Probleme pafund te Skocia në prag të ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori i Aston Vilës i shtohet listës së të dëmtuarve

15 Nëntor 2018, 17:51Sport TEMA

Kombëtarja e Skocisë do të luajë kundër Shqipërisë me plot 11 mungesa. Lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Aleks MekLish ka ndryshuar shumë herë në vigjilje të sfidës kundër Shqipërisë dhe duket se do të ndryshojë sërish.

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar dëmtimi i mesfushorit të Aston Vilës, Xhon MekGin. Dëmtimi i mesfushorit ishte i 11-ti për Skocinë dhe plotëson kështu një formacion të plotë.

Mungesat e tjera për kundërshtarët e Shqipërisë janë Majk Devlin, Kreig Gordon, Rajan Xhek, Xhon MekLaugin, Çarli Mulgreu, Kevin MekDonald, Stefen O’Donell, Leih Grifiths, Stiven Nejsmith, Mat Riçi dhe Robert Snodgras, të gjithë këta futbollistë që aktivizohen në skuadra të njohura në Angli dhe Skoci.

Shumë nga lojtarët e dëmtuar kanë luajtur në takimin e parë kundër Shqipërisë.

MekGin, Nejsmith, Mulgreu, MekDonald dhe O’Donell e nisën titullarë takimin e parë kundër përfaqësueses kuqezi, por do të mungojnë në takimin e dytë.

1 komente në “Probleme pafund te Skocia në prag të ndeshjes me Shqipërinë, mesfushori i Aston Vilës i shtohet listës së të dëmtuarve”

  1. Jorgo says:

    po s’fitoi dhe kesaj rradhe jenie hejbet Panucit (se s’ka kohe per valixhe) dhe samarin Dukes se sa ta mbrehin, iku dhe nje sezon….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje