U emërua 2 javë më parë, jep dorëheqjen në mënyrë të papritur zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

15 Nëntor 2018, 16:02Sociale TEMA

Zëvendës ministri i Arsimit, i emëruar 2 javë më parë, Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen mesditën e kësaj të enjteje në mënyrë të papritur.

Muka i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ku thotë se për arsye etike, morale dhe profesionale, jep dorëheqjen nga posti.

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”-thuhet në letrën e Mukës.

Ai u emërua si zëvendës ministri i Arsimit, më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.

Kujtojmë se ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të shumta, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë i cili më pas dha dorëheqjen. (TemA)

23 komente në “U emërua 2 javë më parë, jep dorëheqjen në mënyrë të papritur zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka”

  1. ? says:

    Kërkon të jetë ministër.

  2. VERI says:

    PSE NUK NA JEPNI TE DHENA PER BIOGRAFINE E KETIJ MUKES ..?

  3. rroku says:

    Ku e gjete kete idjot qe e ka te shkruar ne balle o ED PALLA, ky duket qe eshte derr katundari.

  4. Dritan shkaba says:

    Zv Ministri Muka esht nje sharlatan dhe emerimi i tij ishte nje budallek me brire dhe i ka bere nder Rames qe iku pasi si individ kishte probleme te dukshme psiqike dhe esht e tupshme qe pozicioni i nje anetari te qeverise te bjere ne kete nivel

    1. Sara says:

      Kurse ti qe i ha Mu-ne Dritan Shkabes e shoeve te tij, je nje nga ata profesorat fallco qe iu keni rrjepur lekuren studenteve dhe keni mbushur Shqiperine me te diplomuar deficiente si puna juaj…. rrace e ndyre hajdutesh me cizme

    2. artur says:

      Futja kot ti se Muka eshte profesor ne Danimarke dhe nje nga te paktet intelektual shqiptar ne bote.Po keshtu eshte kur partia ia ze vendin meritokracise ,nuk ka vend per te aftet po per militantet.

  5. Bregdeti says:

    “TE PAREVOKUESHME” ??? Zv. ministri i arsimit nuk gjeti dot fjalen Shqip per tu shprehur?

  6. kozmo says:

    NORMAL, QE MUKA ESHTE DORHEQUR , PASI KA PARE SE SI SHKON PUNA , ATJE DUHET TE MOS FALESH NGA RRESHTI . MUKA NUK QENDRON DOT NE RRESHT , KA TJETER INTEGRITET . SHKO MUKA ATJE KU ISHE . SHQIPERINE NUK E RREGULLUAN SHUME ME TE ZGJUAR SE TI . JO ME KOT ATA U LARGUAN NGA ATDHEU I SHTRENJTE .

  7. Jani says:

    Ky eshte nje loqe qe nuk gjen te dyte

    1. AA says:

      Ja mor zoteri, ti je produkti i ketij sistemi arsimor te mrekullueshem, do me shume per Belulin?!?!?!

    2. Plaku Xhuxhumaku says:

      Gjynaf te ngelesh vetem me nje loqe, duhet patjeter e dyta.

  8. Arifi says:

    E kujt i plasi rripi se iku ky tipi nga zv minister??? Ska te tjere ?? Apo ky ishte shpetimi?? Qenkeni ftof n’tajare

  9. ashtu says:

    o shoku, po thuhe qe me ate ministre nuk punon dot as qeni …kaq ore dhe je I nderuar

  10. Na myten karnat says:

    Per shqipkarët shkon shprehja: “Kur budallait i tregon hënen ai sheh gishtin”.
    Taulanti iu tregoi shqiptareve qe femijeve tuaj po iu vjedhin jetën nje bande profesoresh qe kane bllokuar sistemin edhe per te pakten 30 vjet.
    Shqipkari merret me fytyren dhe pamjen e denoncuesit i cili sigurisht do te terhiqej pasi nuk kishte pervojen e duhur te moçalit politik shqiptar,

  11. Sadi says:

    Nuk duhet te kishte shkuar, Shekulli XX ose i erresires se minsitrise nuk pranon te tjere.
    Edvini donte tja fuste, por me duket se i ngeci brenda. Tung shekulli XX

  12. Zigur Qarri says:

    Me mire vone se kurre.Nuk pranoi te behej zagar i politikes.Per keta intelektuale ka nevoja Shqiperia,por per keta intelektuale,
    nuk ka vend qeveria.Po te kishte zgjatur edhe nje Jave,do te ishte asfiksuar nga kuterbimi i”rilindjes”.Taulant Muka denoncoi
    zv.ministrin e Arsimit per plagiature,nje akt qytetrimi qe pakkush e bën,akt qe llumi i shoqerise sone nuk di ta vleresoje,dava
    llumi,dava drogaxhinjsh.Shume shpejt e kuptoi,qe pranimi i tij ne postin zv.ministrit te Arsimit ishte nje gabim,kur pa se askush
    nuk ishte per reformimin e arsimit,por vetem per militantizmin e tij,u terhoq.Perseri nje qytetarie.Taulant Muka dhe Sandër
    Lleshi i duhen llumit te “rilindjes”per te permisuar imazhin,por jo per te ndryshuar metodat mafioze ne qeverisjen e Shqiperise.

    1. Lil Toronto says:

      100% DAKORT.

  13. n says:

    Ky ishte ai qe e quajti veten AKADEMIK

  14. Andrea says:

    Vini Dhori Kulen ose Jorgaq Kacanin Zv. Min ta dhjesin arsimin sic dhjene UT dhe UPT.

  15. Kuq e zi says:

    Te gjithe shajme politiken qe eshte kthyer ne kenete
    Te gjithe ndajme mendimin se dorheqja per etike ne shqiperi nuk ekziston
    Kur del dikush qe e thote troç jap dorheqjen sepse me keto kushte nuk punoj dot (jo si xhafa qe u vuri fajin gazetareve qe nuk kuptonin dorheqjen e tij)
    Cbejne komentuesit ?
    Mbrojne sistemin e arsimit shqiptar sikur ky sistem prodhon ainshtajna cdo vit
    Per nje popull qe respekton me shume t’parin e fisit se rregullat e lojes do ishte me mire sistemi presidencial se ai parlamentar me mentalitetin tone presidentalizmi do bente me pak deme se pas dy mandatesh duhej ta nderronim ndersa keshtu na ngelen ne dere mot e jete po ata agallare

  16. Andy_p says:

    Brravo qe ka dhene doreheqjen.. nuk e merrni me mend o njerez ca behet ne ate ministri…aty eshte korrupsion maskarallek.. nuk e spjegoj dot me fjale.. mos paci hall ne ate ministri..e ka pare zoteria qe nuk punohet me gjarperinj..urime ketij zoterise

  17. met bathorja says:

    kjo ministre injorante qe ka bunkerizuar gjithe ministrine sic thote muka,ka monopolizuar gjithe emerimet ne sistemin arsimor. Lere cfare llomotit ministrja e Kristalit per konkurse e portale. Edhe nje pastruese shkolle emerohet vetem me urdher te saj. Gjithe ministria e arsimit eshte mbushur me pedeiste hajdute,kriminele e injorante qe vetem i thurin hosonara ministres shkatrruese te Arsimit. A mundet me pas deklarimit te Mukes,Edi Rama ta mbaj ministre kete mediokrre??? Apo…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje