i padronit Rama dhe mik i kriminel Berishes te na shpalle ketu te njejta qe shkruante padroni i tij po dhe duke i lepire e jargavitur fjalet e tija te pista kjo bande cakenjesh që kane uzopuar PS duhet te largohen sa me pare nga e majta dhe PS se po ndot ate dhe po e shkatrojne duke mare shembullin e partise moter te tyre PASOKUN që ka mbetur sa nje thele. Socialiste te ndershem e pasues te luftetareve dhe deshmorve te luftes denoni kete bande Rilshkerdhate me voten tuaj se na mori ne qafe ju mer voten tuaj shkel gjakun e njerezeve tuaj dhe shperblen te perndiekurit dhe ngre ne pjedestal tradhetine e tradhetaret. Beni operimin sa me pare te shpetoje PS dhe e majta nga ky tumor që ka kapur ate nga keta sharlatane që sllogarisin per nenen e babane e jo per ju. POSHTE RILSHKERDHATA DHE KETA QEN RUGESH.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    Edhe Hitleri kishte nje pasion te madh per arkeologjine bile Himleri akoma dhe me shume. Thone qe Himleri duke udhetuar drejt Parisit i shkruan fyhrerit qe personat e ngarkuar me kerkimet dhe germimet nuk kishin kualifikimin e duhur dhe nuk ishin te besueshem e i rekomandon te coje atje te besuarin e Himlerit. Te njejtin pasion kishte edhe per pikturat te cilat i mblodhi ku ishin e ku nuk ishin dhe i sistemoi ne bodrumin e shtepise se tij per ti “ruajtur”. Ndoshta pasioni i perbashket per arkeologjine e afroi Mithatin me gjermanet. Ndoshta atraksioni i Mithatit ndaj gjermaneve ka qene thjesht profesional dhe jo ideologjik, ndoshta dhe themelimi i Ballit Kombetar kishte synim ruajtjen e vlerave arkeologjike, ballistet ishin arkeologe te shquar, bile thone kishin talent ne zbulimin e pulave dhe qymezeve prehistorike. Vete Mithadi kishte mbrojtur ne Berlin doktoraturen me teme “si mund te piqet pula pa u djegur helli” dhe e plotesuar me shkrimin me teme “si ta konvertojme pushtuesin ne turist dhe te mirat materiale qe vijne nga kjo”….

  11. NNP says:

    Lereni Pezen te lehe se vetem si hije e si zagar e kupton egzistencen e tij.Soji i tij e Rames nder breza na kane lene ketu ku jemi U shofte fara e tyre.

  12. flora says:

    NJERI SHUME I MADH ME SHUME VLERA,,,QE JETOI NE NJE KOHE TE KEQE,,,,SOT AI DO ISHTE KRYETAR I AKADEMISE TE SHKENCAVE ,,,DHE PATJETER DEPUTET,,,,NDOSHTA DHE MINISTER..//////

  13. flora says:

    NJERI SHUME I MADH ME SHUME VLERA,,,QE JETOI NE NJE KOHE TE KEQE,,,,SOT AI DO ISHTE KRYETAR I AKADEMISE TE SHKENCAVE ,,,DHE PATJETER KRYETAR KUVENDI ,,,NDOSHTA DHE MINISTER..//////

  14. Ibrahim Permeti says:

    A do te pranonte populli te amistonte Petenin, Vishine ( heronj te luftes se pare boterore)?
    A do te pranonte populli norveggjes te amnistonte Kuislingun? (evitoi viktimat dhe realizimet ne vend ne emer tebashkepunimi)?
    A do te pranonte populli gjerman te aministonte figura te shkences, cultures qe ishin me ose pa deshire instrumenta te zbatimit te doktrines naziste?
    Individi gjykohet nga vepra qe ben ai sa do I mire qe te kete qene kur vret pret , vjedh se ka kryer vepra kriminale nuk mund te jete ne panteonin e kombit?
    Cili eshte impakti qe jepni?
    Ne shoqerine shqiptare legjitimohet precedent qe panvaresisht se ke qene bashkepuntor I fashizmit, nazizzmit, ke kryer krime qofte dhe ordinere je jo vetem I amnistuar por dhe I nderuar.
    Ky eshte morali qe jepet, ne vend qe thika dhe vendimi shoqerot duhet te ishte ai moral dhe juridik, gabuimi dhe faj pavaresisht nga e kaluar qofte dhe brilante eshte e denushme .

    1. ILIAZ LAZI says:

      ABRAHAM PËRMETI; AFERIM!

      Këso burrash i duhen Shqipërisë, kështu si ti.
      Me këso si ti Arbnia do na shndërrohet në kopsht dhe peisazh uzinash e kombinatesh. Të gjitha prodhime vendi, pa pasur nevojë të shtrijmë dorën botës imperialiste dhe socialimperialiste dhe revizioniste. Prona private është burimi i të gjitha të ligave shoqërore. As zë gjeli mos u ndëgjoftë në Arbni. Partia do na përkund në djepin e fëmijërisë kolektive marksiste-leniniste-maoiste,brezhnjeviste, por mbi të gjitha staliniste – enveriste – POLPOTISTE. URRAAA!

  15. laramani says:

    Kur ka ardhur puna qe te na japin leksione per Frasherin dhe gjithe bashkepunetoret e pushtuesve tipa si ky Peza, nje pastrues parashe te pista qe ka mbi nje milion dollare dhe nuk eshte ne gjendje te tregoje burimin e tyre, merret me mend ku ka vajtur halli i shqiptareve.

  16. Luani says:

    Sa mjerane me duken shume komentues. I ka hyre thelle dogma ne tru. Dallojne vetem dy ngjyra, ne kete pike mund ti krahesojme pozitivisht vetem me kafshen fisnike kali, qe percepton vetem 2 ngjyra.
    O te mjere, fashizmin dhe nazizmin nuk e shpiku Shqiperia. Gati gjysma e botes u perpi nga kjo epidemi. Sipas mendjes tuaj, krejt kombi gjerman, dhe nje pjese e konsiderueshme e popujve te tjere, qe u vune ne rresht me fashizmin, duhet te ishin zhdukur nga fitimtaret.
    Perparimi i nje kombi varet ne nje mase te mire nga gjenijte e tij dhe nga aftesia e kombit per ti kuptuar dhe per tu frymezuar prej tyre.
    Gjykojni nje njeri, ne radhe te pare per te mirat qe ka bere. ”E keqja qe ka bere, cdo njeriu i mbetet, e mira i mbulohet shpesh ne varr me kockat” – ka thene Shekspiri i madh.
    Mos trajtoni Ballin dhe Ballistet si turme. Ne ate Organizate miltuan shume shqiptare te shquar, ashtu si edhe shume kriminele, batakcinj, apo bashibozuke. Secili gjykohet per cfare ka bere individualisht, dhe jo cfare ka bere Organizata ku ai militoi.
    Heroizmi dhe vepra partizane do te mbeten gjithmone te lavdishme.
    Ajo cka bene pasardhesit e partizaneve nuk ishte e lavdishhme dhe gradualisht ne u gjetem para nje permbysje popullore – revolucioni.
    Fat i madh per nje komb eshte gjithmone reformimi i nje rregjimi, si psh ne Kine. Katastrofe ne cdo rast eshte permbysja e tij, si ne Shqiperi.
    Per fatin tone te keq rregjimi komunist nuk u reformua dot, ai u permbys pashmangesisht. Dhe pas permbysjes ne perjetuam tmerre me te rrenda se ato te rregjimit komunist.
    Aktualisht jemi akoma komb i percare copa copa, pa kthjelltesi e kohezion mendor, pa qartesi ne vleresimin e vlerave dhe antivlerave.
    Mit’hat Frasheri eshte ADN e vlerave historike te Kombit Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje